AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Refugjatët ukrainas në Mal të Zi hasin vështirësi për punë dhe me qiratë

Në teori, ata janë të mbrojtur, por në realitet, refugjatët ukrainas në Mal të Zi përballen me vështirësi për të gjetur punë dhe për të paguar qiranë.

Samir KajosevicngaSamir Kajosevic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Refugjatë ukrainas duke kaluar kufirin për në Poloni më 7 mars 2022. Foto: Wikipedia.

Pasi përfundon turnin e saj në një hotel të vogël në bregdetin malazez, Julia Ivanovna zakonisht kontakton me ukrainas që njësoj si ajo iu larguan luftës në atdheun e tyre.

Jo shumë kohë pas pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, 35-vjeçarja Ivanovna e ndërroi Kievin me Tivarin, një qytet portual në Mal të Zi, dhe u lidh me miq që ishin shpërngulur tashmë në brigjet e Adriatikut.

“Në fillim mund të përballoja të merrja me qira një apartament të vogël, por kur buxheti im mbaroi, m’u desh të gjeja një punë”, tha Ivanovna për BIRN. “Tani punoj si punëtore në një hotel të vogël afër Tivarit, por kur të përfundojë sezoni turistik veror, do të më duhet të gjej një burim tjetër të ardhurash.”

“Në një vend me një ekonomi të varfër është e vështirë edhe për vendasit të gjejnë një punë. Është edhe më e vështirë kur je refugjat.”

Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht në Mal të Zi janë 9,776 shtetas ukrainas, tre herë më shumë se në muajin mars. Ministria e Brendshme thotë se 5,261 prej tyre kanë aplikuar për mbrojtje ndërkombëtare; gjysma e kërkesave deri më tani janë miratuar.

Megjithatë, grupet e shoqërisë civile thonë se autoritetet duhet të veprojnë më shpejt për t’iu përgjigjur kërkesave të tilla. Refugjatët ukrainas, thonë ata, po hasin vështirësi gjithashtu për të gjetur punë dhe çmimi i apartamenteve me qira po rritet me ardhjen e sezonit veror.

“Duhet të ishte krijuar një sistem funksional për ta bërë procesin më të shpejtë, në mënyrë që refugjatët nga Ukraina të mund të ushtronin plotësisht të drejtat e tyre”, tha Pavle Cupiç i OJQ-së Aleanca Qytetare, duke u ankuar se disa prej tyre janë detyruar të presin për më shumë se një muaj.

“Ambasada e Ukrainës dhe UNHCR po ndihmojnë refugjatët, ndërsa organizatat qytetare po u ofrojnë atyre ndihmë ligjore. Por autoritetet duhet të jenë më të koordinuara në mënyrë që refugjatët të mos kenë probleme në ushtrimin e të drejtave të tyre.”

Në bregdet rriten çmimet

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, (në mes) me refugjatë ukrainas në Mal të Zi. Foto: Kryqi i Kuq malazez

Më 8 mars, qeveria malazeze dha një mbrojtje të përkohshme njëvjeçare për qytetarët e Ukrainës që nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të luftës, duke lehtësuar rregullat që thonë se të huajt duhet të paraqesin një kërkesë për të qëndruar përtej 90 ditëve.

Sipas Ligjit për Mbrojtjen Ndërkombëtare dhe të Përkohshme, autoritetet janë të detyruara t’u japin refugjatëve të drejtën për strehim, ushqim, kujdes shëndetësor dhe punë. Ata kanë gjithashtu të drejtën e bashkimit familjar dhe të arsimimit. Nga refugjatët nevojitet vetëm një dokument regjistrimi i lëshuar nga ministria e brendshme.

Megjithatë, akomodimi dhe punësimi po rezultojnë problematike, tha e ngarkuara në ambasadën e Ukrainës për këtë Natalia Fialka.

“Fatkeqësisht, ne vumë re një tendencë të uljes së vëmendjes ndaj problemeve të refugjatëve ukrainas, e cila ka një ndikim veçanërisht të rëndë tek ata që humbën gjithçka në Ukrainë dhe nuk kanë kohë të rikthehen”, tha Fialka për BIRN. “Por vëmendje duhet t’i kushtohet njerëzve që u larguan nga Ukraina me burime minimale ose aspak financiare.”

Shumica e refugjatëve ukrainas aktualisht jetojnë në shtëpi private në qytetet bregdetare të Tivarit, Budvës dhe Herceg Novit, si dhe në kryeqytetin, Podgoricë. Qytetet në bregdet janë të njohura me turistët ukrainas dhe gjithashtu kanë komunitete të vogla ukrainase.

Por fillimi i sezonit turistik ka pasur rritje të çmimeve të qirave, tha Fialka. “Shumë ukrainas u përballën me një dilemë – të kërkojnë strehim më të lirë në veri të Malit të Zi, ku është problematike të gjesh një punë, apo të gjejnë punë sezonale në bregdet, duke paguar strehimin me çmime turistike.”

Një 42-vjeçare ukrainase, e cila tha se quhej Katya, tha se ishte zhvendosur në Podgoricë në korrik me nënën dhe dy fëmijët e saj, sepse nuk mund të përballonte më qiranë në Budva. Ajo tani paguan 200 euro në muaj për një apartament të vogël në një periferi të kryeqytetit.

“Po përpiqem të gjej një punë, por pengesa gjuhësore është problem”, tha Katya për BIRN. “Nëna ime po kujdeset për fëmijët e mi, por disa gra janë vetëm dhe nuk mund t’i lënë fëmijët.”

“Ne ndihmojmë njëri-tjetrin – nga gjetja e punës apo strehimit deri tek kujdesi për fëmijët e njëri-tjetrit.”

Zyra Malazeze e Punës tha se nuk kishte të dhëna specifike për numrin e qytetarëve ukrainas të punësuar në Mal të Zi, duke thënë se shumica punojnë të paregjistruar. Më 19 prill, Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi u bëri thirrje kompanive që të ndihmojnë refugjatët ukrainas të gjejnë punë.

Shumica e refugjatëve janë tranzit

Një ushtar polak ndihmon disa refugjatë ukrainas të marrin trenin në Medyka, Przemysl, Poloni, 11 mars 2022 – Foto Ervin Shulku për BIRN

Shumë pak refugjatë ukrainas kanë kërkuar strehim shtetëror. Dhe gjithsesi, dy strehat e refugjatëve të vendit kanë një kapacitet të kombinuar prej 164 dhe aktualisht po përdoren nga azilkërkuesit nga Siria dhe Afganistani.

“Vetëm disa persona nga Ukraina, të cilët po qëndrojnë te miq ose të afërm në Mal të Zi, kontaktuan për të pyetur për mundësinë e akomodimit dhe deri më tani, vetëm dhjetë persona e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë”, tha Ministria e Brendshme. “Në shumicën e rasteve, njerëzit nga Ukraina e sigurojnë vetë strehimin dhe statistikat tregojnë se numri më i madh i këtyre njerëzve është aktualisht në jug të vendit.”

Shumë të tjerë lëvizin drejt Bashkimit Evropian; që nga 28 shkurti, pak më shumë se 33,000 qytetarë ukrainas kanë kaluar nëpër Mal të Zi.

“Shpresoj se vendi ynë, si shumë herë më parë, do të jetë në lartësinë e detyrës kur vjen puna për të ofruar ndihmë për refugjatët”, tha Cupiç, duke iu referuar krizës së refugjatëve të viteve 1990 gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Kjo është një barrë të madhe për institucionet e Malit të Zi, të cilat duhet të forcohen në mënyrë sasiore”, tha ai. “Duhet të ketë komunikim më të mirë midis autoriteteve dhe institucioneve për të zgjidhur këto sfida.”

Etiketa: AfganistaniAzilkërkuesitBEBIRNBorrellbregdetBudvabuxhetiekonomiEurograJosep Borrellkujdes shëndetësorMal të ZimbrojtjeMinistria e BrendshmendikimPoloniPrzemyslPunaPunëPunësimiQeveriaSHSiriaStatistikatturistUkrainaUkrainë
Tjetri
KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të gjyqtares Etleva Deda

KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të gjyqtares Etleva Deda

veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
zig zag

“Do e drogojmë Evropën”: Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

07:56 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.