AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Akuzohen se shitën leje ndërtimi, arrestohen zyrtarë të bashkisë Dimal

Tre zyrtarë të bashkisë së Dimalit në qarkun e Beratit u arrestuan nga policia, pas akuzave të ngritura nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre me lejet e ndërtimit. Nën akuzë janë edhe dy qytetarë dhe një ish-punonjëse e bashkisë.

Erjola AzizollingaErjola Azizolli
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e SPAK, Tiranë. Foto: SPAK.

Tre  zyrtarë dhe një ish- zyrtare të Bashkisë Dimal, janë arrestuar nga policia pasditen e së martës, pas caktimit të masave të sigurimit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. Së bashku me zyrtarët mësohet se janë arrestuar edhe 2 punonjës të një kompanie private.

Në një njoftim për shtyp Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bëri me dije se në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe Policinë e Shtetit, kishte arrestuar zyrtarët e urbanistikës dhe transportit me akuzat e “Korrupsionit pasiv”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

SPAK njoftoi se gjykata kishte pranuar kërkesën e prokurorit dhe vendosi caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, për zyrtarët lokalë Agim Çuni, shef i emergjencave, Altin Pali, drejtor i Zyrës së Urbanistikës dhe Agim Guraj, me detyrë shef i IKMT.

Ndërkohë Valentina Jançe, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale shefe urbanistike pranë Bashkisë Dimal, e dyshuar për veprat penale të “Shpërdorim detyre”, u caktua masa e sigurimit arrest në shtëpi.

Së bashku me katër zyrtarët e bashkisë është caktuar  masa e “Arrest në burg” për Arjan Demiraj, inxhinier në një shoqërie tregtare, i  akuzuar për “Ushtrimit të Ndikimit të Paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.  Masë sigurimi me burg u dha edhe për  Vait Koshi, ekonomist, menaxher i një shoqërie tregtare, i dyshuar për “Korrupsioni aktiv”.

Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat bëjnë me dije se masat e ekzekutimit ndaj Palit dhe Çunit u ekzekutuan në ambientet e bashkisë së Dimalit.

Hetimet për çështjen nisën më 25 nëntor të vitit 2020 pas denoncimit të bërë në SPAK, nga Petrit Baho, banor i Njësisë Administrative Poshnje.

Më 25 Nëntor 2020 Baho denoncoi shkatërrimin e pronës e tij i nga ana e Bashkisë Dimal për ndërtimin e një lulishte në Poshnje, por më pas rezultoi se bashkia i kishte dhënë leje një tjetër qytetari për të ndërtuar në pronë.  Shkatërrimi i pronës së Brahos rezultoi nga hetimet e SPAK thjeshtë si favorizim dhe jo me qëllim zgjerimin e  hapësirave publike, siç kishte pretenduar bashkia. Zyrtarët dyshohet se jepnin leje ndërtimi kundrejt ryshfeteve me vlera nga 2500 euro deri në 3000 euro.

Etiketa: AdministrativeAltin PaliArrestBashkiaBeratBurgEuroGjykataHetimetIKMTKorrupsioniLeje ndërtimiMASMasaPoliciaProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarShpërdorim detyreSigurimiSPAKVait KoshiValentina Jançe
Tjetri
Aventura shqiptare e McGonigal ka nevojë për hetime më të thelluara

Aventura shqiptare e McGonigal ka nevojë për hetime më të thelluara

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.