AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Dilema e Izraelit

Ndonëse detyrimisht do të ketë një komponent ushtarak në reagimin e Izraelit ndaj sulmit të Hamas, përgjigja thjeshtë ushtarake vështirë se do të funksionojë. Një komponent diplomatik është i nevojshëm, përfshirë një plan të besueshëm izraelit për krijimin e një shteti funksional palestinez.

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
3 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grua palestineze po punon bashkë me fëmijët e saj pranë një muraleje që paraqet një kotele të gjallë, e cila prezumohet se është pikturuar nga artisti britanik i rrugës Banksy. Piktura gjendet në një mur të një shtëpie të shkatërruar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit verën e kaluar në Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës më 27 shkurt 2015. (AP Photo/Adel Hana)

Historia e Izraelit shpesh ka qenë një histori e konfliktit. Një listë e pjesshme përfshin Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1948 që pasoi lindjen e Izraelit; përpjekja izraelito-franceze-britanike e vitit 1956 për të pushtuar Kanalin e Suezit dhe për të rrëzuar udhëheqësin nacionalist të Egjiptit; Lufta e Gjashtë Ditëve e vitit 1967; lufta Yom Kippur e vitit 1973; dhe pushtimin e Libanit nga Izraeli më 1982. Ka pasur gjithashtu edhe dy intifada palestineze dhe konflikte të shumta më të vogla.

Te kjo listë duhet tashmë të shtohet sulmimi i Izraelit nga Hamasi në tetor 2023. Mijëra raketa me rreze të shkurtër u lëshuan nga Gaza e kontrolluar nga Hamasi kundër qytezave dhe qyteteve të Izraelit perëndimor. Qindra, e ndoshta mijëra luftëtarë të Hamasit kaluan në Izrael duke çarë barrierat mbrojtëse, duke fluturuar mbi to ose duke lundruar anash tyre.

Kostoja njerëzore e këtyre sulmeve është e stërmadhe dhe në rritje. Më shumë se 900 izraelitë kanë humbur jetën. Mijëra janë plagosur. Rreth dyqind të rinj që po ndiqnin një koncert u vranë me gjakftohtësi. Pothuajse i njëjti numër është rrëmbyer. Ky ishte terror – lëndimi i qëllimtë i të pafajshmëve nga një aktor joshtetëror – në shkallë të gjerë.

Ngjarja është gjithashtu një dështim kolosal i shërbimeve sekrete të Izraelit. Shpjegimi më i arsyeshëm se pse Izraeli u kap i papërgatitur ka shumë gjasa të jetë mungesa e vëmendjes më shumë se sa mungesa e paralajmërimit. Siç ishte rasti më 1973, vetëkënaqësia dhe nënvlerësimi i kundërshtarit është diçka e rrezikshme.

Por ishte edhe një dështim në mbrojtje. Masat parandaluese dështuan. Barrierat fizike të kushtueshme u thyen. Gadishmëria ushtarake e Izraelit për luftë dhe niveli i trupave të disponueshëm ishte jashtëzakonisht e pamjaftueshme, ndoshta për shkak se vëmendja është zhvendosur te mbrojtja e kolonëve në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor. Me siguri që për këtë do të ketë hetime zyrtare dhe të pavarura.

Se pse Hamasi sulmoi, kjo është një çështje që nuk kuptohet lehtë. Shpjegimi më i mundshëm është që Hamasi dëshironte të demonstronte se vetëm kjo organizatë dhe jo Autoriteti Palestines që qeveris Bregun Perëndimor dhe as qeveritë e vendeve të tjera arabe, është në gjendje të mbrojë dhe promovojë interesat e Palestinës.

Koha e zgjedhur për sulmin është një çështje tjetër. Ka gjasa që data është zgjedhur për të koinciduar me sulmin e fundit të suksesshëm kundër Izraelit, kryer nga Egjipti dhe Siria 50 vjet më parë, pothuajse në të njëjtën ditë. Por planifikimi dhe stërvitja e sulmit duket se është bërë përgjatë shumë muajve dhe kjo do të thotë se duhet të kemi të bëjmë me një qëllim strategjik të palidhur me një ngjarje të caktuar. Koha e përzgjedhur mund të jetë motivuar nga dëshira për të penguar një klimë gjithnjë e më të përmirësuar për bisedime mes Izraelit dhe Arabisë Saudite, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve, diçka shumë e padëshirueshme nga Irani, vendi mbështetës i Hamasit. Hamasi mundet gjithashtu të ketë shpresuar të përfitojë nga ndasitë politike të Izraelit. Mundet gjithashtu që arsyet të jenë të gjitha këto më sipër.

Sulmuesit e Hamasit morën pengje në Gaza për dy arsye: për të kufizuar hapësirën e manovrimit të Izraelit, sepse përndryshe këto individë do të rrezikohen edhe më shumë, si dhe për t’i shkëmbyer ata për operativë të Hamasit të mbajtur në burgjet e Izraelit.

Izraeli tani përballet me një dilemë akute. Ai dëshiron t’i japë një goditje vendimtare Hamasit, si për të dobësuar organizatën nga pikëpamja ushtarake, ashtu edhe për të diskurajuar sulmet e mëtejshme dhe mbështetjen e Iranit për këto sulme. Dhe Izraeli dëshiron ta bëjë këtë pa sjellë Hezbullahun, e cila ka rreth 150,000 raketa në Liban, të cilat mund të arrijnë pjesën më të madhe të Izraelit, të përfshirë drejtpërsëdrejti në konflikt. Izraeli gjithashtu nuk dëshiron që lufta të zgjerohet në Bregun Perëndimor. Ajo dëshiron që të rivendosë masa parandaluese dhe diskurajuese (deterrence) pa e zgjeruar luftën dhe kjo do të jetë e vështirë.

Ka edhe diçka tjetër që i bën opsionet ushtarake të Izraelit të kufizuara. Pengjet janë një arsye por përveç tyre, pushtimi, ose më saktë, ripushtimi i Rripit të Gazës është një makth. Shumë pak sipërmarrje ushtarake janë më të vështira se sa një luftë në zonë të banuar dhe Gaza është një nga zonat me densitet më të lartë të popullsisë në botë. Shumë ushtarë izraelitë ka gjasa do të humbasin jetën apo do të rrëmbehen në një operacion të tillë.

Sulmet masive ajrore, të konceptuara për të shmangur nevojën për një pushtim tokësor, në mënyrë të pashmangshme do të vrasin apo plagosin një numër të lartë banorësh të pafajshëm të Gazës, gjë që do të pakësojë simpatinë ndërkombëtare dhe mbështetjen për Izraelin. Përpjekjet për të ndaluar furnizimin e Gazës me ushqim, ujë, karburant dhe elektricitet me gjasa do të jenë kundërproduktive. Presioni ndërkombëtar dhe rajonal për një armëpushim do të rritet.

Pastaj është edhe çështja se cili është objektivi strategjik i një operacioni të tillë. Hamasi nuk mund të eliminohet, për shkak se ajo përfaqëson një ideologji po aq sa edhe një organizatë. Përpjekjet për ta shkatërruar atë mbartin rrezikun që t’ia rrisin mbështetjen. Ajo që të vjen në mendje në këtë rast është një pyetje shumë e saktë e ngritur nga ish-Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara Donald Rumsfeld, i cili vrau mendjen nëse bombardimet me dronë amerikanë kundër të dyshuarve për terrorizëm, bombardime që me raste shkaktoni viktima civile, ishin ajo jo një mjet efikas. Pyetja e tij: “A mos po krijojmë më shumë terroristë nga sa po vrasim?”. Kjo ia vlen të pyetet edhe sot.

Kjo e gjitha do të thotë se duhet të ketë një komponent ushtarak në përgjigjen e Izraelit ndaj sfidës së saj të sigurisë, përfshirë rindërtimin e aftësisë së Izraelit për të mbrojtur veten nga sulmet si dhe goditjen e terroristëve në Gaza; por përgjigja ushtarake nuk mjafton. Një element diplomatik duhet të përfshihet në ekuacion, përfshirë një plan të besueshëm izraelit për të krijuar një shtet palestinez funksional.

Ka një shprehje amerikane që thotë se nuk mund të rrahësh diçka me asgjë. Shpërblimi i atyre palestinezëve që janë të gatshëm të mos përdorin dhunën dhe arritja e një marrëveshjeje mes tyre dhe Izraelit është mënyra më e mirë për të margjinalizuar Hamasin.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. An Israeli Dilemma

Etiketa: ArmëBanorëbisedimeDhunëgazGazaGazëHamasHamasihetimeIraniIzraelIzraeliKarburantkonfliktLibanLindja e MesmeLuftaMasamasa parandalueseMbrojtjambrojtjeoperacionoperacioniProject SyndicatepushtimSHSiriaTerroristviktimaviktima civile
Tjetri
Ish-vila e diktatorit do të kthehet në qendër arti

Ish-vila e diktatorit do të kthehet në qendër arti

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.