AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kontrata e pullave fiskale shtyhet për vitin 2024

Qeveria shqiptare negocioi në mënyrë private me kompaninë e koncesionit të pullave fiskale dhe kërkoi në kuvend miratimin e një shtese kontrate, ku koncesionari heq dorë nga pretendime të tjera me kushtin që kontrata ekzistuese të shtyhet deri në dhjetor 2024.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një pako ilaçesh me pullën aktuale të Agjencisë Kombëtare të Barnave. Pullat e reja të sigurisë të prodhuara nga kompania SICPA pritet t’i kushtojnë shqiptarëve së paku 3 milionë euro në vit.

Qeveria shqiptare dërgoi për miratim parlamentar me procedurë të përshpejtuar ndryshime në kontratën koncesionare me kompaninë SICPA për prodhimin e pullave fiskale, një kontratë e nëshkruar në vitin 2010 dhe që u ka kushtuar shqiptarëve deri më sot afro 9 miliardë lekë (75 milionë euro).

Relacioni shoqërues thotë se palët kanë shqyrtuar faktin që kontrata e vitit 2021 është zbatuar në mënyrë të pjesshme nga qeveria shqiptare, e cila nuk përdori pullat e prodhuara nga kjo kompani për produktet farmaceutike, por vetëm për produktet e alkoolit. Relacioni thotë gjithashtu se SICPA ka hequr dorë nga pretendime të mundshme ndaj qeverisë shqiptare me kushtin që kontrata të zgjatet deri më dhjetor 2024, periudhë gjatë së cilës ajo pritet të arkëtojë rreth 9 milionë euro të tjera në vit.

Kompania SICPA pati një kapital themeltar prej 6.8 milionë lekësh (më pak se 60 mijë euro) kur ajo u themelua në vitin 2010. Kontrata me afat dhjetëvjeçar normalisht ka skaduar. Kompania pati një bilanc me humbje deri në vitin 2015 dhe me fitime pas këtij viti.

Në vitin 2021, kompania pati të ardhura në nivelin 8.2 milionë euro dhe fitime në masën 1.5 milionë euro. Fitimet neto vjetore ishin 25 herë më të larta se sa kapitali themeltar.

Shqiptarët i paguajnë pullat fiskale të SICPA-s kur blejnë produkte akcize, të tilla si cigare, birrë apo verë. Kostoja e këtyre pullave është dhjetëfish më e lartë se sa ka qenë para hyrjes në fuqi të këtij koncesioni. Qeveria e atëhershme pretendoi se investimi do të sillte rritje të të ardhurave buxhetore përmes lehtësimit të luftës kundër kontrabandës me mallrat e akcizës. Në fakt, importi i taksueshëm i cigareve ishte mbi 4 mijë tonë në vit para kësaj  kontrate dhe ka rënë në 2500-3000 tonë në vit gjatë dekadës së fundit.

Etiketa: cigareEuroKapitaliKoncesionikontrabandëMASParaPullat fiskaleQeveriaQeveria shqiptareSHshqiptareSICPA
Tjetri

Ministri Peleshi e quan qesharake çështjen “McGonigal”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.