AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fondi Shqiptar i Zhvillimit: Ujësjellësi i Himarës impakt minimal në luginën e Shushicës

Në një përgjigje me shkrim drejtuar BIRN, FSHZH deklaroi se për projektin e ujësjellësit të ri të Himarës janë kryer të gjitha takimet konsultative me banorët e komunitetit sipas ligjit, si edhe se ata janë në fazën finale të një studimi të thelluar i cili rikonfirmon impaktin minimal të kësaj vepre.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Projekti i ujësjellësit te Himarës parashikon shtrimin e një tubacioni 17.35 kilometra për devijimin e ujit nga burimi i Shushicës. Foto: Nensi Bogdani

Fondi Shqiptar i Zhvillimit, FSHZH, shprehet se ndryshe nga deklaratat e mjedisorëve dhe shkencëtarëve në mbrojtje të kauzës së lumit Shushicë, projekti i ujësjellësit të Himarës jo vetëm nuk përbën rrezik real për vazhdimësinë e jetës së komunitetit, por do ta përmirësojë atë, pasi ndikon pozitivisht në cilësinë e jetës së përdoruesve.

Në një përgjigje me shkrim, FSHZH i tha BIRN se është duke kryer një studim më të detajuar të biodiversitetit, i cili po përgatitet nga ekspertë ndërkombëtarë dhe është në fazën finale të tij.

“Duke parë rëndësinë e shtuar dhe fokusin e krijuar për Parkun e Vjosës, është kontraktuar edhe një shërbim shtesë për studim më të detajuar të biodiversitetit”, shkruan Fondi Shqiptar i Zhvillimit në reagimin e tij me shkrim.

“Studimi i fundit rikonfirmon impaktin minimal të veprës në Luginën e Shushicës”, shprehet FSHZH.

Ujësjellësi i ri i Himarës po ndërtohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si pjesë e Programit të Rehabilitimit të Ujësjellësve Rural IV. Ai parashikon shtrimin e një tubacioni 17,35 kilometra për devijimin e ujit nga burimi i Shushicës, drejt zonës turistike të rivierës së Jonit.

Mjedisorët nuk janë të të njëjtit mendim me FSHZH-në. Sipas Olsi Nikës, drejtues i organizatës mjedisore Eco Albania, ky studim i detajuar që po kryen së fundmi FSHZH-ja është thjesht një përditësim i studimit ekzistues.

“Është duke u përditësuar po i njëjti studim ekzistues, nga po e njëjta kompani që ka bërë studimin e parë, i cili ka qenë absolutisht jo në përputhje me legjislacionin në fuqi për atë kohë”, tha Nika.

Bazuar në të dhënat e Eco Albania, ky studim i përditësuar nga FSHZH-ja po angazhon dy ekspertë shqiptarë, një spanjoll dhe një britanik, por ata nuk kanë kampionuar mostra në zonën e devijimit të ujit, as kanë monitoruar apo analizuar biodiversitetin.

“Ekspertët shqiptarë nuk kanë ndërmarrë programe monitorimi në terren dhe asnjëri prej tyre nuk ka bërë një analizë të ndikimit të projektit të devijimit në biodiversitet”, tha Nika.

Sipas drejtuesit të Eco Albania, kontributi i ekspertëve shqiptarë të kontraktuar nga FSHZH-ja konsiston vetëm në ofrimin e të dhënave të njohura tashmë në lidhje me speciet e gjitarëve, reptilëve, amfibëve, si edhe peshqve.

“Të dhënat shkencore publike të deritanishme tregojnë për shumë specie të rralla të cilat janë sensitive ndaj luhatjeve te prurjeve të ujit në lumë”, tha Nika për BIRN, duke theksuar se ky është një fakt që përtej numrit të studimeve nuk mund të ndryshohet.

Në reagimin e tyre, FSHZH gjithashtu pretendon se procedurat e konsultimeve publike me pjesëtarët e komuniteteve të prekura nga projekti, kanë qenë të plota dhe transparente, ndryshe nga se thonë vetë banorët.

“Në të gjitha rastet, projektuesi ka shoqëruar konsultimet e kryera duke sqaruar pjesën teknike të projektit për banorët”, citon FSHZH në reagim, duke theksuar se procedura kërkon që për takimet konsultative është bashkia përgjegjësja për të njoftuar nëpërmjet strukturave të saj banorët e fshatrave të prekur.

FSHZH pretendon se përgjatë viteve 2018-2020 janë zhvilluar konsultime publike me përfaqësues të fshatrave Kuç, Pilur dhe Kudhës.

Kryetari i fshatit Kuç, Astrit Balilaj, mohon që të jenë bërë konsultime të hapura me banorët, sidomos për pjesën teknike të projektit.

“FSHZH-ja nuk ka bërë konsultime të hapura më banorët as për përmasat e projektit, sasinë e ujit që do të marrin dhe as për efektet negative të mundshme, sidomos në pjesën e sipërme të lumit Brati e lart”, tha Balilaj, duke shtuar se asnjë dëgjesë publike nuk është bërë sipas ligjit.

“Nuk janë vetëm banorët e Kuçit grupi i interesit që preken nga devijimi i burimit të Shushicës, por janë të gjithë banorët e Lumit të Vlorës, rreth 30 fshatra”, vijoi kryetari i fshatit Kuç.

Sipas FSHZH-së, ndikimi i projektit për banorët e komunitetit në Kuç do të ishte minimal, pasi vetë banorët e këtij fshati furnizohen nga burimi i Gurrës.

“Nuk është e vërtetë që i gjithë Kuçi furnizohet nga burimi i Gurrës”, tha Balilaj. “Nga ky burim furnizohet deri tani më pak se gjysma e fshatit”, theksoi ai.

Balilaj shtoi se në Kuç ka akoma familje të cilat nuk furnizohen me ujë dhe devijimi i ujit do ta rëndonte akoma më shumë situatën.

“Është bërë ujësjellësi i ri nga FSHZH-ja dhe nuk funksionon, edhe pse ka dy vite që ka përfunduar – supozohet, dhe është marrë në dorëzim nga Bashkia Himarë”, shpjegoi Balilaj.

“Është vënë në punë vetëm linja e transmetimit nga burimi në depo, por edhe nëse vihet në punë shpërndarja, problemi i furnizimit të Kuçit me ujë të pijshëm nuk zgjidhet plotësisht”, përfundoi ai.

Etiketa: AnalizëAstrit BalilajBanorëBashkiaBashkia HimarëBIRNEco AlbaniaFamiljeFondi Shqiptar i ZhvillimitFSHZHhimarëKuçKudhësmbrojtjeMonitorimiOlsi NikaPilurrehabilitimreporter.alrrezikSHUjësjellësUjësjellësi i HimarësVlorë
Tjetri
Projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel direktivat e BE-së

Projektligji për ‘Zonat e Mbrojtura’ shkel direktivat e BE-së

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.