AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri i Kosovës akuzon grupet e mbështetura nga Serbia për vrasjen e policit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pretendoi se një grup i armatosur rëndë dhe i mbështetur nga Serbia sulmoi policinë, duke vrarë një punonjës dhe plagosur dy të tjerë, përpara se të rrethonte një manastir në zonën veriore të Banjskës.

Xhorxhina BamiSasa DragojlongaXhorxhina BamidheSasa Dragojlo
16:13 | 24/09/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrethimi i manastirit të Banjskës, i treguar nga kryeministri Albin Kurti gjatë një konference për shtyp të dielën më 24 shtator 2023. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se rreth 30 njerëz të armatosur, për të cilët pretendoi se kishin hyrë në Kosovë për të destabilizuar situatën, vranë një punonjës policie dhe plagosën dy të tjerë përpara se të rrethonin një manastir ortodoks serb në Banjskë, pjesë e komunës me shumicë serbe të Zveçanit.

“Janë së paku 30 njerëz të armatosur rëndë… të cilët po rrethohen nga forcat tona policore dhe të cilëve u bëj thirrje që t’u dorëzohen forcave tona të sigurisë,” tha Kurti në një konferencë për shtyp në Prishtinë.

Ai shtoi gjithashtu se ‘ata nuk ishin qytetarë të zakonshëm’, por një formacion profesional.

Në një postim të mëvonshëm në X, i njohur dikur si Tëitter, Kurti fajësoi “trupat e mbështetura nga shteti serb” për kryerjen e atyre që ai i cilësoi si “akte terroriste”.

Një grup besimtarësh dhe murgjish janë mbyllur brenda manastirit të Banjskës për mbrojtjen e sigurisë së tyre.

Gjatë konferencës për shtyp, Kurti tregoi foto të zonës përreth manastirit, për të cilat tha se tregojnë “njerëz të armatosur rëndë me pajisje ushtarake dhe maska” përreth manastirit.

Ai shtoi se “përveç xhipave, kanë edhe makina të blinduara”.

Duke treguar fotot, Kurti pretendoi se njëra prej tyre shfaq një person të paidentifikuar “teksa mban një Zolja [raketë anti-tank] në shpinë” dhe “një xhip pa targa”. Kurti tha se policia e Kosovës dyshoi fillimisht grupi i armatosur përbëhej nga kontrabandistë, por se ata nuk ishin banditët e zakonshëm të kontrabandës me të cilët policia përballet në veri të vendit.

Më herët të dielën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pretendoi se dhuna ishte “orkestruar nga grupe kriminale serbe” dhe e përshkroi atë si një sulm mbi pavarësinë e Kosovës.

Policia e Kosovës njoftoi gjithashtu të dielën se “rreth orës 02:34 në Veri të Mitrovicës, njësia e ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare vëreu në hyrje të fshatit të Banjskës se dy kamionë pa targa ishin vendosur mbi urë”, duke bllokuar hyrjen e fshatit”.

“Njësiti policor hasi rezistencë dhe ndaj tyre u qëllua nga pozicione të ndryshme me një arsenal armësh zjarri, përfshirë edhe granata dhe një Zolja,” shtohet në deklaratën e policisë.

Kjo solli vdekjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e dy të tjerëve.

Dioqeza Rashkë-Prizren e kishës Ortodokse serbe e dënoi sulmin dhe mohoi çdo lidhje me sulmuesit.

Dioqeza tha përmes një deklarate se për arsye sigurie “komuniteti i manastirit dhe besimtarët janë mbyllur brenda rezidencës, ndërkohë që edhe kisha e manastirit është gjithashtu e siguruar”.

“Aktualisht, një grup besimtarësh nga Novi Sad, përfshi priftin Abbot Danilo dhe vëllezërit e manastirit janë brenda,” thuhet në deklaratë.

“Dioqeza është thellësisht e shqetësuar, pasi sipas raporteve të fundit, një grup i armatosur dhe i maskuar depërtoi portat e manastirit duke përdorur një makinë të blinduar. Individë të armatosur dhe të maskuar raportohet se po lëvizin nëpër ambiente dhe herë pas here dëgjohen të shtëna armësh,” shtoi dioqeza.

Dioqeza tha gjithashtu se e dënonte ashpër “dhunën që po ushtrohet një objektin e kultit të Kishës Ortodokse të Serbisë dhe u bën thirrje të gjitha palëve t’i japin fund konfliktit sa më parë që të jetë e mundur”.

Ndërkohë, policia e Kosovës tha se “në përputhje me situatën dhe me rrezikun që paraqesin sulmet sporadike të grupeve kriminale”, policia u është përgjigjur gjuatjeve për vetëmbrojtje dhe për mbrojtjen e qytetarëve të zonës, duke vrarë një nga sulmuesit.

Orë pas incidentit, misioni KFOR i NATO-s e dënoi sulmin ndaj policisë së Kosovës dhe tha se po e monitoronte nga afër situatën në Banjskë, ndërsa shtoi se trupat e KFOR-it ishin të pranishëm në zonë, në gatishmëri për të vepruar nëse do të ishte e nevojshme.

“Policia e Kosovës, si reaguese e parë, ka përgjegjësinë kryesore për menaxhimin e incidentit në terren,” tha KFOR në një deklaratë për mediat.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell e dënoi “ sulmin e shëmtuar të një bande të armatosur kundër oficerëve të Policisë së Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës”.

“Të gjitha faktet përreth sulmit duhet të verifikohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë,” tha Borrell.

Ai shtoi se “EULEX, si reaguesi i dytë i sigurisë është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in”.

Përfaqësitë diplomatike të Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Italisë në Prishtinë e dënuan gjithashtu sulmin mbi policinë e Kosovës.

Etiketa: Albin KurtiArmëBanjskëBEbesimtarëBorrelldhunaDhunëDioqeza Rashkë-PrizrenEULEXGrupet e armatosuraJosep BorrellKFORKishëkontrabandëKosovëMakinaMaskambrojtjeMitrovicaMitrovicëNATONovi SadortodoksPoliciaPolicia e KosovësSerbiaSHSulmtargaVjosaVjosa OsmaniZveçan
I mëparshmi

Kukësi voton për kryetarin e ri të bashkisë

Tjetri

Jurida Bajraktari kalon vetingut pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

Tjetri
Jurida Bajraktari kalon vetingut pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

Jurida Bajraktari kalon vetingut pas trajnimit në Shkollën e Magjistraturës

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.