AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Çudia shqiptare, deficiti rritet, leku nuk dobësohet

Ndryshimet në tregtinë e jashtme të Shqipërisë gjatë muajit janar të këtij viti mund të konsiderohen për nga përmasat si “drastike”. Dhe çudia më e madhe konsiston në faktin se si rreth 300 milionë euro deficit nuk dhanë kurrfarë ndikimi në ecurinë e kursit të këmbimit të lekut.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12:33 | 20/02/2024
në Blog
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kartëmonedha dhe monedha të periudhës aktuale të ekspozuara në Muzeun e Bankës së Shqipërisë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Ekonomia shqiptare po përjeton lëvizje shumë të pazakonta, me lëvizje në magnitudë të lartë në volumet e tregtisë së jashtme dhe me monedhë kombëtare që duket se reziston përkundrejt trazirave.

Të dhënat e tregtisë së jashtme të vendit, të publikuara nga INSTAT të hënën, tregojnë për rënie në volumin e përgjithshëm të eksporteve me 29%, rritjen e importeve me 3.4% dhe rritjen e deficitit tregtar me shifrën marramendëse prej 87%. Dy shifrat e para duhet të merren me rezerva sepse ndryshimet janë shkaktuar pjesërisht nga një fenomen arithmetikor. Shifra e tretë është e tillë që shkon përtej këtij fenomeni. Sipas INSTAT, Shqipëria eksportoi 42 miliardë lekë mallra në janar 2023 dhe 30 miliardë në janar të këtij viti. Importet ishin 58 miliardë lekë në janar 2023 dhe u rritën në 60 miliardë në janar të këtij viti. Deficiti tregtar ishte 16 miliardë lekë në janar të vitit të kaluar, u rrit në 30 miliardë lekë në janar të këtij viti.

Të dhënat e tregtisë së jashtme llogariten në monedhën kombëtare dhe forcimi i lekut mes dy periudhave shpjegon një pjesë të ndryshimit. Euro kushtoi mesatarisht 116 lekë në janar të vitit të kaluar dhe më pak se 104 lekë në janar të këtij viti. Leku rezulton i forcuar 10% përgjatë kësaj periudhe. Rrjedhimisht, rënia e eksporteve në masën 29% reflekton në rreth një të tretën llogaritjen e eksporteve të njëjta me kurs këmbimi të ndryshëm. Nëse hiqet efekti i kursit të këmbimit dhe eksportet raportohen në euro, rënia është më pak se 20%. Por e njëjta gjë ndodh edhe me importet, të cilat, ndërsa të llogaritura në lekë kanë pësuar rritje prej 3.4%, të llogaritura në valutë duhet të kenë pësuar një rritje më të madhe. Dhe pavarësisht efektit të kursit të këmbimit, fakti mbetet që një shifër jashtëzakonisht e konsiderueshme prej 30 miliardë lekësh ose gati 300 milionë euro përbën deficitin tregtar të vendit.

Përgjatë të gjithë vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë dhe qeveria, në mënyrë të përsëritur, deklaruan se forcimi i monedhës kombëtare është një fenomen që i detyrohet përmirësimit të pozicionit të jashtëm të vendit, bilancit tregtar, bilancit të pagesave dhe bilancit të llogarisë kapitale.

Me të vërtetë, shifrat e mbështesin këtë hipotezë, ndonëse Fondi Monetar Ndërkombëtar, me teknikat e veta shumë të përparuara të analizës ekonomike, thotë se forcimi i lekut “nuk shpjegohet dot tërësisht” me përmirësimin e bilancit të pagesave. Fondi Monetar Ndërkombëtar këshillon gjithashtu me këmbëngulje që Banka e Shqipërisë të mos ndërhyjë në tregun e këmbimit valutor dhe thekson se “kursi i lirë luhatës duhet të jetë vija e parë e mbrojtjes”. FMN e jep këtë këshillë mbështetur mbi prova të forta. Kursi i lirë luhatës është njëkohësisht një mekanizëm i fuqishëm, më i fuqishëm se sa ndërhyrja nga BSH dhe gjithashtu më i natyrshëm dhe që i zgjidh problemet më lehtë. Kursi i këmbimit reflekton volumin e përgjithshëm të tregtisë e të shërbimeve të vendit, në të cilin qarkullojnë miliarda euro ndërsa BSH me ndërhyrjet e saj në rendin e dhjetramiliona apo qindramiliona eurove është një faktor shumë më i vogël se sa vetërregullimi i tregtisë së jashtme.

Me pak fjalë, ndërsa leku forcohet, rregulli i përgjithshëm i ekonomisë sugjeron se eksportet e vendit bëhen më të shtrenjta dhe importet më të lira. Por ndërsa importet konkurrojnë prodhimin vendës, valuta që përdoret për të paguar këto importe pakësohet, gjë që detyrimisht sjell dobësim të lekut në tregun e këmbimit valutor dhe përmbysje, pra importe gradualisht më të shtrenjta dhe eksporte gradualisht më të lira e më konkurruese.

Vetëm se kjo gjë tani për tani nuk ka ndodhur. Deficiti i tregtisë së jashtme u rrit, por leku vijon të jetë i fortë. Që nga fillimi i janarit, kursi mesatar i këmbimit ka qenë afërsisht 103.9 lekë për euro, shifër kjo, një rekord historik.

Etiketa: AnalizëBanka e ShqipërisëEkonomiaEkonomia shqiptareEuroFMNFondi Monetar NderkombetarForcimi i lekutImportetINSTATKursiKursi i KembimitliraMASParaQeveriaSHshqipShqipëriashqiptare
I mëparshmi

PS voton me urgjencë projektin e qeverisë për ndërtime në zonat e mbrojtura

Tjetri

Arrestohet avokati Petraq Semani, i akuzuar për korrupsion

Tjetri
Aksion i SPAK, arrestoi qytetarin dhe sekserin, pagoi ryshfet për t’u punësuar mësues

Arrestohet avokati Petraq Semani, i akuzuar për korrupsion

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.