AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Foto me shallin e kuq”, Kreu i Gjykatës së Lartë sqaron akuzat për anshmëri politike

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, i quan të pabaza akuzat e për anshmëri politike dhe shkelje të etikës së gjyqtarit, që lidheshin me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet përkujtimor për brigadat partizane.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nënkryetari i Gjykatë së Lartë, Sokol Sadushi | Foto : LSA

Fotoja e publikuar nga deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, tregonte Sadushin me një shall të kuq rreth qafës, një simbol i lidhur me komunizmin, në krah të tre zyrtarëve socialistë, deputeti Vullnet Sinaj, kryebashkiaku socialist i Vlorës, Ermal Dredha dhe prefekti i këtij qarku, Flamur Mamaj.

“Me shallin e pionierit të Enverit”- tha Noka të mërkurën duke u treguar foton mediave, dhe akuzoi kryetarin e gjykatës së lartë për thyerje të kodit të etikës.

“Gjyqtari duhet të shmangë sjelljeve që krijojnë përshtypje se është i angazhuar politikisht”- tha Noka duke iu referuar këtij kodi të miratuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Por, në një deklaratë për mediat të enjten Sadushi tha se pjesëmarrja në 80 vjetorin e krijimit të Brigadës së Pestë antifashiste nacional-çlirimtare nuk binte në kundërshtim me  funksionin e tij, si gjyqtar.

Ai po ashtu e arsyeton pjesëmarrjen një detyrim familjar, pasi një prej themeluesve të kësaj brigade ka qenë babai i tij, Maliq Sadushi.

“Një akt historik nuk gjykohet, duke e njësuar atë me regjimin komunist që u instalua pas çlirimit të vendit dhe për këtë nuk mund të akuzohen edhe çlirimtarët antifashistë, që si qëllim patën veçse çlirimin e vendit të tyre”- arsyeton Sadushi.

Në këto rrethana sipas tij, pjesëmarrja në këtë lloj aktiviteti “nuk cilësohet si angazhim në një aktivitet politik, e aq më pak të identifikueshëm me një parti të caktuar politike në Shqipëri”.

Kreu i GjL-së nuk e përmënd mbajtjen e shallit të kuq, një simbol i kudogjendur në vendet ish-komuniste, që njihet ndryshe dhe si “shalli i pionerit”.

Në Shqipëri dhe vendet e tjera ish-komuniste fëmijët e shkollave duhet të tregonin devotshmërinë ndaj partisë-shtet për të fituar të drejtën që të mbanin këtë shall në qafë. Këtë të drejtë nuk e kishin fëmijët e familjeve disidente të regjimit, të cilët etiketoheshin si “Armiq të Popullit”.

Shalli është përdorur nga forcat partizane kryesisht ato ruse, por dhe nga ato shqiptare, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe simbolizonte revolucionin komunist, i nisur në Rusi në fillim të shekullit 20.

Etiketa: detyrimErmal DredhaFlamur MamajFlamur NokaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorPartisë DemokratikeRusishqipShqipërishqiptareVlorëVullnet Sina
Tjetri
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e VKM-së për pallatet pa leje

Gjykata Kushtetuese rrëzon pjesërisht ligjin për studentët e mjekësisë

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.