AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kundër historisë, Basha propozon burg për “deputetët që shpifin”

Në një kohë kur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe tendenca e përgjithshme e vendeve demokratike është dekriminalizimi i plotë i shpifjes dhe fyerjes, kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka propozuar rikthimin e burgut.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:26 | 20/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Lulzim Basha duke dhënë deklaratë për shtyp. Foto: Xhemali Moku/ Birn

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha depozitoi të hënën në Kuvendin e Shqipërisë një propozim për ndryshim në Kodin Penal, duke kërkuar dënimin me gjobë ose burg të deputetëve, në rast se këta gjenden fajtorë për shpifje, një kërkesë kjo që dukshëm bie ndesh me jurispudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe me tendencën e përgjithshme të botës demokratike për dekriminalizimin tërësor dhe final të shpifjes dhe fyerjes.

Basha nuk ka dorëzuar relacion shoqërues për të argumentuar se pse, sipas opinionit të tij, një masë e tillë është e nevojshme. Propozimi i tij vjen vetëm pak muaj pasi, raporti i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 14 majit, përsëriti rekomandimin e mëparshëm për dekriminalizimin e shpifjes. [Link]

Sipas propozimit të publikuar në faqen e Kuvendit kërkohet ndërhyrje në nenit 120 të Kodit Penal duke shtuar një paragraf të ri.

“Kur, kjo vepër, kryhet nga të zgjedhurit, gjatë kohës së ushtrimit të mandatit, në seancat parlamentare të Kuvendit, apo në çdo formë tjetër, përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vjet,” thuhet në propozimin e Bashës. [Link]

Neni aktuali nuk shënjon politikanët më vete dhe trajton shpifjen dhe fyerjen në përgjithësi si kundravajtje, e cila dënohet me gjobë nga 50 mijë deri në 3 milionë lekë. Kërkesat e vazhdueshme të avokatëve për mbrojtjen e lirisë së fjalës kanë qenë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR për dekriminalizimin e shpifjes dhe për trajtimin e problemeve të kësaj natyre si çështje civile.

Pyetur nga BIRN, zyra e shtypit pranë PD-së i tha BIRN se iniciativa synon të frenojë fenonomenin e akuzave politike të pabazuara në fakte dhe prova.

“Të zgjedhurit në Kuvend nuk mundet të kenë një trajtim preferencial në raport me zgjedhësit e tyre. Deputetët nuk mund të kenë lirinë e shpifjes, përsa kohë kjo liri nuk u njihet as nga Kushtetuta,” tha zyra e shtypit e Bashës.

Propozimi për një dënim më të ashpër për deputetin, sipas PD-së, bëhet “për shkak të ndikimit të dhe publicitetit që u ofrohet qëndrimeve të tyre në publikun e gjerë”.

Kryeministri Edi Rama pati një shqetësim të ngjashëm me Bashën në vitin 2015, kur propozoi kriminalizimin e asaj që ai e quajti “shpifje ndaj zyrtarëve të lartë”. Edhe Rama, njësoj si Basha, pretendoi në atë kohë se dëmi që i bëhet shoqërisë nga cënimi i reputacionit të zyrtarëve, kërkon dënim me burg dhe jo thjesht trajtimin e tyre si çështje civile. Në atë kohë, Rama u detyrua të tërhiqet nga propozimi pas një orteku kritikash vendëse dhe ndërkombëtare.

Ndryshe nga sa sugjeron Basha, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut konsideron debatet politike si të tilla që gëzojnë nivelin më të lartë të mbrojtjes, pavarësisht nëse mund të jenë apo jo shpifëse.

Ndryshe nga bota, deputetët shqiptarë kanë vendosur ndryshe. Në vitin 2012, kur u krye reforma e fundit sa i përket lirisë së shprehjes dhe nga Kodi Penal u hoqën dënimet me burg për shpifje dhe fyerje, me kërkesë të deputetes Ermonela Felaj, në atë kohë në opozitë, propozimi fillestar për dekriminalizim të plotë u rrëzua.

 

Etiketa: BashaBIRNBurgDekriminalizimdeputetEdi RamaErmonela FelajFinalGjykataGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutGjykata Evropiane e të Drejtave të NjeriutGjykatëGjykatësKodi PenalKodit PenalKryeministri Edi RamaKuvendLulzim BashaMASnatyreODIHROSBEOSBE-ODIHRPartisë DemokratikePDProjektligjRamaraportRaportiReformaSHShpifjaShpifjeshqipZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Kolë Hysenaj

Tjetri

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e masave ndaj Berishës

Tjetri
Berisha njofton se është shpallur “non-grata” edhe nga Britania e Madhe

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për pezullimin e masave ndaj Berishës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.