AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vuçiçi i blen kohë vetes nëpërmjet zgjedhjeve

Kur presidenti serb Aleksandër Vuçiç njoftoi mbajtjen e zgjedhjeve, ai e dinte se ylli i partisë së tij po fillonte të zbehej. Më mirë të godas tani, mendoi ai, para se të jetë tepër vonë.

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
3 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Foto: Presidenca e Serbisë.

Kur keni dyshime, lajmëroni mbajtje zgjedhjesh. Dhe dyshimet për Partinë Progresive në pushtet të Serbisë po rriten, thonë ekspertët.

Inflacioni i lartë, ulja e standardeve të jetesës, protestat masive dhe negociatat e pakëndshme për Kosovën e kanë shtyrë presidentin Aleksandër Vuçiç të marrë pozicionin e tij tipi – atë të njeriut në krye të fushatës zgjedhore.

Me sa duket, Vuçiç po i jepte opozitës atë që ajo kishte kërkuar – zgjedhjet. Por presidenti i Serbisë nuk njihet për bujari ndaj ndaj rivalëve. Në këtë lëvizje duhet të ketë diçka në dobi të Partisë Progresive Serbe.

“Ai e kuptoi se partia e tij po përjeton një rënie të konsiderueshme dhe se mbështetësit e tij nuk janë të motivuar si më parë”, tha Milos Besic, një profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. “Ai vlerësoi se Partia Progresive do të jetë e fortë për një periudhë kohe dhe se ajo forcë duhet të përdoret përpara se gjërat të përkeqësohen më tej.”

Partia Progresive ka qenë në pushtet që nga viti 2012 dhe Vuçiçi lideri më i shquar i vendit fillimisht si zëvendëskryeministër, më pas kryeministër dhe, që nga viti 2017, si president. Por ndërsa partia dhe partneri i saj i vogël, socialistët, duket se kanë gjasë të fitojnë një mandat të ri në zgjedhjet e 17 dhjetorit, ata rrezikojnë të humbasin kryeqytetin – shtëpia e gati një të tretës së popullsisë serbe.

Shkencëtari politik Dusan Spasojevic tha për BIRN se kjo mund të shënojë fillimin e fundit. Ai paralajmëroi, “Është një fazë që mund të zgjasë me vite”.

“Vuçiçi e dinte se do ta humbiste Beogradin”, tha Spasojevic. “Ai mendoi se është më mirë t’i mbajë tani ato zgjedhje bashkë me ato parlamentare, për sa kohë ata kanë ende njëfarë mbështetjeje dhe ndërsa opozita nuk është plotësisht e organizuar.

Partia Progresive Serbe si “viktimë”

 

Ivica Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë. Foto: www.sps.org.rs

Vuçiçi nuk kandidon për t’u rizgjedhur dhe nuk është më kryetar i Partisë Progresive. Por ai është megjithatë, si gjithmonë, në krye dhe në qendër të fushatës elektorale të partisë.

Dhe ajo fushatë ka qenë veçanërisht e pistë, thonë kritikët, me shpifje të botuara kundër kandidatëve të opozitës në tabloidet pro-qeveritare, dhënie përkrahjeje sociale që nuk kanë bazë në ligj dhe shfrytëzim të padrejtë të burimeve shtetërore.

“Është një fushatë plotësisht e personalizuar”, tha Spasojevici. “Vuçiçi mbart të gjithë popullaritetin dhe është garantuesi i premtimeve zgjedhore. Anëtarët e Partisë Progresive fokusohen te rrugët që ndërtuan, në rritjen e pretenduar ekonomike dhe te presidenti i vendit si një njeri që mund të garantojë që këto gjëra të vazhdojnë kështu.”

Dhe pastaj është edhe “diskursi populist”, tha Besic, në të cilin Partia Progresive e portretizon veten si një opozitë ndaj interesave personale dhe elitave.

“Keni situatë të përmbysur”, tha Besic. “Sipas tyre, Partia Progresive është viktimë e një lloj elite dhe se ata janë të vetmit mbrojtës të interesave të popullit.”

Partneri më i vogël i Partisë Progresive në pushtet, Partia Socialiste e Serbisë, SPS, po shpreson te pjesa e saj e rregullt e votave – diku midis tetë dhe 11 për qind, falë historisë së saj si pasardhëse e Lidhjes së Komunistëve dhe partisë së të ndjerit Sllobodan Millosheviç. Megjithatë, ka pak socializëm në politikat e partisë.

“Ideologjia e vetme e Partisë Socialiste Serbe është të jetë në pushtet”, tha Besic. “Ata kanë përkrahës shumë të përkushtuar dhe besnikë dhe e lidhin atë me simbolikë. Gjithashtu, ata nuk janë të detyruar të ekuilibrohen mes Lindjes dhe Perëndimit, siç bën Partia Progresive, dhe mund të marrin pranë vetes njerëz që janë më konservatorë dhe të orientuar drejt Rusisë.

Kryetari i Partisë Socialiste Serbe, Ivica Daçiç, ministri aktual i jashtëm i Serbisë, po bën fushatë si kryeministër i mundshëm. Ndonëse kjo nuk ka gjasa, Partia Progresive ka pasur prej kohësh një pozicion kryesor në përcaktimin e përbërjes së qeverive serbe.

Pavarësisht nga roli kryesor i Millosheviçit në luftërat që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë në vitet 1990, Partisë Socialiste iu deshën vetëm tre vjet nga momenti kur ai ra në vitin 2000 për të rimarrë një rol të rëndësishëm në politikën serbe duke mbështetur një kabinet pakice. Në vitin 2008, partia u kthye në pushtet, fillimisht me demokratët properëndimorë dhe më pas nga viti 2012 me Partinë Progresive.

Progresistët përballen gjithmonë me rrezikun që socialistët të mund të bashkohen me opozitën, por kjo nuk ka ende gjasa të ndodhë, tha Spasojevic.

“Partia Progresive është ende e fortë dhe Partia Socialiste e Serbisë nuk mund të bëjë dot shumë me forcën aktuale të opozitës”, tha ai për BIRN. “Por kur të vijë koha, Partia Socialiste e Serbisë do të jetë padyshim faktori vendimtar.”

Gjatë zgjedhjeve të fundit në 2022, Partia Progresive humbi disa nga votuesit e saj përballë Partisë Socialiste për shkak të linjës më pro-ruse të kësaj të fundit në luftën në Ukrainë. Ndoshta në përpjekje për t’i rifituar ata, Partia Progresive nuk u përmbajt as për të sulmuar partnerin e saj qeverisës.

“Partia Progresive është një parti megalomane”, tha Besic. “Ata duan gjithçka që mund të marrin. Aktualisht, ata nuk mund të rriten në asnjë drejtim tjetër përveçse në elektoratin e Partisë Socialiste, i cili është i ngjashëm me elektoratin e tyre. Kjo është arsyeja pse ka sulme.”

Transformim

Në maj, dy vrasje masive, e para nga një djalë 13-vjeçar në shkollën e tij fillore, shkaktuan një shpërthim zemërimi dhe zhgënjimi për atë që shumë serbë e panë si një kulturë dhune të kryesuar nga Vuçiçi dhe Progresistët.

Kundërprotesta e partisë në pushtet, e cila tërhoqi një pjesëmarrje shumë më të vogël se tubimet “Serbia kundër dhunës”, u pa gjerësisht si tregues i trajektores së saj në rënie.

Shumica e sondazheve sugjerojnë se së bashku Partia Progresive dhe Partia Socialiste nuk do të fitojnë shumicën në Beograd.

Besic tha se Vuçiçi dhe Progresistët e dinë se mbështetja e tyre në kryeqytet po pakësohet, por besojnë se kanë ende një shans përpara se të humbasin shumë terren.

“Ai nuk do të merrte asgjë, nëse do të priste pranverën e vitit 2023”, tha Besic. “Ata tani mendojnë ende se mund të fitojnë.”

Opozita fitoi më shumë vota në Beograd herën e fundit, por humbi kur ato u përkthyen në vende. Besic tha se është e mundur që Partia Progresive, pasi të dalin rezultatet, do të përpiqet të joshë mjaft deputetë individualë të opozitës për të siguruar një shumicë, veçanërisht nga partitë më të vogla nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë.

“Në sistemin tonë paradoksal zgjedhor, deputetët janë pronarë të vendeve pavarësisht se njerëzit votojnë për partitë”, tha ai. “Ata do të përpiqen t’i joshin disa nga deputetët.”

Sa i përket të ardhmes së Partisë Progresive Serbe, Spasojevic tha se gjithçka varet nga Vuçiçi, pasi pasardhësi i zgjedhur nga ai vetë në krye të partisë, ministri i Mbrojtjes Milos Vucevic, shihet gjerësisht si një marionetë.

“Nëse ata fitojnë një mandat tjetër parlamentar katërvjeçar, kjo do të jetë kohë që Vuçiçi do ta përdorë për ta transformuar edhe një herë partinë e tij”, tha Spasojevic. “Kjo është arsyeja pse ai shkoi në zgjedhje tani.”

Etiketa: Aleksandër VuçiçBeogradBIRNdeputetDhunëInflacioniIvica DaçiçKosovëkryetarLigjMillosheviçMjaftOpozitaParaPartiaPartia Progresive SerbePartia SocialistePartisë SocialistepopulistpresidentProtestatSerbiSerbiaSHshpërthimShpifjeShpresONVotavotuesitvrasjevuçiçzgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Edi Rama

Si e paguan shqiptarët borxhin publik?

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.