AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Kuçovë, Lefter Maliqi sfidon socialistët në bastionin e vet

Demokratëve nuk u ka ecur kurrë mbarë në bashkinë e Kuçovës, ku socialistët kanë fituar vazhdimisht dhe vazhdimisht me diferencë të konsiderueshme. Më 14 maj, kryebashkiaku aktual socialist, Kreshnik Hajdari sfidohet nga ish-kryetari i komunës Otllak, Lefter Maliqi.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12:11 | 08/05/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
590
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në vitin 2007, Lefter Maliqi, një ish-oficer policie, fitoi komunën e Otllakut në qarkun Berat me 47% të votave, duke garuar me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim dhe duke mposhtur dy partitë tradicionale PD dhe PS. Në vitin 2009, Maliqi u bë deputet për Partinë Demokratike, duke sfiduar socialistët në një nga bastionet e vet më besnike. Maliqi braktisi PD-në më 2017, kur partia i dha një pozicion humbës në listën e deputetëve dhe për një periudhë të shkurtër, u bë drejtor te qeveria e kryeministrit Edi Rama. Në vitin 2019, ai pranoi mandatin si deputet i Beratit pasi deputetët e Partisë Demokratike braktisën parlamentin dhe dorëzuan mandatet. Ai u bë pjesë e të ashtuquajturës Opozitë e Re, e cila ndihmoi qeverinë “Rama” të miratojë disa nga ndryshimet më kontroverse në legjislacion, përfshirë ndryshime në kodin zgjedhor, të cilat penalizuan opozitën në vitin 2021 dhe ndihmuan Ramën të fitojë një mandat të tretë.

Sot, Maliqi, 51 vjeç, duket se kërkon të bëjë historinë duke garuar për koalicionin Bashkë Fitojmë për postin e kryetarit të Bashkisë Kuçovë. Maliqi thotë se ka origjinë nga Kuçova, ndërsa ka lindur në fshatin Lapardha, i cili gjendet në ish-komunën Otllak. Vetë komuna Otllak është pjesë e bashkisë Berat.

Rezultatet zgjedhore të së shkuarës sugjerojnë se Maliqi është në fakt duke tentuar thuajse të pamundurën. Kuçova, një ish-qytezë industriale dhe ushtarake e kohës së komunizmit, si dhe komunat përbërëse të saj, ka votuar socialistët vazhdimisht dhe vazhdimisht. Në vitin 2007 socialistët fituan 51% të votave, më 2011, 52%, më 2021, 53%. Partia Demokratike dhe LSI, në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, morën vetëm 39% të votave. Me pak fjalë, duket sikur asgjë nuk mund ta ndryshojë rezultatin, me përjashtim të faktit që Maliqi ka demonstruar në të shkuarën kapërcime të mëdha.

Maliqi përballet me kryebashkiakun aktual, Kreshnik Hajdari, një ish-drejtor i OSHEE-së gjatë qeverisjes socialiste 2013-2019. Hajdari e mori postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet pa garë të vitit 2019. Partia Demokratike ka vendosur të garojë në këtë bashki me Ilirjan Koxhajn, një ekonomist që ka punuar në fushën e mikrokreditit.

Kuçova përbëhet nga qyteti i Kuçovës dhe ish-komunat Kozarë, Perondi dhe Lumas. Kjo bashki ka 45 mijë qytetarë të regjistruar me të drejtë vote ndërsa në vitin 2021, pjesëmarrja në votime ishte vetëm 40%. Qyteti i Kuçovës ka 54% të votuesve të regjistruar të bashkisë por në zgjedhjet e vitit 2021, në këtë njësi administrative, pjesëmarrja ishte vetëm 35%, gjë që reflekton largimet në masë nga kjo qytezë ish-industriale.

Bashkia Kuçovë shtrihet në një fushë pjellore në pjesën më të madhe si dhe në një zonë kodrash të buta në ish-komunën Lumas.

Qyteza e Kuçovës u ndërtua si qytezë industriale që në vitet 1930 kur aty pranë u zbulua naftë. Në kohën e komunizmit, qyteza u zhvillua me impjante të ndryshme industriale, një termocentral dhe industri kimike, si dhe u bë baza e ndërmarrjes që ofronte shërbimet e shpimit dhe mirëmbajtjes së puseve dhe infrastrukturës ndihmëse për nxjerrjen e naftës. Qyteti u bë gjithashtu shtëpi për ushtarakët që shërbenin në bazën ajrore të Kuçovës.

Vendburimi i Kuçovës vijon të ketë një prodhim nafte në nivele shumë të ulëta. Mbyllja e industrisë solli rënie të shpejtë të popullsisë në këtë qytet, gjë që vërehet në pjesëmarrjen shumë të ulët në zgjedhje.

Etiketa: AdministrativebashkiBashkiaBashkia KuçovëBeratBIRN InfografikdeputetEdi RamaKreshnik HajdariKuçLefter MaliqiLëvizja Socialiste për IntegrimLSImandatetMASOSHEEPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDprodhimPSQeveriaRamaSHtermocentralzgjedhjezgjedhje 2013Zgjedhjet
I mëparshmi

Gjykata e Hagës i kërkon Kosovës që të trajtojë në mënyrë të barabartë viktimat e luftës dhe të pandehurit

Tjetri

KLGJ vendos të verifikojë gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Sami Ujkashi

Tjetri
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vendos të verifikojë gjendjen shëndetësore të gjyqtarit Sami Ujkashi

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.