AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konsumi i familjeve rritet më pak se sa inflacioni

Shqiptarët duket se kanë jetuar gjatë vitit 2022 më keq se sa në vitin 2021, pasi konsumi i familjes shqiptare u rrit me 4.5% kundrejt rritjes prej 6.7% të çmimeve të mallrave të konsumit, bëhet e ditur nga Anketa e Buxhetit të Familjeve, e cila realizohet nga Instituti i Statistikave. Të dhënat e anketës sinjalizojnë gjithashtu rënie të popullsisë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetare duke blere fruta dhe perime. Foto: LSA

Zyrtarisht Shqipëria njohu rritje ekonomike reale të konsiderueshme prej gati 5% në terma realë dhe mbi 11% në terma nominalë. Megjithatë, kjo rritje ekonomike duket se nuk është konvertuar në rritje të mirëqenies së popullsisë së gjerë, ku konsumi në terma realë duket se ka qenë më i ulët se sa në vitin 2021. Instituti i Statistikave publikoi të enjten rezultatet e Anketës së Konsumit të Familjeve, një anketë vjetore në të cilën disa mijëra familje mbajnë shënim shpenzimet e tyre të përditshme. Sipas të dhënave të anketës, familjet shqiptare konsumuan vitin e kaluar mesatarisht çdo muaj 67 miliardë lekë mallra e shërbime, ndërsa në vitin 2021, konsumi mujor vlerësohej nga INSTAT në masën 64.73 miliardë lekë. Siç shihet, konsumi total i familjeve shqiptare gjatë vitit 2022 u rrit me 3.5%, në një kohë që Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit me 6.7%. Diferenca mes këtyre dy shifrave nënkupton rënie në terma realë të konsumit. Me pak fjalë, ndërsa çmimet janë rritur, shqiptarët kanë blerë më pak mallra e shërbime se sa një vit më parë.

Instituti i Statistikave thotë se familja mesatare shqiptare përbëhet nga 3.7 persona anëtarë dhe se kjo familje gjatë vitit të kaluar shpenzoi për konsum 88.367 lekë në muaj. Kjo është 4.5% më e lartë se sa konsumi mesatar i familjes në vitin 2021. Siç shihet, INSTAT raporton konsumin e të gjitha familjeve ose konsumin agregat sipas terminologjisë së ekonomistëve, të rritur me 3.5% ndërsa konsumi mesatar i familjeve si njësi më vete është rritur me 4.5%. Kjo nënkupton rënie të popullsisë së pranishme në vend në periudhën mes dy anketave.

Instituti i Statistikave tashmë prej disa vitesh nuk raporton në të dhënat mbi Anketën e Buxhetit të Familjes të dhëna mbi pabarazinë në konsum. Në raportin e fundit ku është përfshirë një e dhënë e tillë, në vitin 2018, 10 përqindëshi i pasur i popullsisë kishte një konsum mesatar prej 2.4 herë më të lartë se sa 90 përqindëshi i varfër.

Etiketa: EkonomiaFamiljeIndeksiIndeksi i Çmimeve të KonsumitInflacioniINSTATInstituti i StatistikaveKonsumiMASSHshqipShqipëriashqiptare
Tjetri
Politika e PPP-ve në shëndetësi lë pas një gropë financiare

Politika e PPP-ve në shëndetësi lë pas një gropë financiare

727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.