Ish-zyrtari serb Vladimir ‘Beba’ Popoviç paditi aktivisten e të drejtave të njeriut Vanja Calovic se e ka akuzuar padrejtësisht për falsifikimin e një video që çoi në akuzat e brutalitetit.
Gjykata e shkallës së parë në Podgoricë nisi të mërkurën seancën dëgjimore kundër Calovic, drejtoreshës së grupit të mirënjohur të monitorimit, MANS, e cila akuzohet për shpifje.
Calovic është paditur nga ish-zyrtari serb Popoviç pas një seri artikujsh në botimin malazez të gazetës me bazë në Beograd, Informer, në të cilët ajo akuzohet për brutalitet.
Calovic, një kritike e mirënjohur e qeverisë malazeze, akuzoi Popoviçin si përgjegjës për një video të postuar në internet që çoi në akuzat e Informer.
Imazhet nga video, që u përpoqën të tregonin se ajo po bënte seks me qentë, u botuan në qershor në gazetë.
Calovic menjëherë e denoncoi videon si të rreme dhe akuzoi Popoviçin si përgjegjës për ‘montazhin’.
Popoviç iu përgjigj duke mohuar të ketë luajtur ndonjë rol në fushatën kundër Calovic në Informer, por shtoi se ai do të ishte i lumtur ta shpërndante videon në internet ‘kurdo që ta kishte mundësinë’.
Të mërkurën, gjykata në Podgoricë refuzoi kërkesat nga përfaqësuesit ligjorë të Popoviç për të rishqyrtuar dhe verifikuar vërtetësinë e shtatë videove të diskutueshme për të vendosur nëse Calovic shfaqej apo jo në to.
Gjykata urdhëroi vetëm që në seancën tjetër dëgjimore, të parashikuar për në shkurt 2015, ekspertët të vendosnin se kush e kishte postuar regjistrimin online.
Përfaqësuesi i Popoviçit, avokati Vladan Bojic, tha të mërkurën se çështja nuk është një fushatë kundër Calovic, por thjesht një ‘nevojë për të zbuluar të vërtetën’.
“Jam shumë i shqetësuar rreth frikës së të pandehurës për t’u marrë në pyetje në një çështje civile. Kjo është diçka e padëmshme dhe e thjeshtë,” tha Bojic për median.
Popoviç ka qenë drejtor i informacionit për qeverinë serbe dhe vitin e shkuar themeloi OJQ-në e tij në Malin e Zi dhe në Serbi.
Megjithatë, ai është akuzuar nga disa kritikë se është një këshilltar informal i medias te kryeministri malazez Milo Djukanovi dhe te kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe se fshihet pas sulmeve mediatike të kundërshtarëve të tij.