AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Tregti e fshehtë: Serbia fsheh eksportet e armëve në Izrael pas sulmit të Hamasit

Pavarësisht se Ministria e Tregtisë e Serbisë i mohoi BIRN-it qasjen në informacione në lidhje me shitjen e armëve në Izrael pas sulmit të Hamasit, BIRN ka zbuluar se gjatë kësaj periudhe janë kryer dy dërgesa armësh.

Sasa DragojlongaSasa Dragojlo
2 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe ai i Izraelit Benjamin Netanyahu. Foto: Tanjug/Shërbimi për bashkëpunim me mediat i Presidentit të Republikës.

BIRN ka zbuluar se Serbia ka bërë të paktën dy dërgesa të mëdha armësh ose municionesh në Izrael që nga sulmi i Hamasit në tetor 2023, pavarësisht nga një velloje sekreti që mbulon marrëveshjet.

Ministria e Tregtisë e Serbisë refuzoi kërkesën e BIRN për të drejtë informimi në lidhje me eksportin e armëve në Izrael nga periudha e tetorit 2023 deri më 26 shkurt 2024, duke i quajtur të dhënat “tepër konfidenciale”.

“Sa i përket informacionit të kërkuar, ju informojmë se ajo mbart një shkallë të caktuar fshehtësie, në përputhje me Ligjin mbi Fshehtësinë e të Dhënave”, u përgjigj ministria.

“Vendimi i lartpërmendur përcakton se të dhënat sekrete të ministrisë janë ‘të dhëna me interes për Republikën e Serbisë, pra, të dhëna me interes për punën dhe kryerjen e punës nën juridiksionin e ministrisë”, shtoi ajo.

“Këto të dhëna sekrete nënkuptojnë ‘informacione, dokumente, riprodhime të tyre, d.m.th. kopje dhe materiale që përmbajnë informacion të klasifikuar, pavarësisht nga forma apo mediumi në të cilin janë regjistruar apo ruajtur, si dhe sisteme, pajisje, projekte, plane, objekte, asete, struktura dhe biznese që lidhen me të dhënat e klasifikuara’”.

Ministria tha se dhënia e të dhënave të tilla do të përfshinte gjithashtu zbulimin e të dhënave të konsideruara si “sekret biznesi”.

Ministria e Tregtisë e Serbisë zakonisht u përgjigjet kërkesave rutinë për të drejtë informimi për eksportet e armëve – informacion mbi sasitë, llojin e armëve dhe aktorët e përfshirë, si tregtarët dhe “përdoruesit përfundimtarë” të mallrave.

Kjo ishte vetëm hera e dytë që ajo refuzoi një kërkesë për të drejtë informimi nga BIRN në lidhje me eksportet e armëve në vite.

Hera e parë ishte në tetor 2023, në lidhje me municionet për pushkët e prodhuara në vitin 2022 në fabrikën serbe të armëve Belom, që dyshohet se u përdorën nga grupi i armatosur serb në sulmin në Banjska, në veri të Kosovës, më 24 shtator, që rezultoi në vrasjen e një polici të Kosovës.

Megjithatë, ndërsa ministria e cilësoi informacionin sekret, BIRN ka zbuluar se që nga sulmi i Hamasit në tetot 2023, janë kryer të paktën dy dërgesa armësh ose municionesh në Izrael me vlerë mbi një milion euro.

Informacioni vjen nga të dhënat doganore të Checkpoint, një portal që mbledh informacione tregtare të shtetit serb lidhur me subjekte afariste.

Nga kjo mund të shihet se tregtari kryesor i armëve në pronësi të shtetit serb, Yugoimport-SDPR, eksportoi mallra në Izrael në vlerë prej 540,120 euro në tetor dhe 510,000 euro në shkurt.

Të dhënat nuk tregojnë nëse në këtë periudhë u lëshuan licenca të reja eksporti nga shteti serb për eksport në Izrael.

Të dhënat nuk tregojnë shumë eksporte të tilla të mëdha në Izrael përpara tetorit. Fabrika shtetërore e prodhimit të municioneve Prvi Partizan, në Uzice, në Serbinë perëndimore, eksportoi mallra me vlerë rreth 780,000 euro në Izrael në mars dhe prill 2023.

Serbia dhe Izraeli janë aleatë të ngushtë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu folën me telefon më 26 shkurt për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve.

“Një bisedë e mirë me kryeministrin izraelit Netanyahu për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, postoi Vuçiç në Instagram. Ai tha se gjatë diskutimit ishin trajtuar të gjitha çështjet kryesore dhe shprehu shpresën se të dyja palët do të përfitojnë prej saj në të ardhmen.

Netanyahu nga ana e tij vlerësoi “veprat” e liderit serb.

“Sapo pata një bisedë të frytshme telefonike me presidentin Aleksandër Vuçiç të Serbisë. Aleksandri është një mik i vërtetë i Izraelit dhe unë shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tij të palëkundur, si me fjalë ashtu edhe me vepra”, shkroi kryeministri izraelit në Tëitter.

Pas sulmit të befasishëm të militantëve të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor, i cili la të vdekur mbi një mijë njerëz, Izraeli nisi një sulm të plotë në Gazë, duke vrarë 31,045 civilë, shumica e të cilëve janë fëmijë dhe gra, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 26 janar pranoi të shqyrtonte një rast të Afrikës së Jugut se Izraeli po kryente gjenocid në Gazë dhe e urdhëroi atë përkohësisht që të lejonte dërgimin e ndihmave humanitare të nevojshme urgjentisht për palestinezët në Rripin e Gazës.

Izraeli, deri më tani, ka refuzuar një armëpushim, duke mohuar gjithashtu akuzat për gjenocid.

Etiketa: Aleksandër VuçiçArmëBenjamin NetanyahuBinyamin NetanyahuBIRNeksport armëshEurogazGazëgjenocidGjykatagraHamasHamasiInstagramIzraelIzraeliKosovëpaktpoliciPunësekretSerbiaSHshtatorSulmtregtitregti armeshVendimiYugoimport-SDPR
Tjetri
Qeveria dhe BSH duhet të bëjnë më shumë për të frenuar skemën piramidale të mikrokreditit

Qeveria dhe BSH duhet të bëjnë më shumë për të frenuar skemën piramidale të mikrokreditit

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.