AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mazhoranca voton natën ligjin që i zgjat mandatin Gjinushit

Me një procedurë të kontestuar, socialistët futën në rend dite dhe votuan projektligjin që i jep mundësinë kreut aktual të Akademisë së Shkencave që të kandidojë për një mandat të dytë. Po ashtu, mazhoranca kaloi me votat e saj ligjin e penalizimeve për mjekët e rinj dhe legalizimin e kanabisit mjekësor.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
11:41 | 21/07/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi dhe Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë konferencës jubilare për 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkrimit. | Foto: LSA

Ora shënonte 5 e mëngjesit të së premtes, kur Kuvendi votoi një ligj të kontestuar që i jep mundësinë Skënder Gjinushit që të kandidojë për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave, pavarësisht kontestimeve që shoqëroi diskutimin dhe miratimin e tij në komisione.

Projektligji u fut në rend dite në nisje të seancës së fundit plenare të Kuvendit për këtë sesion parlamentar, ndërkohë që mandati i parë i Gjinushit ka përfunduar dhe me ligjin në fuqi ai nuk kishte të drejtë rikandidtonte për një mandat të dytë radhazi.

Opozita kërkoi me ngulm mosfutjen në rend dite, duke e cilësuar procedurën në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, pasi ishte miratuar në komisionin përgjegjës për Edukimin në mënyrë të njëanshme nga socialistët, jashtë afateve të parashikuara.

Relatorja e e opozitës për këtë projektligj, Ina Zhupa, tha se Kuvendi po zhytej në paligjshmëri dhe po ndërhynte hapur në procesin zgjedhor të një institucioni të pavarur.

“Po ndërhyni në garë që t’i jepni një mandat të dytë Gjinushit, Kuvendi po bëhet vegël e ambicieve personale të një individi,” tha Zhupa.

Deputetja demokrate i kërkoi kryetares së Kuvendit që ta shtynte miratimin e tij edhe për arsye teknike të parashikuara në rregullore. “Një projektligj nuk futet në votim pa raportin e relatorëve,” tha ajo, duke shtuar se “unë dhe relatorja e PS-së, Blerina Gjylameti e kemi marrë draft-raportin 10 minuta para nisjes së seancës”.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po shkelte rregulloren e parlamentit për interesa politike, duke zbatuar sipas tij “marrëveshjen Rama-Doshi-Gjinushi”.

Gjinushi ishte kryetar i Partisë Socialdemokrate para se këtë parti ta merrte në drejtim aleati politik i PS-së, Tom Doshi.

“Kushtetuta e parlamentit thotë në mënyrë tekstuale, se një ligj nuk  mund të hyjë në rend dite pa kalaur 48 orë. Ti kryen një shkelje të rëndë ligjore të barabartë me banditët Rraja që rrihni qytetarët me shkopa bejsbolli,” akuzoi Berisha kryetaren e Kuvendit.

Gjinushi u investua personalisht që ligji të kalonte brenda këtij sesioni parlamentar. Ai ishte prezent në mbledhjen e komisionit, ku mbrojti nenet që i zgjasnin mandatin dhe debatoi me deputetët e PD-së, duke refuzuar opinionin nga Këshilli i Ministrave për efektet financiare.

Deputetja demokrate, Merita Bakiu, e cila drejton Aleancën e Grave në Kuvend e akuzoi Gjinushin se kishte përdorur gjuhë seksiste në komision dhe ftoi deputetet gra që të mos e votonin projektligjin.

“Gjinushi ka përdorur gjuhë seksiste, intimiduese në komision,” ndërsa shtoi se: “ “është turp që ai të jetë në krye të Akademisë së Shkencave”.

Edhe kryetarja e komisionit të Edukimit, Flutura Açka në një njoftim për mediat u bëri thirrje grave deputete që të mbanin qëndrim ndaj gjuhës që ai përdori në mbledhjen e komisionit.

“Ju këtu shisni edhe pjeshkë,” citoi ajo Gjinushin, duke e akuzuar se kishte ngritur një kurth në bashkëpunim me drejtuesit e parlamentit për të kaluar projektligjin.

Seanca plenare e fundit e sesionit zgjati 19 orë dhe në fund me votat e  socialistëve u votuan dhe projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor si dhe projekti i debatueshëm i qeverisë që synon të pengojë largimin nga vendi të mjekëve të rinj përmes masave penalizuese.

 

Etiketa: Akademia e ShkencaveAleanca e grave në KuvendBlerina GjylametidemokratedeputetdeputeteFlutura AçkaGjuhë seksistegraIna ZhupaKomisionKomisioni per Edukimin dhe MediankryetarKuvendKuvendiKuvendi i ShqiperiseLigjLindita NikollaMerita BakiuMjekmjekëOpozitaParaPDProjektligjProjektligjiPSRamaSali BerishaSeancaSeanca plenareSHSkënder GjinushiTom Doshivotim
I mëparshmi

Shteti i copëtuar i Rusisë

Tjetri

Gjyqtarja Anila Karanxha konfirmohet në detyrë

Tjetri
Gjyqtarja Anila Karanxha konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Anila Karanxha konfirmohet në detyrë

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.