AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kirurgu Edvin Prifti, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet ndaj mjekut kardiokirurg, Edvin Prifti dhe i kërkon gjykatës ta kalojë çështjen për gjykim, duke e akuzuar për katër vepra penale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:27 | 13/02/2024
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kirurgu Edvin Prifti dhe mbrojtësi i tij ligjor në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 13 shkurt përfundimin e hetimeve ndaj ish-shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, mjekut Edvin Prifti, si dhe paraqitjen në gjykatë të kërkesës për gjykimin e tij për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prifti u vendos nën akuzën e SPAK më 11 shkurt 2021, si pjesë e një hetimi të nisur ndaj 12 personave të tjerë që dyshohej se synonin të lironin disa të burgosur në burgun e Fushë-Krujës kundrejt përfitimeve monetare. Prifti vetë u akuzua se mund të kishte marrë rryshfet për operimin e nënës së njërës prej sekretareve të gjykatës së Krujës, që ishin asokohe nën përgjim.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar, se i pandehuri Edvin Prifti, me detyrë Shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, Tiranë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, si mjek kardiokirurg, të paktën në shtatë raste ka marrë përfitim të parregullt në shuma monetare nga pacientët e operuar pranë Pavionit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’”, citohet në njoftim.

Prokuroria sqaron se në momentin e arrestimit, nga kontrolli i banesës dhe i zyrës së të pandehurit, janë gjetur dhe sekuestruar shuma të konsiderueshme monetare në cash për të cilat nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri nuk mund t’i justifikonte me burime të ligjshme dhe se dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale. Konkretisht, janë gjetur rreth 256 mijë euro, 7600 USD dhe rreth 15.4 milionë lekë. Nga hetimi pasuror i kryer në vijim janë sekuestruar gjashtë llogari bankare, shuma monetare në vlerën prej 177 mijë euro dhe 52.4 milionë lekë. Gjatë hetimit paraprak janë sekuestruar në total 434 mijë euro; 67.9 milionë lekë, si dhe 7600 USD.

“Hetimi ka provuar se, i pandehuri prej vitit 2018, e në vijim, ka kërkuar nga subjekte të ndryshme tregëtare të cilët ushtrojnë veprimtarinë në fushën e ofrimit të shërbimeve mjekësore etj., fatura tatimore fiktive, të cilat më pas janë paraqitur pranë organeve tatimore, me qëllim jo vetëm për të justifikuar shumat monetare, por edhe për të rritur fiktivisht shpenzimet me qëllim shmangien nga detyrimet tatimore,” pretendon Prokuroria.

Në vijim në njoftim thuhet se Prifti është pajisur me fatura fiktive, të cilat pasqyrojnë blerjen fiktive të sendeve dhe paisjeve mjekësore nga subjektet tregtare në emër të tij, me qëllim rrijtjen e kostove dhe shmangien nga detyrimet tatimore, si edhe për të justifikuar shumat e derdhura cash në llogaritë e këtyre bizneseve, vlera që më pas janë tërhequr prej tij dhe janë depozituar në llogaritë personale.

Sipas hetuesve, i pandehuri në këtë mënyrë ka justifikuar burimet e të ardhurave pa origjinë të ligjshme, që sërish kanë mbetur të pajustifikuara plotësisht. Këto veprime cilësohen nga organi i akuzës si tregues i qëllimit të vërtetë të të pandehurit, i cili është fshehja dhe mbulimi i natyrës së burimit të të ardhurave nga veprimtaria e dyshuar e korrupsionit. Bazuar në këto rrethana, është ngritur ndaj tij akuza për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria ka ngritur ndaj Priftit edhe akuzën e vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës, duke iu referuar një episodi që lidhet me një grant nga një fondacion. Sipas njoftimit të prokurorisë, Prifti, në sajë të detyrës së tij si shef i Shërbimit të Kardiokirurgjisë, pasi ka përfituar një grant në shumën 8973 USD nga një fondacion me qëllim financimin e një projekti që do të implementohej në shërbimin ku ai drejtonte, rezulton se nuk ka investuar të gjithë shumën monetare të grantit, por ka përfituar një pjesë për interesa personale.

Në njoftim sqarohet se hetimet vijojnë për persona të tjerë dhe për fakte të tjera penale.

Etiketa: AkuzaEdvin PriftiEuroGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësHetimethetimi pasurorKontrolliKorrupsionKorrupsioniKorrupsioni pasivKrujëMjekmjekëpaktPastrim parashProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarQendra Spitalore Universitare Nënë TerezarryshfetSHSherbimi i KardiokirurgjisëSPAKTreg
I mëparshmi

Shqiptarët s’i janë borxhlinj Italisë për “mikpritjen” e saj të viteve 1990

Tjetri

Ndihmësja ligjore Majlida Tosku shkarkohet nga detyra

Tjetri
Ndihmësja Ligjore Majlida Tosku jep shpjegime për pasuritë e familjes dhe disa kredi

Ndihmësja ligjore Majlida Tosku shkarkohet nga detyra

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.