AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

A ka vërtet një të nesërme?

Reflektime mbi filmin “C’e ancora domani” të Paola Cortellesi.

Jonida SelangaJonida Sela
2 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Palo Cortellesi luan Delian në filmin
C’è ancora domani

Që prej hapjes së Festivalit të Filmit në Romë, ku u çel me produksionin e fundit të regjisores dhe aktores Paola Cortellesi dhe vlerësimin me Çmimin e Publikut në këtë festival, filmi është pritur me shumë interes në të gjitha kinematë e Italisë. Po ashtu edhe çmimet e fituara në Davide di Donatello Awards për Debutimin më të mirë si Regjisore, Aktoren më të Mirë interpretuar po nga Paola Cortellesi, Aktoren më të Mirë jo Protagoniste, interpretuar nga Emanuella Fanelli,  për Skenografinë më Origjinale.

Këto por edhe lakimi në median italiane dhe të huaj më shtynë të shihja këtë film, që siç ndeshim rrallë në ditët e sotme, ishte i realizuar në bardh e zi. Një gjetje elegante prej Cortellesit, e cila me anë të këtij filmi historik, trajtonte jo vetëm problemet e jetës sociale në Italinë e pas luftës, por evokonte dhe stilin e kinemasë neo-realise. Madje dhe teknika e përdorimit ekranit të ngushtë 4:3, në 8 minutat e para të filmit, sipas stilit italian të përdorur në kinema dhe televizion, dhe për të hapur në ekran të plotë me këngën e Jon Spenser Blues Explosion, “Calvin”, është vlerësuar nga kritika si një moment që lidh të shkuarën me të tashmen në mënyrë konvencionale. Gjithashtu filmi tipizonte personazhet përmes portreteve të aktorëve sa të dukej sikur herë herë shihje Silvana Manganon apo Anna Magnianin.

Filmi trajtonte jetën e një gruaje, Delia (interpretuar nga Paola Cortellesi) që vjen nga shtresa e varfër e shoqërisë, e për të mbajtur familjen me tre fëmijë, i duhet të bëjë disa punë, teksa keqtrajtohet nga i shoqi Ivano (interpretuar nga Valerio Mastrandrea). Dita e saj është e mbushur me punë, si në shtëpi dhe në shtëpitë e ndryshme ku shërben dhe punon, dhe momentet e vetme të paqes për të janë kur shkon nga puna në shtëpi dhe përshëndetet me ushtarët amerikanë, kur “vjedh” nga paga e saj për të mbajtur dy kursime fshehtas së shoqit, dhe kur dialogon me sy me atë që mund të kishte qenë burri i saj.

Pjesa tjetër është poshtërim, dhunë dhe punë, në një shtëpi ku nuk kundërshton dot të shoqin, nuk bind dot të bijtë dhe detyrohet t’i shërbejë vjehrrit. E detyruar t’i nënshtrohet jetës patriarkale, duke e marrë këtë realitet pa drama dhe lot, por me qetësi, një formë për të treguar se e ka pranuar realitetin dhe nuk mund të bëjë asgjë për ta zgjidhur.

Përmasat e dhunës në këtë film vijnë në të gjitha format, psikologjike, fizike, por këtu qëndron edhe mjeshtëria e Cortellesit, e cila ka zgjedhur t’ i përcjellë me ironi përmes pantomimës dhe kërcimit, një kërcim që vjen si një aprovim për dhunë, një aprovim për nënshtrim, duke mos harruar aftësitë pantomimike të Cortellesit që tenton të na thotë se: … “ka një të nesërme”!

Teksa presim që varfëria e kësaj familjeje të marrë fund prej martesës së vajzës së tyre me djalin e një biznesmeni të vogël, gjithçka përmbyset dhe kthehet tek mesazhet qendrore dhe morale që kanë qenë gjithmonë përgjigje dhe teza feministe. Megjithëse në sytë e mi ngjanin si zgjidhe të stisura prishja e fejesës së vajzës me makinacionin e varfërimit të të fejuarit, mesazhi se vajza duhet të shkollohet bën pjesë tek fitoret e vogla për … “të pasur një të nesërme”. Dhe kjo është zgjidhja më shpresëdhënëse e filmit.

Filmi trajton në imtësi fitoret e vogla të grave dhe pamundësinë për të dalë zëlartë kundër këtij sistemi, me anë të zgjidhjeve regjisoriale duke përdorur gjuhën e trupit, pantomimën dhe fotografinë.

Dhe teksa mendojmë se Delia po përgatit arratisjen e saj nga shtëpia duke gënjyer të shoqin, ajo në fakt, po përgatitet për të ushtruar për herë të parë të drejtën e votës, kundër dëshirës së të shoqit, dhe kundër dëshirës së komunitetit ku jeton.

Përmes këtij akti, heroina e vuajtur e filmit jep mesazhin se e nesërmja vjen nga liria dhe e drejta për të zgjedhur. Por dashur pa dashur biem në dilemën dhe këndvështrimin bashkëkohor të këtij fenomeni, nëse e drejta për të zgjedhur na ka dhënë lirinë apo është shndërruar në një akt të rëndomtë, kur shpesh abuzohet. Dhe dilema tjetër se a do të zgjidhë, a është në gjendje, a e ka aftësinë politika të zgjidhë problemet sociale? Ndaj, për mua, që tentoj të gjej Norën e Ibsenit në çdo trajtim feminist, mbyllja ishte befasuese, por zhgënjyese, sepse filmi trajton problematika të mëdha sociale, por zgjidhja nuk vjen prej shoqërisë, por prej politikës. Kjo është një shpresë për të ardhmen e largët… atë të ardhme që të gjitha gratë që prej 1945 e më tej e presin. Ashtu siç e pret edhe Delia e cila, kur të kthehet në shtëpi do të gjejë përsëri dhunën e bashkëshortit, do të jetojë mes varfërisë, thashetheme, mizërisë, pavarësisht se gëzon të drejtën e votës!

Etiketa: Blues ExplosionC’e ancora domaniDavide di Donatello AwardsDhunëIMTLiriaPaola CortellesiParaPunaromSHSilvana ManganonValerio Mastrandrea
Tjetri
KQZ cakton relatorin e ankimit të socialistëve kundër sanksionit për parregullsi financiare

KQZ cakton relatorin e ankimit të socialistëve kundër sanksionit për parregullsi financiare

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.