AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Regjistrimi i PD-së në zgjedhje mbetet peng i paqartësive ligjore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vendosi të enjten të mos e regjistrojë si subjekt politik Partinë Demokratike për zgjedhjet vendore të 14 majit, deri në qartësimin e dokumentacionit ligjor të dorëzuar nga grupimi Basha-Alibeaj.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:51 | 09/03/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Foto: LSA

Celibashi vendosi gjithashtu refuzimin e kërkesës së depozituar nga Sali Berisha, duke iu referuar vendimit gjyqësor të Apelit që e riktheu konfliktin për kryetarin dhe organet drejtuese të Partisë Demokratike në gjykatën e shkallës së parë.

Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, Celibashi tha se nuk është kompetencë e KQZ-se cili është përfaqësuesi apo organi drejtues i një partie politike, që ka tagrin ligjor për të paraqitur kërkesën për regjistrim.

“Të drejtën për të kërkuar regjistrim, bazuar në dokumentet zyrtare të cilat janë vënë në dispozicion e ka zoti Lulzim Basha, ai figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit,” tha Celibashi,  ndërsa shtoi se perceptimi i tij që kryetar i partisë është Sali Berisha nuk do të ndryshonte asgjë në raport me ligjin.

Në këtë kontekst, ai kërkoi që kërkesa për regjistrim të dorëzohet edhe një herë me firmën e Bashës dhe jo nga personi i autorizuar.

“Në vlerësim të dokumentacionit autorizues të dhënë nga z.Basha për persona të tretë unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor, tha Celibashi duke theksuar se nuk mund të delegohet përgjegjësia e kryetarit.

Përfaqësuesit e grupit Alibeaj e kundërshtuan këtë kërkesë duke paralajmëruar ankimim në  Komisionin e Ankesave.

Në emër të këtij grupimi, deputeti Gazment Bardhi i cilësoi politike deklaratat e Celibashit dhe paralajmëroi se nuk do të ketë asnjë plotësim dokumentacioni.

Vendimi i komisionerit u kundërshtua dhe nga pala tjetër, të cilët ngritën pretendime për ligjshmërinë e kërkesës dhe legjitimitetin e grupimit kundërshtar.

Avokati Ledio Nuraj pasi bëri një ekspoze kronologjike të zhvillimeve të brendshme politike në PD me zgjedhjet e organeve drejtuese dhe situatën e përplasjeve gjyqësore i kërkoi Celibashit që të njihte si kryetar legjitim Sali Berishën, pasi ishte zgjedhur me vullnetin e lirë të anëtarësisë.

Ai po ashtu këmbënguli që regjistri i gjykatës nuk mund të merrej parasysh, pasi nuk pasqyronte  dorëheqjen e Bashës nga detyra e kryetarit si një akt publik.

Nuraj i bazoi argumentet e tij në një precedent të mëparshëm të vendimmarrjes së KQZ-së, kur partia Bindja Demokratike ishte regjistruar në zgjedhje direkt pas vendimit të gjykatës pa u plotësuar afati ligjor i regjistrimit në regjistrin e partive politike.

“Të mos rrezikojmë procedurialisht që për herë të parë që nga viti 1990 të ngelet pa u regjistruar në zgjedhje partia më e madhe opozitare në vend,” tha Nuraj, duke e cilësuar këtë një akt që, sipas tij, “do t’i jepte goditje pluralizimit dhe standardit të zgjedhjeve”.

Po dje, KQZ regjistroi si subjekte zgjedhore për zgjedhjet vendore Partinë Socialiste dhe Partinë e Lirisë, ndërsa një ditë më parë përfundoi procesi i regjistrimit të 42 subjekteve politike të vogla.

 

 

Etiketa: BashaBindja DemokratikeGazment BardhiGjykatëGjykatësGjyqKQZkryetarLulzim BashaPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDraportSali BerishaVendimizgjedhjeZgjedhjet
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Kasem Berberi– Prokuroria e Tiranës

Tjetri

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të gjyqtarit Erarbër Madhi

Tjetri
Gjyqtari Erarbër Madhi refuzon barrën e provës për pasuritë e trashëguara nga nëna

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit të gjyqtarit Erarbër Madhi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.