AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Inflacioni tërhiqet, çmimet rriten me “vetëm” 7.4 për qind

Indeksi i Çmimeve të Konsumit shënoi ritmin më të ulët të rritjes në gjashtë muaj në dhjetor, duke reflektuar rënien e çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve si dhe duke konfirmuar tendencën e përgjithshme që nisi në nëntor. Inflacioni mbetet sërish 2.5 herë më i lartë se sa objektivi i Bankës së Shqipërisë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Treg bujqësor në Tiranë. Foto: LSA

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 7.4% në dhjetor në krahasim me një vit më parë, duke shënuar një rritje më të vogël se sa në muajt e shkuar, bëri të ditur Instituti i Statistikave të hënën. Pasi shënoi kulmi në tetor me 8.3%, ritmi i rritjes u ngadalësua në nëntor me 7.9% dhe në dhjetor me 7.4, duke sinjalizuar në këtë mënyrë se kulmi i krizës së çmimeve që nisi nga nëntori i vitit 2021 ka kaluar tashmë dhe se çmimet janë rrugës drejt ftohjes.

Objektivi i Bankës së Shqipërisë është që inflacioni të luhatet në një bandë nga 2 në 4% me objektiv mesataren prej 3%. Inflacioni në Shqipëri ka qenë poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë që nga viti 2012 ndërsa reformat ekonomike kanë dështuar ndezin rritjen ekonomike ndërsa taksat shtesë të qeverisë socialiste pas vitit 2013 kanë rritur buxhetin e shtetit duke pakësuar buxhetin e familjeve.

Kriza aktuale e çmimeve u shkaktua nga rritja ndërkombëtare e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve që erdhi në përfundim të pandemisë së COVID-19. Ftohja e çmimeve në nëntor dhe dhjetor duket se ka ardhur gjithashtu si pasojë e uljes së çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve të importuara. Kështu, rritja e çmimeve në grupin Transport në dhjetor ishte vetëm 6%. Çmimi i naftës bruto në tregun ndërkombëtar ka rënë në nivelin që kishte para luftës në Ukrainë ndërsa çmimi i diezelit në bursë është aktualisht rreth 900 USD për tonë, nga 800 që ishte në janar të vitit 2022.

Ushqimet janë grupi me inflacionin më të lartë. Në dhjetor, çmimet e ushqimeve ishin 14.2% më të larta se sa në dhjetor 2021. Çmimet e ushqimeve patën shënuar kulmin në nëntor me rritje 14.7%.

Gjasat janë që çmimet të vijojnë të ftohen përgjatë vitit 2023 ndërsa Banka e Shqipërisë parashikon “kthim në objektiv” pra inflacion në masën 3% rreth gjysmës së parë të vitit 2024.  Konsumi në Shqipëri pritet të goditet nga rritja e kostos së kredive ekzistuese të dhëna me kontrata me interes të luhatshëm si dhe nga reduktimi i kredisë së re për shkak të rritjes së shpejtë të interesave. Por edhe inflacioni i importuar bashkë me mallrat e importit pritet të ftohet për shkak të situatës globale, ku shumica e ekonomive të zhvilluara do të njohin ngadalësim.

 

Etiketa: COVIDCOVID-19EkonomiaIndeksiIndeksi i Çmimeve të KonsumitInflacioniInstituti i StatistikaveKonsumiKrizaMASParaRritja e çmimeveSHshqipShqipëriTaksat
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Saimir Bahiti– Prokuroria e Shkodrës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Saimir Bahiti– Prokuroria e Shkodrës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.