AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e transparencës në fushën e sigurisë kibernetike cënon të drejtat e qytetarëve

Një studim i IDM-së mbi hendekun mes sigurisë kibernetike dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri tregon se mungesa e transparencës dhe e trajnimit të eskpertëve të kësaj fushe cënojnë sigurinë e qytetarëvë në hapësirën kibernetike.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
17:00 | 23/11/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga prezantimi i studimit “Mbi tejkalimin e hendekut midis sigurisë kibernetike dhe të drejtave të njeriut”. Foto: Nensi Bogdani.

Të mërkurën paradite, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM dhe Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë, DCAF, prezantuan gjetjet e studimit mbi “Tejkalimin e hendekut midis sigurisë kibernetike dhe të drejtave të njeriut”.

Disa nga sfidat e identifikuara të sigurisë kibernetike në Shqipëri kanë të bëjnë me mungesën e trajtimit të kësaj çështjeje nën dritën e të drejtave të njeriut.

“Dokumenteve strategjikë të sigurisë kibernetike u mungon qasja e të drejtave të njeriut, ndërsa në dokumentet për të drejtat e njeriut mungon dimensioni i sigurisë kibernetike”, u shpreh Megi Reçi, hulumtuese e studimit.

Ky studim u zhvillua gjatë periudhës Dhjetor 2021 – Maj 2022 dhe u financua nga Ambasada Britanike. Ai trajton çështjet e të drejtave kryesore të njeriut që lidhen me sigurinë kibernetike, me fokus të drejtën e privatësisë, lirinë e shprehjes, mbrojtjen nga diskriminimi dhe lirinë e tubimit.

“I vetmi dokument strategjik i sigurisë kibernetike me qasje mbi të drejtat e njeriut rezultoi të ishte Plani i Veprimit 2018-2020 për një internet më të siguritë për fëmijët në Shqipëri,” shtoi Reçi.

Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë kibernetike, u shpreh se mungesa e transparencës dhe indiferenca e institucioneve shtetërore në rastin e sulmeve kibernetike janë shenja të dështimit.

“Në rastet e sulmeve kibernetike të muajve të fundit kemi një çedim të shtetit,” tha Semanaj. “Shumë shqetësuese është mungesa e transparencës dhe mohimi i hakerimit për muaj me radhë,” shtoi eksperti lidhur me rastet e sulmeve kibernetike në vendin tonë.

“AKSHI u distancua nga përgjegjësia gjatë rastit të rrjedhës së databazave të vitit 2021. Nga ana tjetër kemi mungesë ndërgjegjësimi nga qytetarët për të dhënat që ato ndajnë,” tha Sara Kelmendi, hulumtuese e studimit.

Eksperti i sigurisë Semanaj shtoi se mungesa e transparencës sjell humbje të besimit të qytetarëve në institucionet përgjegjëse shtetërore.

“Qytetarët shqiptarë nuk e dinë akoma deri ku ka shkuar cënimi i të dhënave të tyre. Ata ndodhen në terr informativ”, tha Semanaj gjatë fjalës së tij.

Franziska Kopfler nga Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë, DCAF, tha se këto dukuri po kthehen në një pandemi të dhunës kibernetike.

“Mungesa e sigurisë kibernetike ka impaktin e saj në demokraci,” tha Kopfler. “Nëse nuk bëhet diçka më shumë në lidhje më këto dukuri kjo tregon dështim të qeverisë,” shtoi ajo.

Kopfler theksoi se mungesa e investimit monetar për teknologjinë dhe investimeve në staf në çështjet e sigurisë kibernetike, si edhe mungesa e vëmendjes politike në këto çështje sjell anashkalimin e kësaj sigurie në agjendën politike.

“Mungesa e burimeve njerëzore dhe pajisjet teknike të vjetëruara reduktojnë efikasitetin e Njësisë së krimit kibernetik”, thuhet në studim.

 

Etiketa: AKSHIdemokraciDhunëGjenevëIDMInstituti për Demokraci dhe NdërmjetesimKibernetikeMegi ReçipandemiSara KelmendishqipShqipëriSiguria kibernetike
I mëparshmi

Gjyqtarja Armela Hasantari përballet me vetingun

Tjetri

Prokurori Erion Pano konfirmohet në detyrë

Tjetri
Prokurori Erion Pano konfirmohet në detyrë

Prokurori Erion Pano konfirmohet në detyrë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.