AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Vendbanimet prehistorike hedhin dritë mbi ‘fermerët e parë’ të Europës

Të dhënat e reja mbi vendbanimet palafite në liqenin e Ohrit dëshmojnë mbi zhvillimin e bujqësisë në zonën e Pogradecit mijëra vjet më parë.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 years më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Misioni shqiptaro zvicerian ne Lin 3

Zbulimeve të shtëpive prej druri – palafite në fushën e Korçës, vitet e fundit u janë shtuar edhe tre site të tjera me palafite në bregun e liqenit të Ohrit. 

Mosha e dy prej tyre, sipas analizave të fundit arrin në rreth 5200 vjet para Krishtit, ndërsa siti i tretë në pjesën bregliqenore ka një moshë që shkon deri në rreth 1400 vjet para Krishtit.

Arkeologët shqiptarë dhe zviceranë, që punojnë në terren prej disa vitesh në këto site mendojnë se po konfirmohen të dhënat që provojnë elementet e agrikulturës së hershme në fushën pranë liqenit. 

Zbulimet kanë ngjallur interesin e botës shkencore, ndërsa shqiptarët me banim në Zvicër do të organizojnë javën e ardhshme një veprimtari njohëse me një nga specialistët më të njohur të arkeologjisë në rang europian.

Prof. dr. Albert Hafner i Universitetit të Bernës, bashkëdrejtor i misionit shqiptaro-zviceran në zonën e Pogradecit, në një intervistë për BIRN tregoi disa nga rezultatet e arritura, si dhe synimet e misionit për vitet e ardhshme.

“Të gjitha sitet nën ujë janë mjaft të rëndësishme, po ashtu edhe Lin 3, – tha prof Hafner, duke folur për ekspeditën disavjeçare pranë fshatit Buqezë. 

Sipas tij, “në ujë kemi konservim më të mirë të mbetjeve, shumë më të mirë se në tokë”.

Arkeologu zviceran shton se në ujë janë ruajtur më mirë druri, si dhe mbetjet e vegjetacionit, pemëve apo edhe ushqimit, elemente që po i nënshtrohen datimit laboratorik.

Që nga viti 1980 në Zvicër po punojmë me një sistem modern datimi për objektet e zbuluara, të cilin po e shfrytëzojmë edhe gjatë zbulimeve në liqenin e Ohrit – shprehet prof. Hafner.

Nga analizat me Karbon 14 arrihen përfundime shumë të sakta, ndërsa kronologjia e të dhënave ka një saktësi mjaft të lartë.

Dr. Adrian Anastasi, i cili këto ditë ka paraqitur në Institutin e Arkeologjisë përfundimet e ekspeditës vjetore, tha për BIRN se misioni dypalësh ka nisur në verën e vitit 2019, ndërsa projekti përfundon në vitin 2025.

“Tashmë kemi zbuluar tre site me palafite në breg të liqenit, një prej të cilëve Lin 1, sapo zbret Qafë Thanën; një i dytë pranë fshatit Hudënisht, ndërsa te i treti, Lin 3, jemi ndalur më së shumti me misionin e përbashkët – tha dr. Anastasi. 

Vendbanimet Lin 1 dhe Lin 3 mendojmë të kenë të njejtën moshë, rreth 5200 vjet para Krishtit, të cilën e kanë përcaktuar analizat e para me radiokarbon dhe tipologjia e materialit arkeologjik. Gjithashtu, këto analiza vërtetojnë hipotezat tona si palë shqiptare.

Në mungesë të laboratorëve në vendin tonë, analizat jemi të detyruar ti bëjmë në bashkëpunim me universitete dhe institucione të huaja – shton dr. Anastasi.

Ai thotë se vendbanimet e zbuluara pranë liqenit i përkasin periudhës kur popullsitë nisën të shfrytëzojnë bujqësinë si përparësi për jetesën e tyre.

Tashmë po studiojmë materialin arkeologjik i cili e mbështet këtë tezë, ndërsa presim të realizojmë së shpejti edhe studime plotësuese në fushat e Stalecit dhe Livagjes me gjatësi prej disa kilometra mes dy vendbanimeve Lin-1 dhe Lin-3 – tha dr. Anastasi.

Më tej arkeologu nënujor e zgjeron gjeografinë e bisedës dhe flet mbi kërkimet arkeologjike pranë liqeneve të Shqipërisë jug-lindore.

Dr. Adriani tha se “veç zbulimeve pranë Pogradecit, tashmë kemi përcaktuar edhe një sit tjetër në liqenin e Prespës, që i takon periudhës së fundit të bronzit dhe fillimit të periudhës së hekurit.

Dy site të tjerë me palafite janë zbuluar para viteve ’70 në Liqenin e Maliqit nga arkeologët e Institutit të Arkeologjisë.

Sitet e njohura me shtëpitë prej druri – palafite në Maliq dhe Dunavec kanë pranë tyre edhe një sit tjetër, mjaft të rëndësishëm, në Sovjan, të datuar 2300 vjet para Krishtit.

“Ne po shohim mundësinë e një sërë analizash për të tre këto site mjaft të rëndësishme, me synim që të kuptojmë lidhjen mes vendbanimeve të zbuluar deri tani,” – shton dr. Adriani. 

Nga të dhënat e deritanishme arkeologët kanë kuptuar lidhjet kronologjike mes vendbanimeve të Dunavecit me atë të Lin 3, si dhe sitit të Maliqit me atë të Plloçës në Maqedoninë e Veriut.

Profesor Albert Hafner (majtas) dhe Dr. Adrian Anastasi ne sitin prehistorik Lin 3

Projekti i përbashkët shqiptaro-zviceran parashikon edhe hartimin e platformës për një ekspozitë e cila do të fokusohet mbi gjetjet e zbuluara gjatë ekspeditave bregliqenore.

“Gjatë punës tonë, ne do të rindërtojmë edhe paleomjedisin e kësaj zone në periudhën kur datohet vendbanimi Lin – 3 – tha prof Albert Hafner.

Ai shtoi se “ngritja më tej e një muzeu kërkon specialistë të fushave të ndryshme, ndërsa grupi i ynë i arkeologëve do të merret thelbësisht me metodologjitë dhe elementët shkencore”. 

Prof. Hafner, i cili flet për përvojën 150-vjeçare që ka vendi i tij në arkeologji, ndalet veçmas në zbulimet mjaft interesante gjatë kërkimeve të fundit që janë zhvilluar pranë liqeneve alpine në Zvicër, paralelisht edhe në Gjermani dhe në Francë.

Projekti që nisëm me UNESCO-n në vitin 2004 na mundësoi studime krahasuese në Shangai – Kinë dhe në rajonin ballkanik (Shqipëri, Greqi dhe Maqedoni e Veriut) – tha më tej prof. Hafner.

Zbulimet pranë liqenit të Ohrit në Shqipëri, si dhe ato të fushës së Korçës dëshmojnë për lidhjet mes siteve të ndryshme, si dhe për lëvizjet e popullsive nga njëri vend në tjetrin.

Zbulimet arkeologjike të realizuara nga grupi kërkimor shqiptar, nën drejtimin e Dr. Adrian Anastasi përcaktuan tre vjet më parë vendimin për shpalljen e pjesës shqiptare të liqenit të Ohrit si pasuri e UNESCO-s, gjë që mundëson vijimin e kërkimeve dhe gërmimeve arkeologjike në pjesën nënujore, sipas standarteve të këtij organizmi ndërkombëtar. 

Misioni arkeologjik shqiptaro-zvicerian Lin 3

. Albert Hafner është i kënaqur me kërkimet e deritanishme pranë liqenit të Ohrit, po ashtu dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Dr. Anastasin dhe kolegët e tjerë shqiptarë.

“Këtë verë në Lin – 3 do të kemi një fazë përgatitore për vitin 2023 – tregon ai planet e afërta, ndërsa shton se më 6 maj me kërkesë të Shoqatës Shqipëri – Zvicër ai do të referojë temën “Fermerët e parë të Europës”.

Në programin që është shpërndarë prej disa ditësh shkruhet se prof Albert Hafner do të paraqesë në Zyrih gërmimet arkeologjike në liqenin e Ohrit. 

Më tej në ftesë nuk janë harruar as ata që populluan territorin pranë Pogradecit 7600 vjet më parë: 

“Vendbanimet prehistorike pranë Linit janë dëshmitare të aktivitetit të parë bujqësor në Europë”.

 

Etiketa: Adrian AnastasiAlbert HafnerarkeologArkeologjiBIRNGjermaniGreqiKorçëLin 3MaqedoniMaqedoni e VeriutMASMjaftMuzeuohritParaPunëSHshqipShqipërishqiptareUNESCOZvicër
Tjetri
Shqipëria humbet 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias

Shqipëria humbet 20 vende në Indeksin e Lirisë së Medias

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.