AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi miraton rregullat e reja për komisionet hetimore

U votua të enjten vetëm me votat e mazhorancës socialiste projektligji për ndryshime në ligjin për komisionet hetimore parlamentare, duke vendosur rregulla të reja për funksionimin e tyre.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë | Foto: LSA

Votimi u bë pa debat dhe në mënyrë të nëanshme pasi opozita vijoi protestën për rrëzimin e dy kërkesave të saj për ngritjen e komisioneve hetimore gjatë sesionit të vjeshtës.

Kërkesat për hetimin e konçensioneve në shëndetësi dhe ajo për përdorimin e të dhenave personale për qëllime politike, e njohur si “databasa e patronazhistëve”,  u rrëzuan nga PS-ja me justifikimin e nevojës për një ligj të ri.

Më herët PS ka refuzuar dhe hetimin për zbatimin e ligjit për investimet strategjike, çështjen e humbjes së qeverisë në një gjyq arbitrazhi me biznesmenin italian Francisko Beçhetti dhe hetimin e përdorimit të fondeve publike për udhëtimet charter të kryeministrit Edi Rama.

Një komision hetimor për problematikat në zgjedhjet e vitit 2021 u ngrit por u pezullua pa asnjë rezultat konkret.

Ndryshimet e inicuara nga deputetja Ermonela Felaj kufizojnë të drejtën e opozitës për ngritjen e tyre dhe vendosin rregulla që i japin mundësi mazhorancës të kontrollojë vendimmarrjen për mbedhjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve.

Sipas PS-së ndryshimi i ligjit erdhi si nevojë për implementimin e interpretimeve të bëra nga Gjykata Kushtetuese për këtë çështje dhe për të “disiplinuar” punën e këtyre komisioneve në të ardhmen.

Po ashtu ndryshimet i japin mundësi shumicës të vendosë për mbledhje me dyer të mbyllura gjatë dëshmive në komision, me arsyetimin se publiciteti mund të dëmtojë dëshmitarët ose të dhënat që paraqiten në komision.

Që pas komisionit të bujshëm për aferën e inceneratorëve që përfundoi punimet në mars 2022 mazhoranca ka refuzuar çdo kërkesë tjetër të opozitës, duke mohuar një të drejtë kushtetuese të saj për të kontrolluar qeverisjen.

Në traditën e Kuvendit të drejtën për hetime parlamentare nuk e ka përdorur vetëm opozita, por edhe mazhoranca në një rast në vitin 2021, kur ngriti komision për të shkarkuar Presidentin e atëhershëm Ilir Meta, vendim që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Në seancën e së enjtës deputetët socialistë miratuan me 75 vota pro dhe ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Unionin për Konservimin e Natyrës (IUCN)”. Si dhe ratifikuan dy marrëveshje, një me Bashkimin Europian “për hartat treguese të rrjetit transevropian të transportit në Shqipëri” dhe me qeverinë gjermane  për projektin e investimeve në sektorin e ujërave.

Etiketa: ArbitrazhASHKBEdeputetdëshmitarëEdi RamaErmonela FelajGjykataGjykata KushtetueseGjyqhetimeIlir MetaInceneratorInvestimet strategjikeKomisionkushtetueseKuvendiLigjmarrëveshjeMbledhjeMetaOpozitaPSPunëRamaSHshqipShqipëriVendimVotaVotimiZgjedhjet
Tjetri
Rama anulon mbledhjen me qeverinë e Kurtit, BE sinjalizon sanksione

Në pikëpyetje plani i Shqipërisë për të përdorur AI për të harmonizuar ligjet me BE-në

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.