AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zgjedhje pa garë për Vlorën

Socialistët kanë kontrolluar në vijimësi një shumicë të madhe në bashkinë e Vlorës, duke e bërë garën zgjedhore pa shumë kuptim dhe fituesin të paracaktuar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
17:40 | 01/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
589
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Më 14 prill të këtij viti, një muaj larg ditës së zgjedhjeve, kryetari aktual i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i dha dorën në mënyrë ceremoniale kandidatit socialist, Ermal Dredha dhe e publikoi atë në faqen e tij në Facebook.  Media e cilësoi momentin si “dorëzim stafete”, pavarësisht se zgjedhjet nuk janë zhvilluar ende.

Ermal Dredha, një diplomat karriere që ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Jashtme nën të dyja qeveritë, pra nën atë demokrate, 2005-2013 dhe nën atë socialiste pas vitit 2013, la postin e diplomatit për të hyrë në garën e Vlorës, përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Hysni Sharra, një ekonomist.

Opozita e djathtë nuk ka pasur shumë shanse me Vlorën që nga viti 1997, kur rrëzimi i skemave piramidale e ktheu qytetin në epiqendër të protestave të dhunshme që sollën rrëzimin e shtetit.

Në zgjedhjet pasuese, Vlora si bashki u qeveris nga socialistët në vijimësi, ndërsa demokratët patën suksese të vogla në disa nga ish-komunat përbërëse të bashkisë së re, të cilat kanë një numër të vogël popullsie dhe nuk ngrenë peshë.

Nurmi i votuesve në territorin e Bashkisë Vlorë është rritur shumë, nga 143 mijë në vitin 2011, në 168 mijë në vitin 2023. Nga ana tjetër, pjesëmarrja në zgjedhje ka mbetur thuajse njësoj. Ajo është rritur nga 60 mijë në vitin 2011 në 61 mijë në vitin 2021. Votat për socialistët janë shtuar me rreth 6 mijë gjatë kësaj periudhe, ndërsa votat për demokratët janë ulur me rreth 4 mijë.

Vlora është një nga zonat me pjesëmarrjen më të ulët në zgjedhje në rang kombëtar dhe ka qenë kështu prej kohësh. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, pjesëmarrja në territorin e bashkisë Vlorë ishte 37% nga 46% që ishte mesatarja kombëtare.

Vlora është gjithashtu pjesë e qarkut me të njëjtin emër që është një nga qarqet kyçe në strategjinë e socialistëve për zgjedhjet parlamentare dhe kjo vërehet si në investimet publike ashtu edhe në përdorimin në shkallë të gjerë të makinerisë elektorale socialiste.

Bashkia e Vlorës shtrihet përgjatë bregut të detit në Gjirin e Vlorës dhe në bregun jugor të Vlosës, ndërsa përfshin edhe zonat rurale Qendër Vlorë, Novoselë dhe Shushicë. Njësia bashkiake e Orikumit, ka karakter miks, qytet turistik dhe zona rurale malësore me drejtim blegtorinë e imët. Bashkia ka një sipërfaqe prej 617 kilometrash katrore.

Turizmi është aktiviteti kryesor ekonomik i bashkisë krahas ndërtimit, industrisë ushqimore dhe të lehtë, si dhe peshkimit. Tregtia e paktë e jashtme e Vlorës përmes portit të saj ka shkuar drejt asgjësimit pasi porti mbeti i pazhvilluar dhe aktualisht është dhënë me koncesion për ndërtim pallatesh.

Vlora si qark ka nivelin e dytë më të lartë të papunësisë në Shqipëri pas Lezhës, sipas gjetjeve të Institutit të Statistikave. Papunësia në qark është gati 20%, ku gratë kanë një normë papunësie 24%.

Etiketa: 1997bashkiBashkiaBashkia e VlorësBashkia VlorëdemokratediplomatDritan LeliErmal DredhaFacebookHysni SharraKoncesionLezhëMediaOpozitapaktportiPunëPushteti vendorQarqetSHshqipShqipëriTurizmiVloraVlorëzgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Zbuloni rrugët që u ndërtuan në Shqipëri vitin e kaluar

Tjetri

‘Zgjedhje pa zgjidhje’: Tropoja voton mes dy kandidatëve që i ka provuar

Tjetri
‘Zgjedhje pa zgjidhje’: Tropoja voton mes dy kandidatëve që i ka provuar

‘Zgjedhje pa zgjidhje’: Tropoja voton mes dy kandidatëve që i ka provuar

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.