AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Shesheli nis peticionin për të vënë para përgjegjësisë presidentin serb

Milka DomanovicngaMilka Domanovic
12 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vojisllav Shesheli. Foto: Beta

I akuzuari për krime lufte Vojisllav Sheshel, i liruar përkohësisht nga Gjykata e Hagës për t’u kuruar nga kanceri, tha se partia e tij do të ndërmarrë një fushatë publike për të larguar presidentin Tomislav Nikoliç.

Vojisllav Shesheli. Foto: Beta
Vojisllav Shesheli. Foto: Beta

Shesheli, lideri i Partisë Radikale serbe, ditën e enjte nisi fushatën e tij kundër ish-aleatit të tij politik Nikoliç, duke kërkuar vënien e tij para përgjegjësisë se ka shkelur kushtetutën e vendit.

“Do të përpiqemi të mbledhim 30,000 firma dhe ta dërgojmë peticionin në parlament. Do të kemi nevojë për mbështetjen e anëtarëve të parlamentit, të paktën për të nisur një debat për të ‘akuzën’,” tha Shesheli në një konferencë për shtyp ditën e enjte.

Ai e akuzoi presidentin serb Nikoliç se e ka shkelur disa herë kushtetutën, duke pretenduar se “ai e ka marrë në mënyrë të paligjshme diplomën e universitetit”.

“Ky është krim, korrupsion dhe çdo akt i tillë është shkelje e kushtetutës”, tha Shesheli.

Nikoliç, i cili ka qenë anëtar i lartë i partisë ultra-nacionaliste të Sheshelit para se të krijonte Partinë Progresive, e cila tani është në pushtet në Serbi, nuk i është përgjigjur ende akuzës.

Të paktën 30,000 votues kanë të drejtë të propozojnë ligjin ose t’i dërgojnë një peticion një organi shtetëror. Por nevojitet mbështetja e një të tretës së ligjvënësve për të propozuar vënien përballë përgjegjësisë dhe shkarkimin e një zyrtari, gjë e cila duket e pamundur të ndodhë, sepse Shesheli nuk ka deputetë në parlament.

Lëvizja duket se ka si qëllim të ruajë publicitetin e politikanit nacionalist në një nivel të tillë për të vënë në siklet autoritetet serbe.

Shesheli u betua përsëri se nuk do të kthehet në Gjykatën e Hagës për vendimin në gjyqin e tij për krime lufte.

“Nuk kam ndërruar mendje. Nuk do të kthehem me dëshirë në Hagë,” tha Shesheli.

Ai e sfidoi qeverinë serbe ta kthejë atë atje me dhunë.

“Do të duhet të më marrin në krahë për të më hipur në avion”, tha ai.

Prokuroria e Gjykatës së Hagës ditën e hënë paraqiti një mocion duke kërkuar revokimin e lirimit të përkohshëm të Shesheli, pasi retorika e tij e ashpër nacionaliste për krijimin e një ‘Serbie më të madhe’ shkaktoi zemërim mes grupeve të viktimave të luftës në Bosnje dhe xhindosi politikanët kroatë.

Parlamenti Evropian  javën e kaluar miratoi një rezolutë që i kërkon Gjykatës së Hagës të rimendojë vendimin e saj për lirimin e përkohshëm të Sheshelit. Edhe parlamenti kroat ka deklaruar se e dënon lirimin e tij.

Shesheli, i cili po gjykohet për krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Serbi, ka qenë në burg që prej vitit 2003, kur u dorëzua vullnetarisht.

Vendimi për çështjen e tij ishte programuar të merrej në tetor të vitit të kaluar, por u shty pasi njëri nga gjykatësit u hoq, sepse dyshohej për njëanshmëri.

Gjykatësit të ri pritet t’i duhet kohë deri në fund të qershorit të vitit 2015 që të familjarizohet me detajet e çështjes, duke shkaktuar kështu edhe një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.

Etiketa: BosnjeBurgdeputetGjykataGjykatëGjykatësKorrupsionKrimKrimekrime lufteKroaciLuftepaktParaparlamentParlamenti EvropianPartiapeticionProkuroriaSerbiShesheliVendimiVojisllav ShesheliVotues
Tjetri
Bumi i energjisë së gjelbër kërcënon malet e virgjëra të Rumanisë

Bumi i energjisë së gjelbër kërcënon malet e virgjëra të Rumanisë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.