AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BSH paralajmëron për më shumë inflacion, rrit interesin

Banka qendrore e Shqipërisë deklaroi se presionet inflacioniste në ekonominë shqiptare janë më të gjera dhe më të forta nga sa vlerësoheshin më parë ndërsa rriti normën e interesit në 1.75%, niveli më i lartë që nga viti 2015.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
17:03 | 03/08/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori Gent Sejko. Foto: LSA

Banka e Shqipërisë rriti normat e saj referencë të interesave me 0.5% duke argumentuar se shkalla e lartë e inflacionin kërkon një “normalizim” të politikës monetare. Norma e re bazë e interesit do të jetë 1.75%. Herën e fundit që Shqipëria ka pasur një normë të tillë inflacioni ka qenë viti 2015.

Si një tregues i vështirësisë së situatës, ndryshimi i fundit e rriti normën e interesit me 0.5%, kur praktika e zakonshme e bankave qendrore është ndryshimi i saj gradual me 0.25%.

“Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se presionet inflacioniste janë më të gjera dhe më të forta se vlerësimet tona të mëparshme,” deklaroi guvernatori Gent Sejko pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës ditën e mërkurë. Sipas Sejkos, ndonëse burim i rritjes së çmimit është i jashtëm, ai po mbështetet në tregun e brendshëm “nga kërkesa e lartë dhe e qëndrueshme”.

Banka e Shqipërisë vlerëson gjithsesi se pavarësisht shtrëngimit të shpejtë të politikës monetare, Shqipëria nuk parashikohet të bjerë në recesion, së paku sipas skenarëve aktualë.

Norma bazë e interesit është instrumenti që bankat qendrore përdorin për të kontrolluar kërkesën dhe ofertën për para në ekonominë e një vendi. Një normë e ulët interesi nënkupton dëshirën e autoritetit monetar për t’i nxitur njerëzit të konsumojnë apo të marrin hua për shpenzime apo për investime ndërsa norma e lartë e interesit synon t’i nxisë njerëzit të kursejnë, duke e bërë më të shtrenjtë marrjen e huave bankare dhe rrjedhimisht, duke ftohur kërkesën për mallra apo shërbime.

Banka e Shqipërisë ka mbajtur norma shumë të ulëta interesi përgjatë tetë viteve të fundit, pasi planet e njëpasnjëshme të qeverisë për rimëkëmbje ekonomike nuk dhanë rezultat ndërsa vendi u godit nga krizat e tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë së vitit 2020.

Norma e interesit shënoi minimumin historik në mars 2020 me 0.5%.

Inflacioni në Shqipëri shënoi nivelin 7.4% në qershor. Të dhënat për muajin korrik pritet të publikohen ditën e hënë më 8 gusht.

Disa çmime ndërkohë kanë filluar të ftohen. Çmimi i naftës është ulur në bursa dhe në tregun shqiptar si pasojë e frikës për recesion global ndërsa disa çmime të goditura nga lufta në Ukrainë si drithërat po ftohen gjithashtu për shkak të rënies së kërkesës dhe gjetjes së rrugëve të reja për sigurimin e furnizimit.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë duket se i druhet “valës së dytë” të goditjes së çmimeve, pra situatës në të cilën, aktorët ekonomikë, pasi absorbojnë kostot e rritura të lëndëve të para si karburant apo energji elektrike, i kalojnë një pjesë të këtyre kostove te konsumatori final për mallra apo shërbime jo të prekura drejtpërsëdrejti nga kriza.

“Inflacioni parashikohet të qëndrojë në nivele të larta gjatë vitit 2022 dhe të reduktohet më tej,” deklaroi Banka e Shqipërisë.

Etiketa: BankatCOVID19EkonomiaEkonomiaenergji elektrikeFinalGent SejkohuaInflacioniinvestimeKarburantKrizaLuftaNorma e interesitnormalizimPararecesionSejkoSHshpenzimeshqipShqipëriShqipëria
I mëparshmi

Studimi mbi derrin e egër ekspozon dështimin e moratoriumit të gjuetisë

Tjetri

Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e Bledar Bejkos në Kolegj

Tjetri
KPK riçel hetimin për prokurorin Bledar Bejko

Komisionerja Publike kërkon shkarkimin e Bledar Bejkos në Kolegj

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.