AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rezultatet 1-vjeçare të SPAK priten me skepticizëm në Kuvend

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, raportoi të premten në komisionin parlamentar të Ligjeve për punën e këtij institucioni gjatë vitit 2021, ku u përball me pyetje nga deputetët kryesisht për ndërhyrjet e politikës dhe pritshmëritë e publikut për punën e SPAK.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:59 | 20/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve. Foto: LSA

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja, raportoi për vështirësitë në dy vitet e para të punës së SPAK gjatë një seance në komisionin parlamentar të Ligjeve të premten në Kuvend, ndërsa u përball me pyetje për presionin politik dhe publik.

Kraja shpjegoi vonesat për gjetjen e zyrave dhe krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe i paraqiti komisionit një raport statistikor për çështjet e hetuara. Megjithatë, diskutimi u fokusua kryesisht tek deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama për punën e SPAK si dhe te çështjet me ngarkesë politike.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt e pyeti Krajën lidhur me deklaratat e Ramës, të cilat i konsideroi ndërhyrje në punët e drejtësisë.

“Ju e konsideroni ndërhyrje në punët tuaja dhe a rrënon kjo besimin e publikut tek ju?” pyeti Alibeaj, duke shtuar nëse Kraja e shihte të nevojshme që Kuvendi të miratojë një dispozitë penale të posaçme që të ndalojë të gjitha ndërhyrjet në drejtësi.

Kraja ripërsëriti qëndrimin e tij se nuk ia lejonte ligji të komentonte deklarata publike, por shtoi se nuk e shihte aq shqetësuese këtë gjë sa të kthehej në ligj.

“Kemi një parim, të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Nuk i ndalojmë dot, por ne duhet të vijojmë të shohim letrat që kemi të jemi korrekt me ligjin,” tha ai.

Edhe deputeti socialist, Fatmir Xhafaj konstatoi tentativat për ndërhyrje, por shtoi se prokurorët e SPAK mbrohen nga ligji dhe se është në dorën e tyre që të vendosin të mos tundohen nga këto intimidime.

“A ka përpjekje për ndikim dhe për ta deformuar dhe delegjitimuar, për të kontrolluar dhe për të interferuar? Padiskutim që ka. Por ju jeni maksimalisht të mbrojtur,”i tha Xhafaj Krajës.

“Puna juaj do ta dëshmojë nëse prokurorët i kanë shpëtuar tundimit për të ndarë me të tretët,” shtoi ai.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko i tha Krajës se SPAK ka vetëm një kundërshtar dhe ajo nuk është politika, por është pritshmëria e publikut për punën e këtij institucioni.

Kraja u përgjigj se prokurorët ishin të pavarur në punën e tyre, edhe nga drejtuesi i SPAK.  Ndërsa shqetësimeve të deputetëve socialistë pse nuk merr në shqyrtim dosjen e 21 janarit, ai iu përgjigj se është çështje ligjore kompetencash, jo zgjedhje dhe se bëhej fjalë për një dosje që e kishte prokuroria e Tiranës.

Shqetësimi kryesor i shprehur nga të dyja palët në komision ishte pritshmëria që ka publiku tek SPAK në luftën antikorrupsion, që ajo të ishte prioritet dhe jo sporadike me disa raste arrestimesh.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi kërkoi po ashtu që prioritet të ishin krimet zgjedhore, ose korrupsioni zgjedhor, siç e quajti ai. “Krimi zgjedhor është pika ku martohet krimi i organizuar me politikën,” tha Bylykbashi dhe shtoi “ka ende shumë për të bërë nga SPAK që ky fenomen të rrudhet me shpejtësi”.

Raporti i dorëzuar nga SPAK ishte i ndërtuar në formë statistikore për punën e kësaj strukture gjatë vitit 2021, ndërsa deputetët i kërkuan Krajës që raportimi të kishte dhe një analizë gjetjesh dhe rekomandimesh.

 

Etiketa: Arben KrajadeputetdosjeEdi RamaFatmir XhafajKomisionKorrupsionikrimiKrimi i organizuarkrimi zgjedhorKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseLigjndikimOerd BylykbashiPandeli MajkoParaPartisë DemokratikePDprokurorProkuroriaProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarProkuroria e TiranësPunaPunëRamaraportRaportiSPAKTiranëzgjedhje
I mëparshmi

Bllokohen katër ngarkesa me lëndë drusore, 2 milionë lekë gjoba për drejtuesit e mjeteve

Tjetri

Gjyqtari Dritan Banushi kundërshton analizën e re financiare

Tjetri
KPA kërkon analizë të re financiare për gjyqtarin Dritan Banushi

Gjyqtari Dritan Banushi kundërshton analizën e re financiare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.