AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Nga Turqia në Trieste, kontrabanda e emigrantëve po bëhet gjithnjë e më e sofistikuar

Autoritetet mund të pretendojnë shifra gjithnjë e më të larta arrestimesh, por ekspertët thonë se ndikimi në rrjetet gjithnjë e më të sofistikuara të kontrabandës është minimal, siç tregohet në shpejtësinë me të cilën refugjatët dhe emigrantët udhëtojnë tani nga Stambolli në Trieste.

Tommi SivierongaTommi Siviero
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrimi: BIRN/Igor Vujcic

Shpejtësia. Kjo është ajo që Giulio Zeriali thotë se ka ndryshuar në kohën që ai ka që ofron mbështetje për emigrantët dhe refugjatët që mbërrijnë në qytetin portual të Triestes në Italinë veriore. Tani, tha ai, “rruga është vërtet e shpejtë; nga Stambolli në Trieste duhet një muaj”.

Dhe ekspertët besojnë se e dinë arsyen.

Pavarësisht se autoritetet përgjatë rrugës pretendojnë shifra gjithnjë e më të mëdha arrestimesh për kontrabandë, ata që ndjekin të ashtuquajturën Rruga Ballkanike gjatë disa viteve të fundit thonë se kontrabandistët po fitojnë avantazh.

“Vitet e fundit ne kemi parë më shumë sofistikim në punën e rrjeteve të kontrabandës”, tha Dardan Kocani, një studiues me bazë në Kosovë në Nismën Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional, GI-TOC.

“Për shembull, ata filluan të përdorin komunikime të koduara dhe kanë më shumë rrjete të krijuara midis vendeve.”

Rreth 19,000 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Itali përmes Rrugës Ballkanike vitin e kaluar, sipas të dhënave paraprake të mbledhura nga Konsorciumi Italian i Solidaritetit, ICS, një organizatë me bazë në Trieste. Kjo është më shumë se në vitin 2022, kur u regjistruan rreth 13,000.

“Efekti i hetimeve mbi kontrabandën është minimal”, tha kreu i ICS-së, Gianfranco Schiavone.

“Në Trieste, ka një përhapje deklaratash politike që pretendojnë se ‘çdo ditë kapim një kontrabandist’. Ky është një absurditet i madh”, tha ai për BIRN. “Makro fenomeni jo vetëm që nuk ndikohet, por po bëhet gjithnjë e më i strukturuar.”

Ruajtja e territorit

Refugjatë në Trieste mblidhen në sheshin përpara stacionit qendror të trenit për prerje flokësh, lojëra dhe ndihmë të ofruar nga një rrjet organizatash të shoqërisë civile, Trieste, 24.06.23. Tommi Siviero

Ndërsa fliste para një paneli në Zagreb në dhjetor, pothuajse një vit pasi Kroacia iu bashkua zonës Shengen të Evropës, ministri i Brendshëm kroat Davor Bozinoviç pretendoi një rritje prej 80 për qind të numrit të kontrabandistëve të arrestuar nga policia kroate në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, që ishte pothuajse 1,700.

Edhe në vitin 2022, 15 për qind e 12,000 individëve që kaluan nëpër sistemin e burgjeve kroate ishin të përfshirë në raste që kishin lidhje me trafikim të qenieve njerëzore, raportoi e përditshmja kroate Vecernji List në fund të janarit.

Megjithatë, efekti ka qenë minimal, me operacionet e kontrabandës që thjesht janë sofistikuar në përgjigje të kërkesës në rritje nga emigrantët dhe refugjatët.

Kjo është më e dukshme në Serbi, ku në shtator të vitit të kaluar BIRN raportoi për kontrollin territorial mbi zonat kufitare të zotëruara nga bandat afgane dhe marokene të armatosura me pushkë automatike dhe informacione nga oficerë policie që merrnin ryshfete prej tyre.

Banda të tilla janë përplasur vazhdimisht, ndonjëherë edhe fatalisht, shenjë e cila tregon se sa me fanatizëm e mbrojnë ata territorin e demarkuar.

“Këtë mund ta shihni sidomos në Serbi, por edhe në vende të tjera, për shembull në Kosovë”, tha Kocani. “Përplasje të tilla nuk përfshijnë vendasit; është kryesisht mes tyre për shkak të kontrollit të territorit.”

Po kështu, tha Koçani, aty ku dikur shoqëruesin e bënin vendasit, këtë punë kanë filluar ta bëjnë gjithnjë e më shumë emigrantë dhe refugjatë.

Kjo është veçanërisht e dukshme në Bullgari, tha Tihomir Bezlov, një studiues në Qendrën për Studimin e Demokracisë me qendër në Sofje.

“Deri në vitin 2018, kontrabandistët e nivelit të ulët ishin kryesisht kriminelë bullgarë, por edhe bullgarë të rregullt që kërkonin të fitonin ca para shtesë”, tha ai për BIRN. “Tani janë kryesisht të huaj të organizuar përmes rrjeteve sociale.”

Shumica e këtyre të huajve janë sirianë, afganë dhe marokenë që u përpoqën të shkonin përtej Bullgarisë, si dhe serbë dhe malazezë, tha kolegu i Bezlovit, Anas Rusev.

“Disa aplikuan për azil, por gjykata i refuzoi kërkesat e tyre dhe ata përfunduan pa dokumente dhe pa para për të vazhduar udhëtimin e tyre”, tha Rusev.

Politikat e BE-së kthehen në bumerang

Dy azilkërkues kalojnë nëpër urën që ndan kampin e refugjatëve nga qendra e qytetit, Harmanli, 28.09.23. Tommi Siviero

Ndërsa shtetet e BE-së kanë investuar para për policinë kufitare, organizatat e të drejtave thonë se kjo thjesht i ka nxitur emigrantët dhe refugjatët drejt bandave që merren me kontrabandë njerëzish.

“Mënyra e vetme për ta luftuar kontrabandën e njerëzve është të advokosh për një lloj mundësie ligjore për të hyrë në kufijtë evropianë”, tha Iliana Savova, drejtore programi në Komitetin Bullgar të Helsinkit në Sofje.

Duke forcuar kufijtë, BE-ja thjesht po “shton më shumë stimuj që trafikantët dhe kontrabandistët të rrisin fitimin e tyre”, tha Savova për BIRN.

“Të gjitha masat për mbylljen e plotë të kufijve që po prezanton Bashkimi Evropian po japin vetëm një rezultat: krijimin e të ardhurave më të mëdha për kontrabandistët dhe trafikantët”.

Në vitin 2021, GI-TOC e vlerësoi vlerën e tregut të kontrabandës së njerëzve në Ballkan në më shumë se 50 milionë euro në vit.

Një tjetër problem, tha Kocani, është se asnjë nga vendet në Rrugën Ballkanike nuk e ka prioritet luftën kundër kontrabandistëve.

Kjo “përmendet në dokumentet e politikave, në procesverbalet nga takimet dhe në forume, por në praktikë […] ka një numër të ulët hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh të kontrabandistëve”, tha ai.

Rusev paralajmëroi se duke dështuar t’u japë emigrantëve një rrugë më të mirë drejt legalitetit, Evropa jo vetëm që po nxit industrinë e kontrabandës, por po nxit edhe rekrutimin.

“Nëse i lini pa dokumente, këta njerëz nuk mund të kenë akses në tregun e punës, nuk mund të kenë strehim ligjor, nuk mund të kenë akses në shërbimet shëndetësore”, tha ai. “Ata me shumë mundësi do të shkojnë tek e njëjta organizatë kriminale që i solli në Evropë për të punuar me ta.”

Sigurimi i një rruge më të mirë “nuk do ta zhdukë kontrabandën”, tha Savova, “por do ta zvogëlojë atë në mënyrë drastike”.

“Kjo është mënyra e vetme në të cilën Bashkimi Evropian mund të ketë ndonjë kontroll mbi kanalet e kontrabandës dhe gjithë këtë emigrim të parregullt.”

Etiketa: afganafganeazilazilkërkuesBallkanBandaBashkimi EvropianBEBIRNBullgariemigracionemigrantë të paligjshëmEuroEvropaGI-TOCGjykataItalikontrabandëKroaciambështetjeorganizatë kriminaleParaPoliciaPunërruga ballkanikeSerbiSHShengenshtatorSigurimisirianTurqiaZagreb
Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Goditet një rrjet i trafikut ndërkombëtar të drogës

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.