AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Origjina e largët e Shën Valentinit dhe adaptimi në shoqërinë shqiptare

Boshllëku fetar dhe social që solli rënia e diktaturës në Shqipëri krijoi hapësirë për rizgjimin e kremtimeve monoteiste dhe politeiste nën petkun e krishterë.

Jonida SelangaJonida Sela
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një çifti të dashuruarish në ditëm e Shën Valentinit në sheshin Skënderbej në Tiranë | Foto: LSA

Shën Valentini sot ka notat e një feste romantike, që kremton dashurinë e dy të rinjve, zakonisht heteroseksualë, dhe mban emrin e një martiri të krishterë, prift a peshkop, të shek. III pas K., që jetoi në vitet e Perandorisë Romake dhe kurorëzonte dashuritë e oborreve.  Asokohe martesat midis familjeve fisnike dhe kalorësve nuk ishin të zakonta ndaj Valentini, duke besuar në dashurinë e vërtetë përtej ofiqeve solli një thyerje të traditës perandorake. Ai u martirizua në 14 shkurt, pikërisht sepse kishte kurorëzuar një martesë midis një fisnikeje dhe një luftëtari të kalorësisë.

Por, gjithsesi, kjo festë daton më herët dhe shumë historianë mendojnë se është degëzim i festivalit antik pagan të Lupercalias. Ky festival mbahej çdo vit në Romë më 15 shkurt. Ndryshe nga dita e Shën Valentinit, Lupercalia ishte një festë e përgjakshme, e dhunshme e me karakter seksual, me sakrifica kafshësh, dyluftime dhe çiftime me shpresën se përmes këtyre akteve do të largonin shpirtrat e këqij dhe infertilitetin. Përmes këtyre riteve synohej purifikimi shpirtëror dhe fuqizimi seksual.

Ritualet e Lupercalias zhvilloheshin në disa vende, në shpellën Lupercal. Këtu niste festivali ku do të bëheshin kurban disa cjepër, simbol i seksualitetit, siç e ndeshim edhe në shumë tradita të Evropës Juglindore, dhe një qen. Këto akte do të ndërmerreshin nga një grup priftërinjsh romanë që quheshin luperci. Me gjakun e të flijuarve lupercit do të lyenin fytyrën, e më tej do ta fshinin atë me  një beze të lagur me qumësht.

Burrat e zhveshur merrnin lëkurët e kafshëve të prera rripa-rripa dhe me to qëllonin gratë që kishin dëshirë të kishin fëmijë atë vit. Kjo ishte një shenjë e fertilitetit të natyrës dhe prej gjakut të pastër të hyjnisë Pan, që mishërohej tek cjapi.

Me kohën lakuriqësia përgjatë Lupercalias e humbi popullaritetin dhe kjo traditë do të shndërrohej në një fshikullim me shuplaka.

Ndoshta kalimi i kremtimeve pagane në të krishtera do t’i sillte dhe dinjitetin kësaj feste, duke e cilësuar si dita e Shën Valentinit dhe duke e veshur me petkun e krishterë dhe historinë e kurorëzimit të dashurisë, çast kur njeriu duhet të mendojë më shumë për dashurinë shpirtërore, dhe jo dëshirat e trupit. Pjesë e zbutjes dhe romantizmit të kësaj feste ka qenë edhe vepra e Shekspirit, i cili përmes shfaqjeve të tij proklamonte shprehjen e dashurisë përmes letrave të shkruara me dorë.

Kremtimet pagane të Lupercalias, burrat duke fshikulluar gratë me lëkurën e cjapit, vaj në kanavacë, daton rreth vitit 1635.

Përgjatë periudhës së industrializimit kjo festë është përdorur gjerësisht nga marketingu e më tej industria e kinematografisë për të standardizuar formën e kremtimit sipas një modeli hollivudian dhe për të nxitur shitjet e dhuratave standarde, lule, çokollata, unaza, por edhe  veshjet brendshme si simbole të dashurisë. Por tashmë e kuqja e gjakut të kurbanëve me origjinë nga Lupercalia ka ngjyrosur këto dhurata jo dhe aq shpirtërore.

Në boshllëkun fetar dhe social që solli rënia e diktaturës në Shqipëri, shumë nga ne kanë qenë dëshmitarë të rizgjimit të kremtimeve monoteiste dhe politeiste, të cilat nisën pak më vonë. Një festë e huazuar nga bota Perëndimore, nën petkun e krishterë, por që ka marrë përmasa më të gjëra se fetare qoftë në Evropë, qoftë tek ne, ishte Shën Valentini. Kjo festë që kremton dashurinë zuri vend çuditshëm në atmosferën familjare dhe të shkuarën e shoqërisë shqiptare, e cila nuk e konceptonte dot një festë si vetëm të të dashuruarve, meqenëse vinte nga një jetë kolektive. Dyqane të shumta reklamonin dhuratat e Shën Valentinit me zbukurime në ngjyrë të kuqe dhe kodrat e Liqenit në Tiranë mbusheshin, krahas çifteve, edhe me grupe njerëzish, si familje, fis, apo grupe shoqërore. Mbaj mend dikur, rreth vitit 2005, një shok nga Gjakova më pyeti: Çfarë ka sot që po dynden njerëzit kodrave si për Shën Gjergj?

Shoqëria e asaj kohe dukej se e kishte të vështirë të imagjinonte një festë dedikuar dashurisë së dy të rinjë, që të mund të kremtohej në intimitetin e tyre. Kjo ndoshta vinte prej formës tradicionale të bashkëjetesës së një çifti në një shtëpi me rrethin e gjerë familjar, ku jetonin dy a më shumë kurora sëbashku. Në këto kushte dhe shprehja e afeksionit dhe intimitetit, deklamimi apo shfaqja e dashurisë midis çiftit në praninë e familjes së madhe apo babait, do të konsiderohej mungesë e lartë respekti, madje dhe rrugaçëri. Për t’i shpëtuar këtij mentaliteti, shumë çifte zgjidhnin të udhëtonin drejt një qyteti tjetër, për të qenë larg patriarkalizmave e për të ruajtur intimitetin.

Ndërsa sot, duket se shoqëria e ka marrë më shtruar këtë kremtim dhe festa është kanalizuar në habitatin e saj, pa shmangur atmosferën e zhurmshme, trafikun dhe padurimin që kaplon qytetin, si në çdo festë. Të dashuruarit shkëmbejnë dhurata, duke e menduar shpesh këtë festë edhe si purifikuese, si falëse të mëkateve. Ndërsa ngjyra e kuqe, veç simbolikës së dashurisë në post-kapitalizëm, shpesh merr dhe trajtat e kurbanit, si në kohët e antikitetit romak.

Jonida Sela është studiuese e riteve pranë Institutit të Antropologjisë, Akademia e Shkencave.

Etiketa: Akademia e ShkencavedëshmitarëFamiljeGjakovaLupercaliaromSHShën ValentinishqipShqipërishqiptareUnaza
Tjetri
‘Hendek skandaloz’: Qeveria i shet pallatet e konfiskuara 10 herë më lirë se tregu

Hetimi i Prokurorisë: Si u toleruan katet pa leje të pallateve në Tiranë

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.