AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Taksim për robotët?

Bill Gates mendon se, për të lehtësuar kostot sociale të nënkuptuara nga efektet e zhvendosjes së automatizimit, robotëve duhet t'u kërkohet të paguajnë taksa. Por pse ta bëjmë jetën nën kapitalizëm më të komplikuar sesa është tashmë, kur ekziston një alternativë ndaj një takse për robotët që është e lehtë për t'u zbatuar dhe e thjeshtë për t'u justifikuar?

Yanis VaroufakisngaYanis Varoufakis
2 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
foto ilustruese.

Keni e nxjerr jetesën duke punuar me një makineri të madhe korrjeje te ferma e Lukës. Rroga e Kenit gjeneron taksë të të ardhurave dhe pagesa të sigurimeve shoqërore që ndihmojnë në financimin e programeve qeveritare për anëtarë më të varfër të këtij komuniteti. Për fat të keq, Luka do ta zëvendësojë Kenin me Neksus, një robot që mund ta vërë në punë makinerinë për më gjatë, në mënyrë më të sigurt, në çdo kusht atmosferik dhe pa pushime dreke, ditë festash apo raporte mjekësore të paguara.

Bill Gates mendon se, për të lehtësuar pabarazinë dhe për të kompensuar kostot shoqërore të ardhura nga pasojat e automatizimit, ose Neksus duhet të paguaja taksën e të ardhurave ose Luka duhet të paguajë një taksë të madhe për zëvendësimin e Kenit me një robot. Dhe kjo “taksë roboti” duhet të përdoret për të financuar diçka si të ardhurat bazë universale (UBI). Propozimi i Gates një nga shumë variantet e lidhura me UBI, na lejon të kapim aspekte mbresëlënëse të kapitalizmit dhe natyrës njerëzore të cilat shoqëritë e pasura i kanë neglizhuar prej kohësh.

Ndërsa e gjithë ideja e automatizimit është që, ndryshe nga Keni, Neksus nuk do të negociojë kurrë një kontratë pune me Lukën. Në fakt, nuk do të marrë asnjë të ardhur. E vetmja mënyrë për të stimuluar një taksë të të ardhurave në emër të Neksus është të përdoren të ardhurat vjetore të Ken si një pagë referencë dhe një ekstrakt i të ardhurave të Lukës dhe diferenca e sigurimeve shoqërore të barazvlefshme me atë që Keni paguante.

Ka tre probleme në këtë qasje. Si fillim, ndërsa të ardhurat e Kenit mund të kishin ndryshuar gjatë kohës që ai nuk do të ishte hequr nga puna, paga referencë nuk mund të ndryshojë, përveç se arbitrarisht dhe në një mënyrë që vendos autoritetet e tatimeve përkundër bizneseve. Zyra e tatimeve dhe Luka do të përplaseshin për faktin nëse rroga e Kenit do të ishte ngritur apo ulur nëse ai do të qe ende në punë.

Së dyti, makineritë e ardhshme që do të operohen nga robotët nuk janë vënë kurrë më parë në punë nga njerëzit ndaj nuk mund të ketë një referencë page njerëzore për të llogaritur taksat që këta robotë duhet të paguajnë.

Së fundmi, është e vështirë filozifikisht të justifikohet detyrimi që Luka të paguajë taksë “të ardhurash” për Neksus por jo për makinerinë korrëse që Neksus operon. Mbi të gjitha, si makineritë dhe korrësi kanë zhvendosur më shumë vende pune sesa Neksus. I vetmi justifikim që qëndron për trajtimin e ndryshëm të tyre është se Neksus ka autonomi më të madhe.

Por në çfarë mase është Neksus më autonom në aspekte që korrësi nuk është? Sado i përparuar që mund të jetë Neksus, mund të mendohet si autonom vetëm nëse zhvillon ndërgjegje, ose në mënyrë spontane ose me ndihmën e atyre që e prodhojnë.

Vetëm nëse Neksus (si në filmin Blade Runner në 1982) arrin atë hap atëherë “ai” do të fitonte “të drejtën” të mendohej si ndryshe nga makineria që ai vë në punë. Por pastaj do të krijohej një specie e re dhe lëvizje të reja të drejtash civile do të krijoheshin për të kërkuar liri për Neksusin dhe të drejta të barabarta me Kenin – përfshirë pagë jetese, përfitime minimale dhe të drejtë vote.

Duke supozuar se robotët nuk mund të detyrohen të paguajnë taksë të ardhurash pa krijuar një potencial të ri për konflikt mes autoriteteve të taksave dhe biznesit (shoqëruar nga arbitrash taksash dhe korrupsion), po sikur të taksohej Neksus në pikën e shitjes te Luka? Kjo sigurisht do të ishte e mundur: shteti do të mblidhte një shumë të madhe takse nga Luka në momentin që ai e zëvendësonte Kenin me Neksusin.

Gates mbështet këtë alternativë të dytën më të mirë për të detyruar robotët “të paguajnë” taksë mbi të ardhurat. Ai mendon se ngadalësimi i automatizimit dhe krijimi i pengesave taksore për të kundërshtuar efektin e zvëndësimit nga teknologjia, janë në përgjithësi një politikë e ndjeshme.

Por një taksë e madhe mbi robotët thjesht do të bënte që prodhuesit e robotëve ta përkufizonin inteligjencën artificiale si makineri të tjera. Neksus do të inkorporohej gjithnjë e më shumë me makinerinë korrëse, duke e bërë të pamundur të taksohej elementi robotik veçmas pjesëve të tjera jointeligjente që bëjnë korrjen.

Ose taksa e shitjes së robotëve duhet të hidhet poshtë ose duhet të përgjithësohet në një taksë të shitjes së mallrave kapitale. Por imagjinoni zemërimin kundër një takse mbi të gjitha mallrat kapitale: Mjerë ata që do të zvogëlonin prodhimin e brendshëm dhe konkurrencën!

Që nga lindja e kapitalizmit industrial, ne kemi qenë të paaftë në diferencimin mes pronës dhe kapitalit dhe si pasojë mes pasurisë, qirasë dhe përfitimeve. Kjo është arsyeja përse një taksë pasurie është kaq e vështirë për t’u hartuar. Problemi konceptual i diferencimit mes Neksus dhe makinerisë që “ai” vë në punë do ta bënte të pamundur të bihej dakord mbi mënyrën si do të funksiononte një taksë roboti.

Por përse ta bëjmë jetën në kapitalizëm edhe më të ndërlikuar nga sa është? Ka një alternativë ndaj taksës së robotit që është e lehtë për t’u zbatuar dhe e thjeshtë për t’u justifikuar: një divident bazik universal (UBD), financuar nga përfitimet e të gjithë kapitalit.

Imagjinoni se një pjesë fikse e kapitalit të ri (IPOs) shkon në një trust publik që në këmbim, gjeneron një rrjedhë të ardhurash nga ku paguhet UBD. Praktikisht, shoqëria bëhet një aksionere në çdo korporatë dhe dividentët shpërndahen baras te çdo qytetar.

Ndërsa automatizimi përmirëson produktivitetin dhe përfitimet e korporatave, e gjithë shoqëria do të fillonte të merrte përfitime. Pa taksa të reja, pa ndërlikime të kodit tatimor dhe pa efekt në financimin aktual të shtetit social. Në fakt, teksa merren përfitime më të larta dhe bëhet rishpërndarja e tyre automatike përmes të ardhurave të shtuara të UBD, më shumë fonde do të qenë të disponueshme për shtetin social. Shoqëruar me të drejta më të forta të punës dhe paga për një jetesë të denjë, ideali i begatisë së përbashkët do të merrte një tjetër zbatim në realitet.

Dy revolucionet e para industriale u ndërtuan mbi makineritë e prodhuara nga shpikës të mëdhenj në hambarë të lavdëruar dhe të blerë nga sipërmarrës dinakë që kërkuan të drejta pronësore mbi të ardhurat që gjeneronin makineritë e tyre. Revolucioni i sotëm industrial shënohet nga socializmi në rritje i prodhimit të kapitalit. Njpërgjigje praktike do të ishte socializim i të drejtave pronësore mbi të ardhurat e mëdha që kapitali po gjeneron.

Thënë shkurt, harrojeni taksimin e Neksusit apo Lukës. Në vend të kësaj, vini një pjesë të kapitalit të Lukës në fermë në një trust publik, që më pas do të ofrojë një pagesë universale për këdo. Përveç kësaj, ne duhet të nxjerrim ligje për të përmirësuar pagat dhe kushtet për çdo njeri që është ende në punë, ndërsa taksat tona ofrojnë përfitime papunësie për Kenin, një punë të garantuar me pagesë në komunitetin e tij ose ritrajnim.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. A Tax on Robots?

Etiketa: automatizimBill GatesFondeKapitalikonfliktKorrupsionLindjaMASMjekmjekëPagatParaProject SyndicatePunaPunëpushimerobotëSHtaksaTaksatTaksimtë drejta
Tjetri
Prokurori Milan Laskaj jep shpjegime për blerjen e një apartamenti

KPK shkarkon prokurorin Milan Laskaj

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.