AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Universiteti i Kosovës ofron kursin e parë master në Drejtësi Tranzicionale

Universiteti i Prishtinës po ofron programin e parë master të fokusuar në çështjet e drejtësisë tranzicionale, i cili synon të ndihmojë vendin të adresojë trashëgiminë e luftës së viteve 1998-1999.

Serbeze HaxhiajngaSerbeze Haxhiaj
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dekani i Fakultetit Juridik Avni Puka me disa nga studentët nga programi i drejtësisë tranzicionale. Foto kortezi e Avni Pukës.

Fakulteti juridik në Universitetin e Prishtinës ka regjistruar 30 studentë për programin e tij të parë master në të drejtat e njeriut, të drejtën penale ndërkombëtare dhe drejtësinë tranzicionale, me leksionet që do të fillojnë më 15 nëntor.

Avni Puka, dekani i fakultetit juridik, tha se programi është hartuar me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtarë dhe është unik në rajonin e ish-Jugosllavisë.

“Përmes këtij programi master presim që të kemi brezin e parë të studentëve në Fakultetin e Juridik, vendas dhe ndërkombëtarë, të specializuar në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë tranzicionale”, tha Puka për BIRN.

Njëzet prej studentëve janë nga Kosova, ndërsa dhjetë të tjerët vijnë nga vende duke përfshirë Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Egjiptin, Ganën dhe Sudanin e Jugut – grupi i parë i studentëve të rregullt ndërkombëtarë në Universitetin e Prishtinës.

Njëra nga studentet, Viona Bunjaku, tha se me ndjekjen e këtij kursi, shpreson të kontribuojë në forcimin e mekanizmave të drejtësisë tranzicionale në Kosovë.

“Ky program është një temë shumë e rëndësishme, duke pasur parasysh se Kosova ka kaluar një të kaluar të hidhur dhe tani po merret me trashëgiminë e saj dhe po kalon një tranzicion shumë të vështirë”, tha Bunjaku për BIRN.

“Besoj se do të ndihmojë shumë në hulumtimin dhe dokumentimin e luftës së vendit”, shtoi ajo.

Termi “drejtësi tranzicionale” mbulon çështjet e kërkimit të së vërtetës, drejtësisë për krimet e kryera, dëmshpërblimet për viktimat, memorializimin dhe reformat institucionale për të parandaluar përsëritjen e konflikteve. Strategjitë e drejtësisë tranzicionale synojnë të ndihmojnë vendet të kalojnë nga situatat e konfliktit drejt paqes së qëndrueshme.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Besfort Rrecaj, i cili do të jetë një nga ligjëruesit e programit, tha se nga një këndvështrim akademik është e rëndësishme të trajtohen çështjet që mund të kontribuojnë për paqen dhe të shqyrtohen zgjidhje të bazuara shkencërisht për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

“Duke qenë se Kosova është ende në proceset e drejtësisë tranzicionale për shkak të së kaluarës së saj, mendoj se kjo është në kohën e duhur dhe do të kontribuojë në proces”, tha Rrecaj për BIRN.

Ai tha se programi i ri “synon të avancojë të kuptuarit, aftësitë dhe aplikimin e mjeteve dhe metodave bashkëkohore për të adresuar çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme të drejtësisë tranzicionale”.

Puka tha se në muajin nëntor në Universitetin e Prishtinës do të themelohet edhe Qendra për Studimin e Gjenocidit, Holokaustit dhe Drejtësisë Tranzicionale.

Ai tha se po punohet edhe për krijimin e një hapësire përkujtimore në kuadër të fakultetit juridik për gratë e përdhunuara në godinën e fakultetit gjatë luftës në Kosovë, si dhe viktimat e masakrave dhe ish-studentët e fakultetit të vrarë në luftë.

“Ne presim të kemi mbështetje nga Ministria e Kulturës”, tha ai.

Megjithatë, një përpjekje e mëparshme për të krijuar një Qendër të Burimeve të Drejtësisë Tranzicionale në universitet në vitin 2018 dështoi pasi projekti pati probleme me financimin.

Etiketa: Avni PukaBIRNDrejtesia tranzicionaleFakulteti juridikGanëKosovaKosovëKursiLigjmastermbështetjeMinistria e KulturësShpresONstudentuniversitet
Tjetri
Derdhet naftë në degën e Devollit, procedohen penalisht dy punonjës të Albpetrol në Kuçovë

Derdhet naftë në degën e Devollit, procedohen penalisht dy punonjës të Albpetrol në Kuçovë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.