AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndryshimet ligjore i japin më shumë kompetenca Kuvendit për integrimin

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për përcaktimin e rolit të Kuvendit në procesin e integrimit europian miratoi të hënën ndryshime ligjore që rrisin kompetencat parlamentare monitoruese në procesin e integrimit, pas hyrjes në një etapë të re me çeljen e negociatave për anëtarësim.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:20 | 27/02/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian gjatë një mbledhjeje. Foto: Xhemali Moku.

Sipas këtyre ndryshimeve, një rol më i madh monitorimi do t’i jepet komisionit parlamentar për Integrimin Europian, i cili do të ketë tagër për të kërkuar llogari nga strukturat negociatore të ngritura nga qeveria për pozicionin që do të mbajë vendi ynë në 33 kapitujt e negociatave.

Dispozitat ligjore parashikojnë procedura dhe afate për shqyrtimin e pozicioneve negociuese, duke e detyruar ministrin përgjegjës që të mbajë të informuar dhe të marrë në konsideratë çdo rekomandim që i vjen nga komisioni parlamentar mbi pozicionet negociuese.

Pozicioni negociues i palës shqiptare kalon në komision në një afat kohor të shkurtër dhe në përfundim të shqyrtimit, miratohet një raport me rekomandime, i cili duhet të merret parasysh nga struktura negociatore.

Rekomandimet parlamentare gjithsesi nuk janë detyruese për qeverinë dhe nuk mund të bëhen shkak për vonesën e paraqitjes së pozicionit negociues të palës shqiptare në takimin e radhës me negociatorët e BE-së.

“Në rast se rekomandimet e Komisionit nuk merren parasysh, ministri përgjegjës për negociatat informon me shkrim Komisionin mbi arsyet e mosmarrjes në konsideratë të rekomandimeve,” thuhet në projektligj.

Kryetarja e komisionit që miratoi ndryshimet ligjore, Jorida Tabaku tha se “qeveria ka mandatin për t’i bërë negociatat, por parlamenti duhet të informohet nëse një qëndrim ndryshon gjatë negociatave”.

Gjatë këtij procesi monitorues, deputetët anëtarë të Komisionit për Integrimin do të jenë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin e negociatave dhe pozicionit që do të mbajë pala shqiptare deri në finalizimin e tyre.

Sipas Tabakut, këto ndryshime e fuqizojnë rolin e Kuvendit si dhe rrisin transparencën për procesin e integrimit.

Përveç komisionit parlamentar për Integrimin, Kuvendi ka dhe një strukturë tjetër konsultative për këtë proces, Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku bëjnë pjesë shumë institucione dhe shoqëria civile.

Komisioni nuk pranoi kërkesën e kryetares së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, për ndryshime ligjore që në këshill të ketë përfaqësim politik sipas partive parlamentare dhe jo sipas grupeve parlamentare, siç është aktualisht.

Por Tabaku dhe bashkëkryetari socialist i komisionit, Taulant Balla u shprehën dakord për pranimin e një deputeti nga Partia e Lirisë në këtë këshill.

Nga ana tjetër, me ndryshimet e reja shoqërisë civile i jepet një hapësirë më e madhe përfshirjeje në procesin konsultativ.

Procesi i integrimit ndodhet aktualisht në fazën screening të përafrimit të legjislacionit.

Në korrik 2022 u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për bisedimet e anëtarësimit, 2 vite pas vendimit për çeljen e negociatave dhe 8 vite pas marrjes së statusit si vend kandidat.

 

Etiketa: Bashkimit EuropianBEdeputetIntegrimi europianJorida TabakuKëshilli Kombëtar i IntegrimitKomisionKomisioni parlamentarKompetencaKuvendiMonika KryemadhiMonitorimindryshime ligjorePartiaProjektligjQeveriaraportshqipshqiptareTaulant Balla
I mëparshmi

Emigracioni ekonomik shqiptar dhe politika e fajit

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Shqiponja Milla – Prokuroria e Shkodrës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Shqiponja Milla – Prokuroria e Shkodrës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Shqiponja Milla – Prokuroria e Shkodrës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.