AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Spiunë apo blogerë: Shqipëria ngre akuza ndaj rusëve të ndaluar në Gramsh

Prokuroria e Elbasanit thotë se grupi prej dy shtetasish rusë dhe një ukrainasi do të akuzohen për spiunazh, ndërkohë që ata vetë pretendojnë se janë fotografë urbanë dhe i mohojnë akuzat.

Vladimir KarajBardha NergjoningaVladimir KarajdheBardha Nergjoni
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Screenshot nga Instagrami i Svetlana Timofeeva e njohur si Lana Sator në uzinën e Poliçanit në vitin 2019.

Dy shtetas rusë dhe një i tretë nga Ukraina do të përballen në Shqipëri me akuza spiunazhi, pas ndalimit të bujshëm mbrëmjen e së shtunës që pasoi përplasjen e tyre me rojet ushtarake të uzinës së armëve në Çekinë të Gramshit.

Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi i tha BIRN se ndaj tre të ndaluarve ishte firmosur urdhër arresti për akuzën e “Sigurimit të informatave sekrete me karakter ushtarak apo të çdo lloji tjetër, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj,” i parashikuar nga neni 214 i Kodit Penal.

Ata akuzohen gjithashtu për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “kundështim me forcë të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

“Hetimet janë ende në proces dhe prokuroria po bashkëpunon me partnerët e Shqipërisë në lidhje me grupin,” shtoi Ajazi.

Tre të arrestuarit u identifikuan si Svetlana Timofeeva, 33 vjeç nga Rusia, Mikhail Zorin, 23 vjeç nga Rusia dhe Fjodor Mihajlov nga Ukraina. Ata u arrestuan pasi Zorin refuzoi t’i bindej një urdhri të rojes ushtarake në uzinën e armëve, ndërsa kishte hyrë brenda territorit të ruajtur. Zorin po ashtu, sipas policisë, kundërshtoi fizikisht përpjekjen e ushtarakëve për ta ndaluar. Prokuroria thotë se ai përdori lëndë “neuro-paralizuese” kundër dy ushtarakëve.

Sipas kreut të Prokurorisë së Elbasanit që po ndjek çështjen, lënda i përkiste në dukje një kategorie që ishte e ndaluar të mbahej pa leje në Shqipëri, por ai shtoi se ajo do t’i “nënshtrohej ekspertizës”.

Incidenti i ndodhur në Gramsh ngjalli reagime të menjëhershme dhe fitoi vëmendje ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj tha se po e ndiqte me vëmendje rastin, ndërsa ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se ata mbështesnin Shqipërinë dhe prisnin që ngjarja të zbardhej.

Opozita dhe kryeministri Edi Rama shkëmbyen gjithashtu akuza të ndërsjellëta; ndërsa e para i mëshoi mungesës së sigurisë në repartet e rëndësishme ushtarake, shefi i qeverisë fajësoi opozitën se po e përdorte incidentin për interesat e veta.

Screenshot nga Instagrami i Svetlana Timofeeva e njohur si Lana Sator në uzinën e Poliçanit në vitin 2019.

Blogerë apo spiunë?

Ndryshe nga jehona dhe dyshimet për spiunazh, tre të ndaluarit e identifikojnë veten si blogerë dhe fotografë urbanë dhe i mohojnë akuzat. Ata kanë pretenduar se janë pjesë e të ashtuquajturit “Urbanex” dhe kanë fotografuar edhe më herë mjedise të ndaluara.

Timofeeva ka një karrierë si fotografe dhe e ka vizituar Shqipërinë edhe të paktën dy herë të tjera. Bazuar në fotot e publikuara në faqen e saj në Instagram nën emrin Lana Sator, ajo ka hyrë në uzinën e armëve në Poliçan në mars 2019, në të cilën ka gjetur arka fishekësh e predhash të demontuara dhe  paisje të braktisura. Timofeeva po ashtu ka publikuar në vitin 2018 foto nga baza ajrore në Kuçovë dhe foto të tunelit ku mbahen pjesë të helikopterit EC-145, i rrëzuar në Malësi të Madhe në vitin 2016 duke shkaktuar vdekjen e dy oficerëve të forcave ajrore.

Edhe Sorin, i cili akuzohet se reagoi dhunshëm ndaj ushtarakëve, duket se ndan në rrjetet sociale të njëjtin pasion. Postimet e tij në faqen Telegram sugjerojnë se Sorin mund të ketë hyrë në Shqipëri në fillim të gushtit, ndërsa në 8 gusht ka postuar foton e një fushe me automjete ushtarake, përfshi blinda të ndryshkur dhe braktisur, që identifikohet të jetë në Pocestë të Maliqit.

Në 12 gusht, ai ka publikuar foto të një arke me fishekë, që thotë se ndodhet në një uzinë nëntokësore të prodhimit të municioneve. “Kam dashur ta vizitoj këtë vend gjithmonë,” shkruan ai, ndërsa tregon se disa prej fishekëve ishin të paplasur. Fotoja e fundit daton më 17 gusht dhe sipas gjeolokacionit rezulton të jetë bërë në rrugën “Hafiz Podgorica” në Durrës.

Edhe i riu nga Ukraina, i cili drejtonte makinën, ka publikuar gjithashtu një sërë fotografish të rrënojave industriale.

Aleksandra K, një shtetase ruse që pretendoi se e njihte Timofeevan prej vitit 2006 i tha BIRN përmes Tëitterit se 33-vjeçarja ishte e famshme për fotografitë në vende të braktisura.

“Ajo ishte duke bërë atë që bën gjithmonë, duke bërë foto të mrekullueshme të objekteve për Instagramin e saj. Por është me të vërtetë një gjë budallaqe ta bësh këtë, ndërsa është një luftë duke ndodhur”, tha Aleksandra, ndërsa shtoi se fotografitë e saj ishin gjithmonë “në kufijtë e legalitetit”.

Megjithatë, Prokuroria e Elbasanit nuk e beson këtë version.

“Gjithmonë ka një histori mbulimi. Ata janë ose gazetarë, ose blogerë, ose fotografë,” tha shefi i Prokurorisë, Kreshnik Ajazi, ndërsa shtoi se kishte marrë vetë pjesë në pyetjen e të ndaluarve.

Ajazi shtoi se në objektet e sekuestruara, veç aparateve fotografikë, nuk kishte diçka që mund të veçohej si mjet spiunazhi, siç ishte spekuluar më herët në media.

Screenshot nga faqja në Telegram e Mikhail Sorin në një prej uzinave të armëve në Shqipëri në 12 gusht 2022.

Pa mbrojtje të veçantë

Uzinat e armatimit dhe një sërë objektesh ushtarake që u braktisën pas rënies së diktaturës në Shqipëri janë ende në inventarët e Ministrisë së Mbrojtjes, por shumica e tyre nuk kanë ndonjë funksion.

Uzina mekanike në Çekinë të Gramshit ishte ndërtuar në fillim të viteve ’60 për të prodhuar armë këmbësorie, por vitet e fundit shërbente për demontimin e tyre. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi e relativizoi rolin e saj gjatë një vizite në spital, ku takoi dy ushtarakët e lënduar nga përplasja.

“Them ish, sepse prej vitesh ajo uzinë nuk ka aktivitet,” tha Peleshi, ndërsa shtoi se ngjarja duhej trajtuar me kujdes për shkak të dhunës që ishte përdorur dhe situatës globale.

I pyetur nga BIRN se sa të mbrojtura ishin këto ish-uzina të cilat ishin fotografuar edhe më herët nga të huaj, përfshi të ndaluarit, këshilltari për mediat i Ministrisë së Mbrojtjes, Fatjon Hoxhalli, pranoi se ato nuk kishin ndonjë mbrojtje të veçantë.

“Baza nuk është operative ka 30 vjet,” tha Hoxhalli.

Të njëjtën gjë pranoi edhe drejtori i Uzinës së Gramshit, Lorenc Zani, i cili udhëheq një grup prej 16 punonjësish që kryejnë herë pas here demontim municionesh brenda saj.

Madje, Zani shtoi se uzina nuk po përdorej prej kohësh as për demontim, se në të nuk kishte lëndë plasëse dhe se mbrohej vetëm me dy roje.

“Ne kemi pasur probleme financiare gjatë pandemisë dhe po ashtu me fillimin e luftës në Ukrainë, pasi varemi nga sasia e municioneve që na sjell Ministria e Mbrojtjes për demontim. Kjo situatë ka sjellë edhe mungesën e likujdimit të pagave për punonjësit, të cilët kanë patur vonesa,” tha Zani.

Edhe Ndriçim Balliu, kryeplak i fshatit tha se uzina ishte jashtë përdorimit dhe ruhej vetëm me dy ushtarë.

“S’e di çfarë mund të kërkohet në një uzinë në të tillë gjendje,” tha Balliu.

Kryeplaku thotë se po të kishte diçka për të mbrojtur, banorët do ta mbronin uzinën.  “Ne e kemi mbrojtur në 1997 si banorë, kur kishte tonelata armë e municione. Atëherë po mund të përbënte rrezik. Vetë fshati ia doli që uzina është edhe sot,” shtoi ai.

Por kreu i Prokurorisë së Elbasanit tha se ata kishin informacione të tjera dhe do të kërkonin masë sigurie me burg për tre të ndaluarit.

“Nuk është e rëndësishme se çfarë është për ne uzina, varet çfarë të tjerët mendojnë për të,” tha Ajazi, ndërsa shtoi se për momentin duhej “të ishte diskret”.

Etiketa: 1997AkuzaArmëBajramBajram BegajBIRNBlogerëBurgDhunëDurrësEdi RamagazetarGramshHetimetInstagramKodit PenalKreshnik AjaziKryeministri Edi RamaMASmbrojtjeMediaMikhail ZorinMinistria e MbrojtjesNiko PeleshiOpozitaParaPodgoricaProkuroriaProkuroria e ElbasanitRamarrezikRusëRusiaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaSpitalSpiunëSvetlana TimofeevaTimofeevaUkrainaZorin
Tjetri
Me gjakftohtësi: Vrasjet e stilit mafioz shkaktojnë frikë në Shqipëri

Me gjakftohtësi: Vrasjet e stilit mafioz shkaktojnë frikë në Shqipëri

marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.