AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Xheni Karaj: “Ne nuk duhet të jemi qytetarë të dorës së dytë”

Xheni Karaj, një nga aktivistet e para LGBT në Shqipëri dhe fituese e një çmimi së fundmi nga Civil Rights Defenders, tregon për BIRN për luftën e vështirë me të cilën përballet ende komuniteti i saj në betejën për barazi.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
4 years më parë
në Intervista
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistja Xheni Karaj në zyrën e saj. Foto: BIRN.

Kur Xheni Karaj filloi të angazhohej në aktivizmin LGBT 13 vjet më parë, ajo e dinte shumë pak se çfarë ishte aktivizmi – dhe organizatat përkatëse ishin ende në një fazë shumë bazë.

Në moshën 21-vjeçare, ajo mendonte se ishte ndoshta e vetmja lezbike në Shqipëri. Vitet e saj të adoleshencës u shënuan nga një depresion që reflektonte frikën e mos përmbushjes së parashikimeve që shoqëria dhe familja kishin për të.

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga viti 2009, por shumë mbeten të njëjta, thotë ajo.

Javën e kaluar, organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me bazë në Stokholm Civil Rights Defenders i dha asaj çmimin prestigjioz të mbrojtëses së të drejtave civile për punën e saj për të sjellë ndryshim në komunitetin në vendin e saj, së bashku me Frank Mugisha nga Uganda.

Të dy janë cilësuar “dy nga aktivistët më të guximshëm LGBTI+ dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut në botë”, duke punuar në mjedise ku “homofobia është e përhapur”.

Karaj thotë se nuk e priste çmimin. E zuri në befasi.

“Çmimi ishte në fakt i papritur sepse Civil Rights Defenders më kishin nominuar për tre ose katër vjet dhe kur më nominuan përsëri, nuk e mendoja kurrë se do të kisha ndonjë shans, sepse është një konkurs global”, tha ajo për BIRN në një intervistë.

“Ka aktivistë të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota dhe ne e dimë se ka vende ku realiteti është shumë më i vështirë se Shqipëria” shton ajo.

Ajo thotë se çmimi do të shërbejë si një motivim i madh për të, megjithëse, “kur bëjmë aktivizëm, nuk mendojmë kurrë për këtë pjesë të vlerësimit nga jashtë.

“Të paktën për mua personalisht aktivizmi nuk ka qenë punë, por ka qenë një domosdoshmëri.”

“Bëja diçka që ishte më e madhe se unë”

Aktivistë LGBT duke u mbledhur në Tiranë për Paradën e Krenarisë 2021. Foto: BIRN.

Parlamenti i Shqipërisë e dekriminalizoi homoseksualitetin në vitin 1995, por komuniteti LGBT nuk ishte pjesë e diskursit social apo politik të Shqipërisë deri vonë. Gjuha e urrejtjes, diskriminimi dhe homofobia mbetën të pranishme.

Karaj, një nga aktivistet e para që luftoi për të drejtat LGBT, u bë një personazh publik në vend. Gjithçka filloi kur ajo takoi një çift lezbikesh amerikane dhe krijoi një grup në Facebook, “Aleanca kundër Diskriminimit”, të cilit oi bashkuan rreth 500 njerëz brenda tre muajve nga krijimi i tij.

Pasuan takime me anëtarë të komunitetit në bare dhe kafene. Pas kësaj, ata përdorën një qendër për të drejtat e grave për të mbajtur takime. Ajo krijoi organizatën Aleanca LGBT në vitin 2021.

Kjo atëherë “ishte e paimagjinueshme”, kujton ajo.

“Gjithmonë kam pasur frikë se dikush në punë do ta merrte vesh sepse nuk kisha dalë hapur në punë, as me familjen. Vetëm me një grup të ngushtë njerëzish.”

“Mbaj mend që kur printoja postera, më tmerronte mendimi: ‘Nëse shefi im vjen në zyrë dhe më shikon duke printuar këto postera, do të pyesë se pse po i printoj në zyrë? Kishte rreth 100 afishe bardh e zi’”, kujton Karaj.

“Këto ishin kushtet. Dhe natën kur dilnim për t’i ngjitur nëpër pemë në rrugë, prisnim deri në mesnatë, që të errësohej dhe të mos kishte shumë njerëz në rrugë. Nuk kishim pajisje. Dhe ngjitësin e blinim vetë”, vazhdon ajo.

Të nesërmen, kur u zgjua, pa se shumë prej posterave ishin grisur, por kishte edhe disa të tjerë që kishin shpëtuar.

“Kjo kishte shumë kuptim. Dhe aty filloi vërtet të ndryshonte… Kjo më ndihmoi shumë, aktivizmi më shpëtoi dhe sa i përket sfidave që kisha pasur me depresionin.”

“Tani zgjohesha çdo ditë me një qëllim që kisha diçka më të madhe për të bërë në jetën time dhe se po bëja diçka që ishte më e madhe se unë dhe që kishte kuptim. Kjo ndjenjë qëllimi dhe kuptimi filloi të më mbushte më shumë se çdo gjë tjetër që kisha përjetuar në jetën time”, kujton ajo.

Lufta për të drejtat nuk ka mbaruar

Aktivistja Xheni Karaj në zyrën e saj në Tiranë. Foto: BIRN.

Gjërat kanë ndryshuar në Shqipëri që nga viti 2009, por shumë çështje ende duhet të trajtohen nga shoqëria dhe institucionet përpara se të drejtat e komunitetit LGBT të përshkruhen si të përmbushura.

Organizata e drejtuar nga Karaj ofron aktivitete argëtuese dhe artistike si dhe shërbime të ndryshme, si mbështetje psikologjike, shoqërim i anëtarëve të komunitetit në polici për të denoncuar krimet e urrejtjes që u ndodhin, apo shoqërimin e tyre në institucionet shëndetësore.

Raporti vjetor i Komisionit Evropian për Shqipërinë në vitin 2021 vuri në dukje se diskriminimi ndaj personave LGBTIQ mbetet i përhapur në Shqipëri, duke ndikuar veçanërisht në qasjen në kujdesin shëndetësor, arsim, drejtësi, punësim dhe strehim.

“Rastet e agresionit fizik kundër anëtarëve të komunitetit vazhdojnë të ndodhin dhe gjuha e urrejtjes vazhdon, sidomos në rrjetet sociale”, thuhet në raport.

“Shqipëria nuk ka legjislacion që njeh bashkëjetesën civile dhe martesat e të njëjtit seks, që do të kërkonte ndryshime në Kodin e Familjes. Plani kombëtar i veprimit për personat LGBTIQ, i cili përfundoi në vitin 2020, nuk dha rezultate të dukshme, për shkak të mungesës së burimeve financiare dhe vullnetit politik”, shtoi ai.

Vitin e kaluar pati një debat i ri publik dhe furi mediatike mbi çështjen e martesave të homoseksualëve dhe prindërimit, pasi autoritetet refuzuan të regjistronin një çift lezbikesh si prindër të dy vajzave të vogla; vetëm njëra prej tyre mund të regjistrohej si nënë bëqare.

Aktivistët u akuzuan se donin të hiqnin fjalët “nënë” dhe “baba” nga regjistri civil dhe t’i zëvendësonin ato me “prindi 1” dhe “prindi 2”.

Spekulimet e tabloideve vazhduan edhe pasi aktivistët shpjeguan se qëllimi i vetëm ishte regjistrimi i dy foshnjave si të lindura nga një marrëdhënie midis dy grave.

Në vitin 2016, deputetët e krahut të djathtë dhe klerikët shprehën shqetësimin për dy propozime që do të lehtësonin rrugën drejt legalizimit të martesave të seksit të njëjtë, kur kushtetuta po ndryshonte në përputhje me reformën në drejtësi.

“Kemi provuar edhe më parë të ndryshojmë Kodin e Familjes, por kemi parë se nuk ka vullnet politik për ta çuar përpara dhe duke qenë se shohim që nuk ka vullnet politik, mendojmë të përdorim rrugën e procesit gjyqësor strategjik”, thotë Karaj.

“Kjo është një rrugë ku një çift ose disa çifte që i përkasin komunitetit ndjekin rrugën ligjore dhe kalojnë të gjitha fazat gjyqësore në Shqipëri – dhe më pas e çojnë çështjen në Strasburg, siç kanë bërë shumë vende të tjera më parë”, tha ajo për BIRN.

Karaj thotë se jeta e anëtarëve të komunitetit LGBT në Shqipëri duhet të përmirësohet dhe të bëhet më e sigurt.

Është “një e drejtë themelore”, thotë ajo, “sepse ne nuk jemi qytetarë të dorës së dytë. Ne japim kontributin tonë në shoqëri, paguajmë taksa.”

Ajo përfundon: “Është e padrejtë që në vitin 2022, në shtetin tonë, të shihemi si qytetarë që nuk meritojnë të drejta të barabarta me të tjerët.”

Etiketa: aktivistAktivistëaktivistetAleanca LGBTBIRNCivil Rights DefendersdeputetFacebookGjuha e urrejtjesGjyqHomofobiaLGBTLGBTIQLuftambështetjepaktParapoliciPunëraportRaportiRrjetet socialeSHshqipShqipëriShqipëriaStrasburgtaksatë drejtaXheni Karaj
Tjetri
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Matilda Shalla

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Matilda Shalla

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.