AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Suedia aplikon për anëtarësim në NATO

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Hastad tha se vendi i saj pret të kontribuojë në NATO rritje të shpenzimeve për mbrojtje, me teknologji dhe njohuri specifike ushtarake ndërsa paralajmëroi se Stokholmi nuk do të bëjë kompromise sa i përket të drejtave të njeriut për të marrë votën e Turqisë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja e Suedisë në Tiranë Elsa Hastad. Foto: BIRN

Suedia, vendi nordik me pak më shumë se 10 milionë banorë, por që ka edhe ekonominë e 24 më të madhe në botë, pret të dorëzojë formalisht aplikimin për anëtarësim në NATO, gjë që mund të ndodhë, sipas ambasadores së Suedisë në Tiranë Elsa Hastad, “sot ose nesër”.

Hastad mbajti të martën një konferencë të pazakontë për shtyp në Tiranë për t’i komunikuar publikut shqiptar vendimin e anëtarësimit në aleancën ku Shqipëria është anëtare që nga viti 2009.

“Kjo është një ditë historike, për ne dhe për NATO-n,” tha Hastad ndërsa theksoi se ky është ndryshimi më i madh në politikën e jashtme të Suedisë që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kur ky vend formuloi për herë të parë politikën e neutralitetit të armatosur.

“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të ketë një rol parandalues në konfliktet në Evropën Veriore,” deklaroi Hastad ndërsa njoftoi se Shqipëria sakaq ka shprehur mbështetjen për aplikimin e Suedisë.

Ambasadorja Hastad theksoi se Suedia sakaq ka planifikuar të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa do të kontribuojë në NATO me kapacitetet e veta teknologjike.

“Ne kemi njohuri të thellë të Detit Balltik si dhe të luftës në alpe,” deklaroi Hastad, duke iu referuar stërvitjeve të përbashkëta me vendet anëtare të NATO-s në përgatitjet për luftime në temperatura ekstreme.

Suedia dhe Finlanda kanë që të dyja një histori të gjatë neutraliteti të armatosur. Suedia ka bërë luftën e fundit në vitin 1815 ndërsa ia ka dalë të qëndrojë jashtë telasheve përgjatë të dy luftërave botërore të shekullit të njëzetë.

Finlanda zgjodhi neutralitetin pas një lufte shumë të ashpër me Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore ndërsa u përpoq të mbajë marrëdhënie pozitive me fqinjin e vet gjigand dhe ish-fuqinë kolonialiste nga ku fitoi pavarësinë në vitin 1918.

Në fakt, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Suedia dhe Finlanda janë afruar dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me NATO-n por pa u anëtarësuar.

Nga ana tjetër, shpenzimet e Suedisë për mbrojtje erdhën në pakësim përgjatë dekadave pas rënies së Bashkimit Sovjetik ndërsa ushtria e saj u tkurr. Në vitet 1960, Suedia shpenzonte deri në 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen ndërsa në vitin 2017, kjo ra në 1% të PBB-së, sipas shifrave të Bankës Botërore. Suedia ka një ekonomi prej 530 miliardë dollarësh me PBB për frymë në masën 50 mijë dollarë.

Finlanda ka një popullsi prej 5.5 milionë banorësh dhe PBB prej 257 miliardë dollarësh. Finlanda është gjithashtu edhe vendi më pranë Rusisë, në fakt ka një kufi prej 1200 kilometrash me territorin rus.

Aktualisht shumica e vendeve anëtare të NATO-s kanë shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës ndërsa Turqia ka shprehur rezerva, ku presidenti Erdogan është ankuar për mbështetjen që Suedia i jep “grupeve terroriste”, të tilla si lëvizjet politike kurde.

Suedia ka zhvilluar politikën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut përgjatë shumë dekadave ndërsa sot njihet si superfuqia botërore e të drejtave të njeriut. Megjithatë, anëtarësimi në NATO duket se i ka dhënë në dorë Erdoganit, i cili është akuzuar për shkelje të panumërta të të drejtave të njeriut, përfshirë burgosjen e kritikëve politikë dhe gazetarëve, një mundësi për të negociuar me partnerët e vet në NATO.

Pyetur nga BIRN nëse realiteti i ri politik i krijuar pas aplikimit për anëtarësim në NATO mund të cënojë politikën suedeze në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Hastad u përgjigj prerazi:

“Ne nuk do të bëjmë kompromis për të drejtat e njeriut,” tha ajo. “Nuk do të sakrifikojmë arritjet e deritanishme, do të vijojmë të lufrojmë,” shtoi Hastad.

 

Etiketa: BanorëBIRNekonomiElsa HastadErdoganFinlandaFinlandëgazetarKufiLufteMASmbrojtjeNATOPBBRecep Tayyip ErdoganSHshqipShqipëriaSuediaTurqiaUshtria
Tjetri
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.