AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita kërkon komision hetimor për ‘investimet strategjike”

Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit, 35 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike në bregdet. Në kërkesë mungojnë firmat e kreut të grupit demokrat, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryetarit Lulzim Basha.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:22 | 24/05/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetët e Partisë Demokratike pas një mbledhjeje të grupit. Foto:LSA

Një kërkesë për ngritjen e një komisioni parlamentar për hetimin e zbatimit të ligjit “Për investimet strategjike” u dorëzua të martën në Kuvend, e firmosur nga 35 deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatët e tyre.

Finalizimi i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar u bë me dije nga deputeti Gazmend Bardhi përmes një statusi në Facebook.

“Ligji për investimet strategjike u shndërrua nga Qeveria në ligj për abuzimin me pasuritë publike. Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij,” shkroi Bardhi.

Sipas kërkesës, qëllimi i komisionit do të jetë verifikimi në thellësi i ligjshmërisë së praktikave të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe institucionet e tjera relevante për dhënien e statusit të investitorit strategjik.

“Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe institucionet e tjera relevante për dhënien e statusit të investitorit strategjik; dhe (ii) vlerësimin e nevojës për miratimin, plotësimin apo korrigjimin e ligjeve relevante për investimet strategjike,“ thuhet në kërkesën e firmosur nga deputetët e Partisë Demokratike.

Në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor mungojnë firmat e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj si dhe të ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Në vend të tyre, inisiativa është firmosur nga aleatët Agron Duka dhe Mesila Doda si dhe nga deputeti Bujar Leskaj, i afërt me grupin e drejtuar nga Berisha.

Deputetët e opozitës i referohen rasteve të publikuara në media duke i cilësuar si indicie se  “mbi këto projekte ekzistojnë dyshime të arsyeshme për abuzime, favorizim, klientelizëm dhe arbitraritet”.

Referuar vendimeve të KIS që favorizojnë njerëz të afërt me pushtetin, opozita përmend në kërkesën e saj rastin e anëtarit socialist të Këshillit Bashkiak Tiranë, Gazmend Paja, familjarëve të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, të cilët që kanë përfituar statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit. Po ashtu hetimi parlamentar synon të zbardhë dhe problematikën me vendimet e dhëna në zonat e mbrojtura.

Ligji për “investimet strategjike” është kritikuar për favorizimin e klientelizmit dhe një grushti biznesmenësh dhe investimet e tyre në bregdet. Në një investigim të fundit, BIRN zbuloi gjithashtu se nga 17 projekte të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike gjatë vitit 2021, katër prej tyre ndodhen në zona të mbrojtura ose afër tyre – çka ka shqetësuar ekspertët dhe aktivistët mjedisorë.

I miratuar në vitin 2015, ai ishte parashikuar të ishte i përkohshëm, por mazhoranca votoi dy herë shtyrjen e afatit të tij.

Ky ligj i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Në dhjetor të vitit 2015, qeveria ka miratuar gjithashtu 10 vendime me qëllim lehtësimin dhe rregullimin e procedurave për investitorët strategjikë, duke u mundësuar konsolidimin e titujve të pronësisë.

Sipas këtyre vendimeve, shteti është i detyruar t’i ofrojë investitorëve strategjikë infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, dhe infrastrukturë rrugore.

Etiketa: Agron DukaaktivistAktivistëBashaBIRNBiznesmenbregdetdeputetEdi RamEnkelejd AlibeajEuroFacebookGazmend BardhiInvestigimInvestimet strategjikeInvestitor strategjikKISKomisionKomision hetimor parlamentarKomiteti i Investimeve StrategjikeKuvendLigjLulzim BashaMediaMesila DodaOligarkëOlta XhaçkaOpozitaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPronat publikePunëPunëtorQeveriaSHVendimetZonat e Mbrojtura
I mëparshmi

Të mbjella dhe substanca kancerogjene: Tregu i Kosovës për pesticide të pasigurta dhe të paligjshme

Tjetri

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, gjykata dënon me burg 3 vëllezër

Tjetri
Akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare gjykata lë në burg 5 të arrestuarit

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, gjykata dënon me burg 3 vëllezër

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.