AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

BSH bleu 340 milionë euro deri në shtator 2023

Përgjatë një periudhe nëntëmujore, banka qendrore bleu 182 milionë euro me procedurën e zakonshme dhe rreth 160 milionë të tjera me ndërhyrje të jashtëzakonshme, bëhet e ditur nga statistikat zyrtare, ndërhyrje që dukshëm nuk mjaftuan për të parandaluar forcimin e lekut.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
17:16 | 27/12/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Selia qendrore e Bankës së Shqipërisë | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Banka e Shqipërisë ndërhyri në tregun e këmbimit valutor duke blerë rreth 340 milionë euro gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, ku një pjesë ishin ndërhyrje të jashtëzakonshme të kryera në qershor dhe korrik të bëra me motivacionin: “për të ndaluar çrregullimet në tregun e brendshëm”. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat zyrtare mbi ndërhyrjet në treg të publikuara së fundmi në faqen e internetit të BSH.

Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, BSH pati bërë blerje të zakonshme në masën 96 milionë euro dhe nuk pati ndërhyrë në mënyrë të jashtëzakonshme. Blerjet këtë vit rezultojnë 2.5 herë më të larta se sa vitin e kaluar.

Leku shqiptar përjetoi përgjatë të gjithë vitit një forcim të vazhdueshëm dhe shqetësues. Qeveria thotë se ky është sukses i ekonomisë ndërsa shumë ekspertë vërejnë se forcimi duket se rrjedh nga para me burime të panjohura, pra nga para të pista.

Në janar të këtij viti euro kushtonte mesatarisht 115 lekë, ndërsa në fund të vitit, euro kushton 103.5 lekë me një forcim prej 11 për qind. Forcimi i lekut i bën importet më të lira, por njëkohësisht gërryen aftësinë e vendit për të prodhuar mallra nga më të ndryshmet.

Të dhënat e BSH tregojnë se dy ndërhyrjet e jashtëzakonshme u kryen më 9 qershor, kur BSH hodhi në treg 5 miliardë lekë përkundrejt eurove si dhe më 20 korrik, kur u blenë ekuivalenti i 12.1 miliardë lekëve.

Ekonomia shqiptare ka funksionuar me dy shpejtësi gjatë kësaj periudhe, me rritje jo të vogël në sektorin e ndërtimit dhe në sektorin e pronave të patundhshme dhe me rënie në sektorin e manifakturës dhe të bujqësisë. Në tremujorin e tretë të këtij viti, manifaktura, ku përfshihet prodhimi për eksport i veshjeve dhe këpucëve, pësoi një rënie vjetore në masën 8.2 për qind ndërsa bujqësia pësoi rënie në masën 0.5 për qind. Nga ana tjetër, ndërtimi u rrit me 4.7 për qind ndërsa aktiviteti i pasurive të patundshme u rrit me 12 për qind.

Banka e Shqipërisë ka qenë ngurruese për ndërhyrje në tregun e këmbimit valutor për shkak se blerja e eurove të tepërta nënkupton praktikisht inflacion të përgjithshëm në ekonominë kombëtare.

Etiketa: Banka e ShqipërisëblerjeEkonomiaEkonomia shqiptareEuroForcimi i lekutImportetInflacioniKursi i KembimitliraMASParaPasuri të paluajtshmeQeveriaSektori i ndertimitshqipshqiptareshtatorStatistikatTreg
I mëparshmi

Kushtetuesja kërkon ndryshime në Kodin Civil për testamentin

Tjetri

Prokurori Dorian Tafilaj kundërshton analizën financiare të Komisionit

Tjetri
Prokurori Dorian Tafilaj kundërshton analizën financiare të Komisionit

Prokurori Dorian Tafilaj kundërshton analizën financiare të Komisionit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.