AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dokumentari i BIRN tregon shtypjen e artistit shqiptar nga regjimi komunist

Dokumentari i BIRN “Ngjyra në errësirë”, i cili tregon historinë e një artisti që u burgos si disident politik dhe veprat e të cilit u konfiskuan nga regjimi represiv komunist i Shqipërisë, u shfaq premierë në Tiranë.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
2 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Piktori Lulzim Beqiri, i burgosur në vitin 1977. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

“Ngjyra në errësirë”, një dokumentar për Lulzim Beqirin, një piktor i burgosur gjatë sundimit komunist për shkak se arti i tij nuk përputhej me ideologjinë e partisë në pushtet, u shfaq të enjten në Tiranë.

“Ndihem… shumë i lumtur, as nuk e di nëse e meritoj këtë”, tha Beqiri, tani 73 vjeç, për BIRN.

Filmi, me regji të Elton Baxhakut dhe prodhuar nga BIRN Albania dhe Barraca Productions, u shfaq si pjesë e Ditët e Kujtesës, një seri vjetore ngjarjesh në Shqipëri që fokusohen në përvojat e vendeve ish-komuniste në ballafaqimin me të kaluarën.

Beqiri u arrestua në shkurt 1977 për “agjitacion dhe propagandë” dhe pikturat e tij u përdorën kundër tij në gjyq, duke përfaqësuar kundërshtimin e tij ndaj regjimit komunist.

Veprat artistike të Beqirit, rreth 40 telajo që ai i pikturoi në vitin 1976, u sekuestruan nga autoritetet.

“Ata nuk konfiskuan vetëm këto piktura, por literaturë, përkthime, shënime të ndryshme, etj”, tha ai.

Dyzet e gjashtë vjet më vonë, ai mundi të rimerrte sërish dy nga veprat e tij, falë një punonjësi të arkivit, Astrit Jegeni, i cili i kishte shpëtuar nga arkivi.

I pyetur se si u ndie kur më në fund mori përsëri pikturat, kaq shumë vite më vonë, ai u përgjigj: “Në fillim, nuk mund ta kuptoja se kur dhe si i kisha pikturuar ato. Më vonë, ndërsa po lexoja dosjet e mia, kuptova pse.”

Pasi iu kthyen dy pikturat, Beqiri mundi të zhvillojë ekspozitën e tij të parë, ku përfshihen edhe pikturat që ai bëri në burg.

Blerina Gjoka, gazetarja që shkroi skenarin e dokumentarit, tha se pikturat iu kthyen Beqirit pasi ajo u njoh me arkivistin Jegeni, i cili i tregoi për veprat e artit që kishte në shtëpinë e tij.

“Që nga viti 1992, Jegeni ishte përpjekur të gjente piktorin dhe t’ia kthente atij pikturat. Ia dinte emrin, por nuk e gjente dot”, tha Gjoka.

“Më pas gjeta piktorin, gjeta numrin e tij të telefonit dhe bëra të mundur që ata të takoheshin. Takimin e tyre të parë e kemi regjistruar në kamera dhe më e bukura është se ata kanë krijuar një miqësi mes tyre. Lulzim Beqiri, i cili nuk po pikturonte më prej shumë kohësh, ka filluar sërish të pikturojë”, shtoi ajo.

Nën regjimin diktatorial komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri nga viti 1944-1991, më shumë se 30,000 shqiptarë u burgosën për arsye politike. Rreth 50,000 të tjerë u internuan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

Arti dhe kultura nën komunizëm ishin të lidhura fort me ideologjinë politike dhe çdo vepër arti ekzaminohej nga afër nga autoritetet. Pasojat e shkeljes së rregullave ideologjike ishin burgimi, internimi në kampet e punës, persekutimi dhe në disa raste edhe vdekja.

Veprat e artit të artistëve që burgoseshin konfiskoheshin. Shteti shqiptar nuk ka asnjë inventar apo studim për numrin e veprave artistike që humbën si pasojë.

Etiketa: Astrit JegeniBIRNBIRN AlbaniaBurgDokumentarGjokaGjyqKulturaLulzim BeqiriNgjyra në errësirëPunëregjim komunistregjimi komunistSHshqipShqipëri
Tjetri
KPA njihet me qëndrimet e palëve për hetimet e prokurorit Juljan Çafka

KPA njihet me qëndrimet e palëve për hetimet e prokurorit Juljan Çafka

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.