AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e avokatëve shtyn leximin e konkluzioneve për “Dosjen 184”

Mungesa e radhës e avokatëve të të pandehurve Robert Aga dhe Hasan Hoti u bë shkak për shtyrje të seancës në të cilën pritet të lexohen konkluzionet e mbrojtjes.

Hysen LikdishangaHysen Likdisha
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Nertila Kape në një seancë gjyqësore për “Dosjen 184”. Foto: Sami Curri

Seanca e gjyqit për “Dosjen 184” në të cilën do të lexoheshin qëndrimet përfundimtare të mbrojtjes e planifikuar për të martën u shty pasi dy avokatët e të pandehurve mungonin.

Gjyqtarja Nertila Kape mësoi që në fillim të seancës se avokatët Gentian Rumano dhe Petrit Ismaili nuk ishin të pranishëm. Të pandehurit në këtë çështje, ish-shefi i komisariatit Robert Aga dhe ish-administratori Hasan Hoti, i thanë gjyqtares se Rumano ishte i angazhuar në një gjyq tjetër në Tiranë, ndërsa avokati Petrit Ismaili u pretendua se nuk kishte arritur të shkonte në gjykatë pasi makina e tij kishte pësuar defekt në rrugë.

Të pandehurit kërkuan kohë që të paraqesin me shkrim konkluzionet e mbrojtjes, në seancën e ardhshme. Gjyqtarja caktoi datën 7 shkurt si ditë për këtë seancë.

Në seancën para ardhëse prokuroria e Dibrës kërkoi dënime me kusht për ta. Konkretisht 3 vjet burg të konvertuar në 4 vjet shërbim prove për ish-shefin e komisariatit të policisë Peshkopi Robert Aga dhe përjashtimin nga mbajtja e posteve publike për 2 vjet. Për Hasan Hotin, ish-drejtues i njësisë administrative Lurë u kërkuan 2 vjet burg të konvertuar në 3 vjet shërbim prove dhe 2 vjet përjashtim nga mbajtja e detyrave publike.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo  u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.

Dosja më pas u nda në dy pjesë, të pandehurit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, kërkuan gjykim të shkurtuar. Ata u dënuan në dhjetor 2022 pas dy viteve zvarritje të procesit. Gjeci u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 120 orë punë publike, ndërsa Meda u dënua me 8 muaj burg të konvertuar në 16 muaj dënim me kusht.

Etiketa: 184AdministrativeAgaBurgDosjaDosja 184Drini GjeciGentian RumanoGjykatagjykimGjyqHasan HotiHotiMakinaNertila KapeNuri MedaParaPartiaPartia SocialistePeshkopiProkuroriaRobert AgaSeancaSHSPAKZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
Tjetri
Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Gjyqtari Altin Shkurti jep shpjegime për burimet e një apartamenti

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.