AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Deputetët shqiptarë miratojnë rezolutën në nderim të viktimave të Srebrenicës

Pas debateve politike midis qeverisë dhe opozitës për këtë çështje, parlamenti i Shqipërisë miratoi një rezolutë që “kujton dhe nderon” viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në 1995.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti i Shqipërisë. Foto: parliament.al.

Deputetët në parlamentin shqiptar votuan njëzëri të enjten për të mbështetur një rezolutë që nderon viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, përpara përvjetorit javën e ardhshme të masakrave të korrikut 1995 të rreth 8,000 burrave dhe djemve boshnjakë nga forcat serbe të Bosnjës.

Rezoluta shpall edhe 11 korrikun, kur mbahen përkujtimet vjetore në Bosnje, si ditë përkujtimi në Shqipëri.

Ajo thotë se “konfirmon qëndrimin e Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullsisë boshnjake të Srebrenicës nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe promovon fenomenin e mosndëshkimit për krimet e luftës dhe shkeljen e dinjitetit të më shumë se 8,000 civilëve që u masakruan në Srebrenicë”.

Ajo dënon gjithashtu “glorifikimin e autorëve, krijuesve dhe mbështetësve të këtij gjenocidi”, si dhe vrasjet dhe përdhunimet e shqiptarëve etnikë nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës.

Ministrja e jashtme Olta Xhaçka tha gjatë seancës parlamentare të së enjtes se “disa ngjarje nuk duhet të përdoren apo keqpërdoren për axhenda politike”.

“Prandaj unë e mbështes këtë propozim dhe u bëj thirrje kolegëve të mi që të votojnë për ta miratuar të gjithë së bashku, për respekt për viktimat. Respekt që nuk mund të tregohet kurrë duke përdorur këtë ngjarje tragjike si municion për debate politike”, shtoi Xhaçka.

Por deputeti i opozitës Tritan Shehu e kritikoi rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste në pushtet, duke thënë se nuk ka pasur asnjë konsultim për përmbajtjen e saj.

“Kemi një rezolutë shumë konfuze, të paplotë, të paqartë”, tha Shehu.

Progresi i rezolutës drejt votimit është shoqëruar nga grindjet politike midis qeverisë dhe opozitës.

Një rezolutë që dënon gjenocidin e Srebrenicës u propozua fillimisht në qershor nga ish-kryeministri dhe presidenti Sali Berisha nga Partia Demokratike e opozitës.

Berisha është përpjekur të pozicionohet në qendër të aktivitetit të opozitës që kur Departamenti i Amerikan i Shtetit vitin e kaluar e akuzoi atë për përfshirje në “korrupsion madhor” dhe i ndaloi hyrjen në SHBA.

Partia Socialiste në pushtet e hodhi poshtë propozimin e rezolutës së Berishës si një përpjekje për të fituar legjitimitet për veten e tij dhe ajo u refuzua nga parlamenti.

Por shumë njerëz në Shqipëri, duke përfshirë mbështetës të opozitës dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, shprehën pakënaqësi për dështimin e socialistëve për të mbështetur rezolutën që dënon gjenocidin.

Partia Socialiste më pas paraqiti rezolutën e saj, e cila u votua të enjten.

Etiketa: aktivistBosnjedebatedeputetKorrupsionkorrupsion madhorKosovëOlta XhaçkaPartiaPartia DemokratikePartia SocialisteRezolutaSali BerishaSHBAshqipShqipëriTritan Shehu
Tjetri
KPK e gjeti Elveta Murrën me pamundësi financiare në vlera të mëdha

KPK e gjeti Elveta Murrën me pamundësi financiare në vlera të mëdha

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.