AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mediu pranon përgjegjësinë morale, por jo penale për tragjedinë e Gërdecit

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu paraqiti në gjykatë dëshminë lidhur me procesin penal në ngarkim të tij për përgjegjësinë në ngjarjen tragjike në Gërdec, ku megjithëse pranoi përgjegjësinë morale, mohoi atë penale dhe këmbënguli se vepra penale për të cilën akuzohet është parashkruar e nuk mund të penalizohet.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:28 | 30/11/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fatmir Mediu në SPAK | Foto: LSA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ishte një prej dëshmitarëve që dha deklarime të enjten më 30 nëntor në seancën e procesit penal në ngarkim të tij lidhur me përgjegjësinë në ngjarjen tragjike të Gërdecit në mars të vitit 2008, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Në seancën që filloi në orën 9 të mëngjesit dhe vijoi deri në orët e pasdites, dhanë dëshmitë e tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ish-ushtarakë.

Mediu deklaroi ndër të tjera se që prej ditës së shpërthimit, në mendjen dhe në shpirtin te tij rëndon pesha e dhimbjes dhe vuajtjes së familjeve të dëmtuara.”…përulësisht iu rikërkoj një ndjesë të madhe për çfarë ndodhi dhe ju shpreh gjithë keqardhjen time të thellë njerëzore”, pohoi ai, duke mohuar që veprimet e tij të kishin ndikuar në shpërthimin e ndodhur në Gërdec.

Në vijim, Mediu deklaroi se kishte pranuar dhe vijon të pranojë përgjegjësinë e tij morale për atë çfarë ndodhi, duke reflektuar në kohë me dorëheqjen nga detyra si ministër i Mbrojtjes.

Mediu e cilësoi rihapjen e çështjes penle në ngarkim të tij dhe gjykimin, në kundërshtim haptazi me Kodin Penal dhe atë Procedural Penal, me Kushtetutën  dhe Konventën Europiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

Ai u mbrojt me kalimin e afatit 10 vjeçar për të hetuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke këmbëngulur se nuk ka bazë ligjore për t’u ngritur akuzë ndaj tij. “Cili nen i Kodit Penal e parashikon pezullimin e parashkrimit të ndjekjes penale?” pohoi ai dhe shtoi se nuk ka përcaktim ligjor as për pezullim të parashkrimit të dënimit.

Po ashtu, Mediu ngriti pikëpyetje mbi arsyet që e kanë penguar prokurorinë të rihapi çështjen nga viti 2009 deri në 2022-in dhe shtoi se nuk ka asnjë provë të re kundër tij.

Ai i’u kundërvu prokurorisë duke pyetur se përse injoronin parashkrimin e veprës penale, si dhe shprehu bindjen se gjyqtarja kishte arsye ligjore të plota për t’u shprehur për parashkrimin në momentin e paraqitjes së kërkesës nga ana e tij dhe jo në vendimin përfundimtar. Mediu u ankua ndaj gjykatës edhe për refuzimin e kërkesës për të thirrur në proces si dëshmitarë autoritete, që sipas tij dëshmitë e tyre lidhen direkt me funksionin për të cilin e akuzojnë se e ka shpërdoruar. Të pajustifikuar cilësoi edhe pranimin si dëshmitarë të punonjësve të thjeshtë, e rojeve të fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në Gërdec.

Në seancat e mëparshme janë pyetur dhjetëra dëshmitarë që kanë rrëfyer mbi momentin e shpërthimit në Gërdec, si dhe për organizimin e procesit të demontimit të municioneve luftarake. Ndërkohë, në seancat në vijim do pyeten të tjerë dëshmitarë, mes tyre edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Aldo Bumçi, ish-ministër drejtësie në qeverinë ‘Berisha’.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.

 

Etiketa: Aldo BumçidëshmitarëFatmir MediuGërdecGjykatëGjykatësKodi PenalKodit PenalSali BerishaShkelzen BerishaShpërdorim detyreSPAKTragjedia e Gerdecit
I mëparshmi

KPA njihet me pretendimet në çështjen e prokurorit Naim Tota

Tjetri

KPA: Arjan Qafa ka mbajtur qëndrime që bien ndesh me vlerat e gjyqtarit

Tjetri
‘Kemi kontratë paramartesore’: Gjyqtari Qafa tenton të distancohet nga paratë e së shoqes

KPA: Arjan Qafa ka mbajtur qëndrime që bien ndesh me vlerat e gjyqtarit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.