AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës kërkon pafajësi në gjykatë

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe tetë të akuzuar të tjerë për aferën me një tender prej 2.8 milionë eurosh për ndërtimin e një ujësjellësi pretenduan pafajësi para Gjykatës së Posaçme. Alla i tha gjykatës ta “mendonte me qetësi” çështjen, ndërsa këmbënguli se kishte shërbyer ndershmërisht.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
17:33 | 21/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. Foto: LSA.

Gjykata e Posaçme u tërhoq të enjten për të marrë vendim në çështjen ndaj ish-kryetarit socialist të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla dhe 8 të pandehurve të tjerë të akuzuar për një aferë korruptive në një tender për ndërtim ujësjellësi me vlerë me 2.8 milionë euro.

Tërheqja për vendimmarrje u bë pasi trupa gjykuese dëgjoi konkluzionet e mbrojtjes së të akuzuarve. Të gjithë të pandehurit pretenduan pafajësi para gjykatës, ndërsa në alternativë avokatët e tyre kërkuan dënime të lehta apo të pezulluara duke pretenduar se mungonte rrezikshmëria dhe se vepra penale nuk kishte pasur pasoja.

Mbrojtja e ish-kryebashkiakut Lefter Alla ngriti një sërë pretendimesh, prej faktit që nuk kishte vepër penale, te fakti që prokuroria duhej të ishte fokusuar vetëm te një shkelje, deri te fakti që Alla si i zgjedhur nuk e njihte ligjin administrativ mirë dhe shkeljet mund të ishin pasojë e kësaj mosnjohjeje.

Edhe në kërkimin për gjykatën avokatja Klodjana Gjyzari ngriti një seri pretendimesh, duke kërkua pafajësi dhe nëse kjo nuk merrej parasysh një dënim më të lehtë apo një dënim të pezulluar duke cituar rrethana lehtësuese përfshi shëndetin e ish-kryebashkiakut.

Vetë Alla që foli pas avokates pretendoi se nuk kishte shkelur ligjin dhe këmbënguli te statusi i tij prej të zgjedhuri. Alla pretendoi se kishte sakrifikuar biznesin e familjes për “t’i shërbyer popullit të Bulqizës” dhe tha se kishte punuar me ndershmëri ndërsa përmendi një listë punësh të bëra sipas tij.

Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe mbrojtja e ish-nënkryetares Enkeleda Lleshi. Kjo e fundit megjithatë këmbënguli se ajo nuk kishte pasur tagra përpos atyre të lëna nga kryetari dhe këmbënguli se nuk kishte dijeni për punimet. Avokati i saj Jordan Daci i kërkoi gjykatës të mbante parasysh që Lleshi ishte studente dhe se roli i saj ishte i kufizuar.

Qëndrime për pafajësi mbajtën edhe të akuzuarit e tjerë. Biznesmeni Aqif Konesha, i akuzuar për falsifikim, pretendoi se dokumentet e sjella nga prokuroria si prova nuk ishin firmosur prej tij dhe këmbënguli të ishte i pafajshëm.

Një javë më parë më 15 dhjetor prokurorja e SPAK Dorina Bejko, kërkoi dënimin me 2.4 vjet burg për ish-kryebashkiakun Alla dhe 17.6 vjet burg gjithsej për të pandehurit e tjerë të cilët përfituan edhe ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Alla dhe zyrtarët publikë akuzohen për veprat penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

Për të pandehurën Enkeleda Lleshi, ish-nënkryetare e bashkisë u kërkua dënimi me 2 vjet burg dhe heqjen e të drejtës për 5 vjet për ushtrimin e funksioneve publike; për Rubin Kolën, Arsen Gjokën, Leonard Daçin e Kujtim Zogun u kërkua dënimi me nga 1 vjet e 4 muaj për secilin, si dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet; ndaj Erion Isakut dhe Rasim Dacit u kërkua dënimi me 2 vjet e 8 muaj burgim dhe heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet për të parin dhe 3 vjet për të dytin.

Po ashtu, prokurorja Bejko kërkoi deklarimin fajtorë dhe dënimin e dy të pandehurve për “Falsifikim të dokumenteve”. Konkretisht, për Aqif Koneshën u kërkua dënimi me 1 vit e 6 muaj burgim dhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione administrative për 3 vjet; dhe ndaj Dali Gazidedjas 1 vit e 2 muaj heqje lirie.

Sipas SPAK procedura e prokurimit për të cilën akuzohen zyrtarët e Bashkisë së Bulqizës është inicuar dhe zhvilluar në kundërshtim me ligjn “Për prokurimin publik” dhe aktet nënligjore.

Etiketa: AdministrativeAqif KoneshaArsen GjokaBulqizëBurgDorina BejkoEnkeleda LleshiErion IsakuEuroGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësJordanJordan DaciKujtim ZoguLefter AllaLeonard DaçiMbrojtjaParapasojaProkuroriaPunëRasim DaciRubin KolaSHShpërdorim detyreSPAKstudentetenderTenderauljeVendim
I mëparshmi

Rruga pa krye e Putinit

Tjetri

Rama paralajmëron vendosjen e Bashkisë së Himarës nën qeverisjen qendrore

Tjetri
Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro kallëzohet nga KLSH për shtatë tenderë

Rama paralajmëron vendosjen e Bashkisë së Himarës nën qeverisjen qendrore

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.