AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Nxënësit e Evropës Juglindore shënojnë rënie në performancë në testet PISA

Disa vende në Evropën Juglindore patën rezultate më të këqija se më parë në vlerësimin e fundit të OECD-së për aftësitë në matematike, shkencë dhe lexim të 15-vjeçarëve, me Turqinë një nga të paktat vende që shfaqi një prirje drejt përmirësimit.

Vuk TesijangaVuk Tesija
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve 2022, testet PISA, të publikuara të martën, treguan se nxënësit në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore arritën rezultate të ngjashme ose më të këqija mesatarisht sesa në testet e mëparshme katër vjet më parë.

Testet PISA janë një nismë mbarëbotërore nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD për të matur aftësinë e nxënësve 15-vjeçarë për të përdorur njohuritë e tyre në matematikë, shkencë dhe lexim.

Testet eksplorojnë se sa mirë nxënësit mund të zgjidhin probleme komplekse, të mendojnë në mënyrë kritike dhe të komunikojnë në mënyrë efektive, duke dhënë një pasqyrë se sa mirë sistemet arsimore të vendeve të tyre i përgatitin ata për sfidat e jetës reale.

Globalisht, rezultatet e testit PISA 2022 treguan një rënie të performancës së nxënësve, me ekspertët arsimorë të OECD-së që fajësuan problemet afatgjata në sistemet arsimore, duke përfshirë mungesën e investimeve dhe mbështetjes për nxënësit e shkollave, si dhe ndikimin e pandemisë COVID-19.

Rezultatet mesatare të Shqipërisë për vitin 2022 ishin në rënie në krahasim me vitin 2018 në matematikë, lexim dhe shkencë.

“Nxënësit raportuan se kishin bërë dukshëm më pak përpjekje për PISA në vitin 2022 në krahasim me vitin 2018 dhe ka indikacione të qarta që nxënësit nuk u angazhuan seriozisht gjatë gjithë testit dhe pyetësorit. Prandaj, rezultatet duhet të interpretohen me kujdes”, thuhet në prezantimin e sondazhit të PISA-s.

Përkeqësimi i rezultateve në Shqipëri u lidh edhe me dëmtimin e infrastrukturës në shkolla nga tërmeti i vitit 2019, i cili ndërpreu arsimin për shumë nxënës, pandeminë COVID-19 dhe gjendjen e keqe të infrastrukturës digjitale, e cila shkaktoi vështirësi për mësimin online. Shqipëria mori pjesë për herë të parë në PISA në vitin 2001 dhe pati përmirësime të vazhdueshme deri në vitin 2018.

Në Bullgari, rezultatet mesatare të vitit 2022 ishin në rënie në krahasim me vitin 2018 në matematikë dhe lexim, por mbetën të ngjashme në shkencë. Rezultatet e Bullgarisë ishin ndër më të ulëtat e vërejtura ndonjëherë në të tri lëndët.

Në Kroaci, rezultatet e vitit 2022 ishin pothuajse të njëjta si në vitin 2018 në matematikë dhe lexim, dhe në rritje në krahasim me vitin 2018 në shkencë. Duke marrë parasysh të gjitha rezultatet e vëzhguara gjatë 18 viteve që nga viti 2006, rezultatet mesatare të Kroacisë mbetën jashtëzakonisht të qëndrueshme në matematikë dhe lexim.

Rezultatet për Greqinë ishin më të ulëta në krahasim me vitin 2018 në matematikë, lexim dhe shkencë. Në të tri lëndët, performanca mesatare ishte më e ulët në vitin 2022 se në çdo vlerësim të mëparshëm dhe rënia e mprehtë e rezultateve që nga viti 2018 përforcoi një rënie që filloi shumë më herët. Nga viti 2012 deri në vitin 2022, arritjet e nxënësve ranë mesatarisht në të tri lëndët.

Në të tri lëndët, rezultatet mesatare të vitit 2022 për Kosovën ishin në rënie në krahasim me vitin 2018. Kosova mori pjesë në testimin PISA për herë të parë në vitin 2015. Që atëherë, përqindja e nxënësve që kanë shënuar rezultate nën nivelin bazë të performancës është rritur me më shumë se pesë për qind në të tri lëndët.

Rezultatet e Moldavisë për vitin 2022 ishin pothuajse të njëjta si në vitin 2018 në matematikë dhe në rënie krahasuar me vitin 2018 në lexim dhe shkencë. Moldavia mori pjesë në PISA për herë të parë në vitin 2010. Rezultatet e saj të vitit 2022 ishin më të larta se në vitin 2010 në matematikë dhe lexim, por u rikthyen në nivelet afër vitit 2010 në shkencë.

Vlerësimi mesatar i Malit të Zi në matematikë, lexim dhe shkencë ka pësuar një rënie në krahasim me vlerësimet e vitit 2018. Në të tri lëndët, rezultatet mesatare të vendit në PISA 2022 ishin gjithashtu nën ato të vëzhguara në 2015.

Edhe Maqedonia e Veriut ka shënuar rënie në vitin 2022 krahasuar me vitin 2018. Pavarësisht rënies, rezultatet e matematikës në vitin 2022 mbetën mbi ato të vërejtura në vitin 2015. Ndryshe nga kjo, rezultatet e leximit dhe shkencës u kthyen në nivelin e vërejtur në 2015.

Rezultatet mesatare të Rumanisë në vitin 2022 ishin afërsisht të njëjta si në vitin 2018 në matematikë, lexim dhe shkencë, por në matematikë, rezultatet mesatare ishin më të ulëta se ato të vërejtura në 2012 dhe 2015. Tendenca e përgjithshme që nga viti 2012 në lexim dhe shkencë mund të përshkruhet si e sheshtë – as në përmirësim e as në rënie.

Megjithatë, tendenca është më pozitive kur merret parasysh edhe zgjerimi i arsimit të mesëm në popullsi të margjinalizuara më parë në vend. Midis vitit 2012 dhe 2022, numri i 15-vjeçarëve të kualifikuar për t’iu nënshtruar testit PISA u rrit në Rumani. “Kjo sugjeron që regjistrimi në shkollat e mesme është rritur ndjeshëm”, thuhet në raport.

Rezultatet e Serbisë kanë qenë relativisht të qëndrueshme gjatë dekadës së fundit, që nga PISA 2012. Rezultatet mesatare të vitit 2022 ishin afërsisht të njëjta si në vitin 2018 në matematikë, lexim dhe shkencë. Krahasuar me vitin 2012, pikët nuk kanë ndryshuar dukshëm. Serbia mori pjesë për herë të parë në PISA në vitin 2006 dhe deri në vitin 2012 shënoi rezultate gjithnjë e më të mira në të tri lëndët.

Një vend që ka treguar një prirje drejt përmirësimit është Turqia, rezultatet mesatare të së cilës në vitin 2022 ishin afërsisht të njëjta si në vitin 2018 në matematikë, në rënie krahasuar me 2018 në lexim dhe rritje në shkencë.

“Turqia është një nga vendet e pakta, rezultatet e PISA-s së të cilës u përmirësuan gjatë një periudhe prej më shumë se dhjetë vjetësh”, thuhet në raport.

Etiketa: BullgariCOVIDCOVID-19KosovaKosovëKroaciMaqedoniaMaqedonia e VeriutMoldaviaOECCOECDOrganizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim EkonomikPISAPISA 2022raportRumaniSerbiaSHshkollashqipShqipëriShqipëriaTurqiazhvillimzhvillim ekonomik
Tjetri
Prokurorja Françeskina Lekani përballet me probleme për pasurinë dhe profesionalizmin

Shkarkohet nga KPK prokurorja Françeskina Lekani

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.