Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Rajoni

Emigrantët në Bosnjë rrezikojnë gjithçka për të fituar “lojën” e kufirit

Emigrantët dhe refugjatët në Bosnje i krahasojnë përpjekjet e tyre për të kaluar kufirin në Kroacinë anëtare të BE-së me një “lojë”, në të cilën fitorja nënkupton një fillim të ri në Perëndim.

Azem KurticNgaAzem Kurtic
11:42 | 25/07/2022
Në Rajoni
Kohe leximi: 5 minuta
A A
0
Emigrantët në Bosnjë rrezikojnë gjithçka për të fituar “lojën” e kufirit

Njëzet e tetë vjeçari Mohasinne nga Maroku duke folur per BIRN. Foto: BIRN.

Share on FacebookShare on Twitter

Njëzet e tetë vjeçari Mohasinne nga Maroku tentoi më shumë se njëqind herë të kalonte kufirin para se të kishte sukses.

BIRN e takoi atë së bashku me dy nga miqtë e tij nga Algjeria në Velika Kladusa, qyteti më i largët veriperëndimor në Bosnje, pak para se të kalonin përfundimisht në Kroaci.

Qëllimi i tyre përfundimtar ishte të shkonin vetëm rreth 10 kilometra larg vendit ku folëm, por kjo distancë është shumë më e gjatë dhe më e vështirë kur duhet të përpiqesh të kalosh të njëjtin kufi përsëri dhe përsëri.

“Problemi është Kroacia. Nuk e di pse policia e tyre është kaq raciste”, u ankua Mohassine, duke folur për vështirësirë që ai dhe miqtë e tij kishin hasur duke u përpjekur të kalonin kufirin për në Bashkimin Evropian.

Ai i referohej kthimit të dhunshëm të policisë kroate të emigrantëve dhe refugjatëve në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Nëse të kapin, të trajtojnë si kafshë”, tha Mohasinne për BIRN. Miku i tij Khalid, një algjerian 24-vjeçar, i cili kishte qenë në Bosnje për gati katër vjet, iu bashkua bisedës dhe shtoi: “Ata të marrin paratë, telefonin dhe më pas çfarë të bësh?”

Mohasinne dhe Khalid janë vetëm dy nga gjithsej 93,868 emigrantë dhe refugjatë të regjistruar nga Shërbimi i Bosnjës për Çështjet e të Huajve nga viti 2018 deri në qershor 2022. Në kulmin e “krizës” së refugjatëve në Bosnje, qyteti kufitar Bihac ishte qendra për shumicën e tyre.

Qendra administrative e Kantonit Una-Sana në entitetin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe Bosnja në përgjithësi, nuk ishin aspak të gatshme për një fluks kaq të madh njerëzish në lëvizje.

Shumica e atyre që udhëtonin drejt perëndimit qëndruan në kampin e refugjatëve “Bira”, një fabrikë e vjetër në qendër të Bihacit, e cila nuk kishte kushte për të akomoduar mijëra njerëz.

Për një kohë të gjatë, institucionet u përpoqën ta trajtonin këtë krizë, ndërsa policia përpiqej të ruante rendin publik. Në fund, Bira, e cila ishte e hapur për të gjithë emigrantët dhe refugjatët, u mbyll për shkak të një “kërcënimi të sigurisë” të supozuar.

Situata u përmirësua me hapjen e dy kampeve të reja, në Lipa dhe Borici, edhe pse në fillim nuk kishin ujë të rrjedhshëm, energji elektrike apo ngrohje.

Të gjithë kampet e refugjatëve në Bosnje menaxhohen nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin IOM, dhe dy kampet në zonën e Bihacit janë tani të përshtatshme për qëndrimin afatgjatë të më shumë se 2,500 njerëzve.

Kriza e re e refugjatëve largon vëmendjen nga Bosnja

Mohasinne duke treguar shenjën 25 cm në këmbën e tij pasi u aksidentua në Bosnje. Foto: BIRN.

Me pushtimin rus të Ukrainës, mediat e kanë kthyer fokusin e tyre në një krizë të re refugjatësh dhe lufte në Evropë, duke krijuar një ndjenjë se një krizë tashmë ekzistuese është harruar.

Por realiteti është se, ndërsa kalimi i kufirit nga Bihaci në BE është bërë më i vështirë, gjithnjë e më pak njerëz vijnë në këtë qytet.

Një zëdhënës i policisë së Una-Sana, Adnan Beganoviç, thotë se situata e sigurisë tani është shumë më e mirë se në vitet e mëparshme. Numri i njerëzve në lëvizje, i dukshëm në rrugët e qytetit dhe gjithashtu në kampe, ka rënë.

Më 14 korrik të këtij viti, në kampin e Lipës ishin rreth 390 emigrantë dhe diku rreth 340 në kampin e Boricit, tha Beganoviç për BIRN.

Me mot të ngrohtë dhe ditë më të gjata, njerëzit në lëvizje po përpiqen të përdorin çdo mundësi për të kaluar kufirin dhe mund të shihen në rrugët e qytetit ose në rrugët që të çojnë nga Bihaci në Velika Kladusa, rreth 60 kilometra larg njëri-tjetrit.

“Ata nuk duan të qëndrojnë në Bosnje dhe Hercegovinë. Ata e përdorin Bosnjën vetëm si zonë tranziti”, shtoi Beganoviç.

“Loja” është termi që përdorin njerëzit në lëvizje këtu kur flasin për kalimin e kufirit.

Çdo kalim i ri është një prag i ri, por ndryshe nga lojërat kompjuterike, në fund të kësaj loje nuk ka asnjë përbindësh të madh që duhet ta mposhtni. Disa ia dolën që në përpjekjen e tyre të parë, ndërsa të tjerët luftojnë me vite.

Për Mohasinne, kufiri midis Bosnjës dhe Kroacisë ishte një nga nivelet më të vështira që i është dashur të kapërcejë në pothuajse tre vjet. Në ato tre vjet, ai kaloi vetëm rreth tre muaj në kampin e Lipës pasi u godit nga një shofer boshnjak i dehur. Pjesën tjetër të kohës ai flinte në shtëpi dhe ndërtesa të braktisura.

“I hapa sytë në spital pas 20 ditësh”, tha ai për BIRN. Mjekët boshnjakë i thanë se nuk mund të bënin asnjë operacion në këmbën e tij të thyer për shkak të zemrës së tij, e cila gjithashtu ishte dëmtuar nga përplasja. Zemra nuk e përballonte operacionin, tha Mohasinne, duke treguar një shenjë 25 centimetra në pjesën e sipërme të këmbës.

Operacioni i tij është bërë 37 ditë pasi ai u aksidentuar, pas së cilës ai u transferua në kamp për shërim. Mohasinne më pas u largua nga kampi për të arritur në destinacionin e tij, qytetin gjerman të Dortmundit, shtëpia e djalit të tij pesëvjeçar.

Tani janë më pak njerëz në nevojë

Khalid, një 24-vjeçar algjerian që kishte qenë në Bosnje për gati katër vjet. Foto: BIRN

Për ata që përpiqen të fitojnë lojën dhe të mos qëndrojnë në kampe, çdo lloj ndihme është e mirëpritur. Kjo u njoh nga Frach Collective, i cili erdhi në Bihac në dhjetor 2020 pasi kampi Lipa u dogj, duke lënë më shumë se 1,000 njerëz në lëvizje pa strehim në muajt e ftohtë të dimrit.

“Ne ndihmojmë me nevojat bazike, veçanërisht veshje, artikuj joushqimor si çanta gjumi dhe këpucë dhe ushqime të freskëta”, tha për BIRN një anëtar i kolektivit.

Për shkak të ndjeshmërisë së punës së tyre dhe disa përvojave të këqija më parë, ata donin që identiteti i tyre të mbrohej.

Ata komunikojnë me njerëzit në lëvizje që po përgatiten për “lojën” përmes aplikacioneve të rrjeteve sociale dhe ndihmojnë disa qindra njerëz që nuk qëndrojnë në kampe.

Krahasuar me dimrin e vitit 2020 kur ata erdhën për herë të parë në Bosnje, “situata e përgjithshme është se ne po u shpërndajmë ndihma shumë më pak njerëzve sesa kur filluam”, tha njëri prej tyre.

Për shkak të kësaj, ata po mendojnë të zhvendosin operacionet e tyre në Serbi, ku ka një përqendrim më të madh të emigrantëve dhe refugjatëve.

Sa për Mohasinne dhe Khalid, ata e kanë “fituar” që atëherë lojën kufitare Bosnje-Kroaci. Herën e fundit që BIRN foli me ta ata ishin në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb.

Megjithatë, loja e tyre nuk ka përfunduar ende. Tashmë ata duhet të largohen nga Kroacia, ndërsa tregohen të kujdesshëm që të mos kapen nga policia.

Tjetri
Çmimet e ‘kripura’ mbajnë larg pushuesit nga plazhet e Shëngjinit

Çmimet e ‘kripura’ mbajnë larg pushuesit nga plazhet e Shëngjinit

Më të lexuarat

Emigrantët në Bosnjë rrezikojnë gjithçka për të fituar “lojën” e kufirit

Emigrantët në Bosnjë rrezikojnë gjithçka për të fituar “lojën” e kufirit

11:42 | 25/07/2022
KQZ fal kryebashkiakun e Mallakastrës për dënimin në Greqi

Tre kryebashkiakë rrezikojnë gjoba për ‘keqpërdorim të fondeve publike’ në fushatë

19:19 | 24/03/2023
Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

Sulm mafioz ndaj Top-Channel, humb jetën roja 60 vjeçar

10:35 | 27/03/2023
Gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari ngel në veting

Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit

17:44 | 22/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.