AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ vendos mes debatesh për transferimin e gjyqtarëve

KLGJ përzgjodhi tetë gjyqtarë për t’i transferuar përkohësisht në Gjykatat e Tiranës dhe Durrësit, ndërsa u debatua mbi kriteret si dhe funksionimin e gjykatave – përpara shkrirjes së tyre për shkak të hartës së re.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:45 | 06/03/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Foto kortezi: KLGJ

Disa projektvendime të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, për transferimet e përkohshme të gjyqtarëve në Gjykatat e Tiranës dhe të Durrësit si pasojë e vakancave të shkaktuara nga procesi i vetingut shkaktuan debat në mbledhjen penale që u zhvillua të hënën më 6 mars.

Në diskutim ishin 28 gjyqtarë nga rrethe të ndryshme, që kanë paraqitur interesin e tyre për transferim të përkohshëm 1-vjeçar në Tiranë e Durrës, ndërkohë që u zgjodhën vetëm tetë prej tyre. KLGJ vendosi që këta gjyqtarë të mos jenë më pjesë në shortimit e çështjeve në gjykatat ku janë të emëruar, ndërkohë që do të duhet të shqyrtojnë të gjitha dosjet që kanë në dorë.

Projekt-vendimet u realuan nga anëtari i KLGJ-së, Klodian Kurushi, i cili theksoi se aplikantët ishin në kushte të njëjta në shumë kritere, ndaj përzgjedhja e tyre ishte bazuar kryesisht në vjetërsinë e ushtrimit të profesionit.

Kur Kurushi parashtroi gjykatat prej nga do të përzgjidheshin gjyqtarët për transferim, anëtarja Brikena Ukperaj vërejti se, bazuar  në propozimet e kryera, deri në momentin e implemetimit të hartës së re gjyqësore do të cënohej funksionaliteti i disa gjykatave për të shqyrtuar çështjet me trupa që përbëhen nga tre anëtarë. Kurushi argumentoi se ishte marrë në analizë funksionaliteti i këtyre gjykatave përpara dhe pas hartës së re gjyqësore që pritet të implementohet në fillim të muajit maj, vlerësim që u gjet i drejtë nga shumica e anëtarëve të KLGJ-së.

Ukperaj u tërhoq nga një propozim i saj, që gjykatat nga do të transferoheshin gjyqtarët të përzgjidheshin sipas përcaktimit të rregullores lidhur me gjykatën më të afërt. Ajo kërkoi që transferimi për në gjykatën e Tiranës të mos kryhej nga gjykata e Tropojës, por nga ajo e Korçës, me argumentin se ishte më afër, ashtu si e kërkon edhe rregullorja.

Anëtari Kurushi vërejti se ngarkesa e këtyre gjykatave është disproporcionale, pasi Tropoja kishte nivel disa herë më të ulët në çështjeve në gjykim. Ky argument e bindi Ukperajn, e cila hoqi dorë nga kërkesa që të zbatohej kriteri për distancën mes gjykatave në këtë rast.

Ndërkohë, Ukperaj këmbënguli se ishte e padrejtë përzgjedhja për propozim e gjyqtarit të Sarandës, Shkëlzen Liçaj. Sipas saj, në këtë rast nuk ishte zbatuar rregullorja që përcakton përzgjedhjen e gjyqtarit me më shumë eksperiencë. Ukperaj konstatoi se gjyqtarja tjetër, Suela Xhani ka përvojë më të gjatë pune dhe sipas rregullores, duhej që të përzgjidhej ajo.

Relatori Kurushi tha ndër të tjera se nuk e kuptonte këtë qëndrim në këtë mbledhje. Ai u shpreh se Liçaj dhe Xhani kanë të njëjtin nivel edhe pse kjo e fundit kishte filluar punë katër muaj përpara kandidatit tjetër. “Ne nuk jemi në shkencë ekzakte, është shoqërore. Kemi konsideruar se znj.Xhani është zv.kryetare dhe ka një detyrë administrative dhe kjo është arsyeja që na bëri të vlerësojmë se merrte përparësi Liçaj. Prandaj kemi përzgjedhur Liçajn,” argumentoi Kurushi.

Ndërsa Ukperaj e cilësoi rregulloren si “ekzakte dhe jo shoqërore” dhe vërejti se të qenit drejtues nuk është pengesë për transferimin. Ukperaj solli në vëmendje praktikën e KLGJ-së në përzgjedhjen e kandidatëve për transferim, ku ishte vlerësuar përvoja profesionale.

Propozimi i saj për përzgjedhjen e gjyqtares Xhani u rrëzua nga shumica e anëtarëve të KLGJ-së, të cilët zgjodhën Liçajn.

Në rendin e ditës, ndër të tjera ishte përcaktuar të zhvillohej seanca dëgjimore lidhur me kërkesën Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kukësit, Sami Ujkashi. Relatori i çështjes, anëtari Ridvan Hado sqaroi se administrata e KLGj-së ishte njoftuar nga Ujkashi se ai gjendej në poliklinikë për rinovimimin e raportit mjekësor lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Megjithëse Ujkashi nuk dërgoi dokumentacion ligjor për këtë kërkesë, seanca dëgjimore u shty për më datë 5 prill. Ndërkohë, Hado u caktua relator edhe për dy kërkesa të tjera të dorëzuara nga ILD për procedim disiplinor ndaj Ujkashit.

 

Etiketa: AdministrataAdministrativeDurrësGjykataGjykatëgjykimGjyqgjyqtarILDKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKlodian KurushiKorçëMbledhjeMjekmjekëprocedimProcedim disiplinorProcesi i vetingutSami UjkashiSarandëSeancaSHSuela XhaniTiranëTransferimet e gjyqtareveTropojaVendimet
I mëparshmi

PS kërkon fuqizimin e Agjencisë kundër pastrimit të parave

Tjetri

SPAK thotë se ish-kryeprokurori Llalla është ende në proces ekstradimi në Itali

Tjetri
Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me 2 vjet burg, por nuk dihet se ku ndodhet

SPAK thotë se ish-kryeprokurori Llalla është ende në proces ekstradimi në Itali

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.