AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Dokumentar homazh për artistin shqiptar Maks Velo

Dokumentari i ri tregon për persekutimin gjatë kohës së komunizmit të artistit shqiptar Maks Velo, jeta e të cilit – thotë regjisori – mbart mësime për shoqërinë shqiptare sot.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Intervista
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Regjisori i dokumentarit, Pandeli Çeço. Foto: BIRN.

Në një koleksion tregimesh të vitit 2019 për tetë vitet që kaloi në burg, artisti i ndjerë shqiptar Maks Velo përshkruan çarçafët e bardhë që shikonte nga qelia e tij, duke imagjinuar pikturat që do të pikturonte mbi ta, si të ishin kanavacë.

Velo, i lindur në Paris, kaloi tetë vjet në burgun politik famëkeq të epokës komuniste në Spaç, pasi u dënua në vitin 1978 për “agjitacion dhe propagandë kundër shtetit”. Puna e tij u konsiderua se shfaqte “prirje moderne” të papranueshme. Pjesa më e madhe e punëve të tij, dhe ato të artistëve të tjerë që ai kishte koleksionuar, u dogj me urdhër të gjykatës.

Velo vdiq në Tiranë në vitin 2020, në moshën 84-vjeçare. Tani, një dokumentar, “Çarçafët e bardhë”, tregon historinë sesi Velo e mbajti gjallë pasionin e tij pas hekurave, duke imagjinuar pikturat që do të pikturonte realisht në vitet 1990, pas lirimit dhe rënies së regjimit stalinist të Shqipërisë.

“Kur e lexova për herë të parë këtë tregim, për mua është një nga më të bukurit, sepse është shumë minimalist dhe i shprehur me pak fjalë, është bardh e zi, është shumë i kursyer me ngjyra dhe kështu të frymëzon”, tha regjisori i filmit Pandeli Çeço.

“Ajo që më bëri më shumë përshtypje është se artisti gjen një mundësi shprehjeje edhe kur nuk ka mediumin e tij, thjesht duke përdorur këtë elementin e çarçafëve.”

“Çarçafët e bardhë më duken si një lloj prove e pafajësisë. Çarçafi i bardhë është gjithashtu një sipërfaqe e pafund ku mund të shprehesh”, tha Çeço për BIRN. Velo, tha ai, “e lidh gjithashtu çarçafin e bardhë me letrën e bardhë që ata i vunë para dhe i thanë ‘inkriminoje veten’.”

Tradhtia

Maks Velo.

Velo foli për BIRN në vitin 2008 për rëndësinë e hapjes së dosjeve të mbajtura nga Sigurimi në Shqipëri. Dhe ai shprehu zhgënjim për atë që ai tha se ishte një dështim i disa shqiptarëve, atyre që spiunuan të tjerët ose i denoncuan në mënyrë të rreme në gjykatë, për të shprehur keqardhje për atë që ndodhi nën sundimin komunist.

Velo e publikoi dosjen e tij në vitin 2018.

“Kam takuar disa prej tyre”, tha ai për ata që ishin të përfshirë drejtpërdrejt në rastin e tij, “por në Shqipëri askush nuk di të kërkojë falje”.

“Ata nuk e dinë se çfarë do të thotë ‘më fal’ në këtë vend. Është një fjalë që nuk shprehet kurrë, ndaj duhet ta heqim fare edhe nga fjalori. E besoni dot se sa njerëz në Tiranë duhet të thonë ‘më fal’? Ata përpiqen ta kapërcejnë atë që ndodhi, përpiqen ta maskojnë atë. Disa vazhdojnë të më kërcënojnë. Më kërcënuan kur publikova emrat e tyre. Njëri u përpoq të më sulmonte në rrugë.”

Për Çeçon, Velo ishte “i paprecedentë”.

“Pavarësisht të gjitha historive që kemi lexuar për komunizmin… historia e Maks është paksa e veçantë, sepse Maksi e sfidoi regjimin në një mënyrë të paprecedentë”, tha ai. Ai u dënua “sepse thjesht zgjodhi të ushtrojë pasionin e tij për pikturën, kryesisht pikturën dhe zgjodhi një medium që i pëlqente.”

“Ai pa dosjen e tij të Sigurimit të Shtetit disa vite para se të vdiste dhe aty pa kush e futi në burg dhe sigurisht që ishin të njëjtët njerëz që mbyllën dyert e Akademisë së Arteve për të”, tha Çeço. “Ajo që i ndodhi ishte një fatkeqësi e madhe.”

“Ka shumë figura në Shqipëri që meritojnë homazhe, por duhet të vijnë edhe nga institucionet.”

“Nëse artistë si Maksi vlerësohen për atë që kanë qenë, ne mund të jemi më të mirë se sa jemi sot si shoqëri.”

“Çarçafët e bardhë” u shfaqën në Tiranë më 30 maj në “Tingujt e kujtesës”, një event i organizuar nga fondacioni Kujto.al që nderon artistët e vrarë apo të burgosur gjatë komunizmit.

Etiketa: BIRNBurgÇarçafët e bardhëDokumentarGjykatëGjykatësKrimet e komunizmitMaks VeloPandeli ÇeçoParaPunaPunëshqipShqipëriSigurimiSpaç
Tjetri
6 të arrestuar pas aksionit antidrogë në det

6 të arrestuar pas aksionit antidrogë në det

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.