Mund t’i ndryshohet mendja konservativëve fetarë për bindjet e tyre? Nëse jo, cilat janë implikimet? Fillimi i një morie transformimi mbi fenë.
“Periudha e Errët e fesë po shuhet, ‘falë Zotit’.” Bibla jote nuk ka vend në shoqërinë moderne.”
Nuk është një moment i lehtë për të qenë një konservativ fetar. Si edhe vetë një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Fundit (Mormon), një herë pyeta një fqinj të lodhur nga feja: “Je i hapur ndaj ekzistencës se çdo lloj besimi fetar që i sjell përfitime dhe ekzalton njerëzit?”
“Jo,” u përgjigj ai – fundi i historisë. Një analizë e komenteve online që pasuan vendimin e Gjykatës Supreme Amerikane në 2013 për të mbështetur martesat gej tregon se ai nuk është vetëm:
“Ky është një hap i lavdishëm në heqjen shkatërrimtare, diskriminuese të dogmës fetare nga jetët tona personale”.
“Fakti që njerëzit si ty [konservativë të fesë] besojnë se ata kanë një lloj superioriteti dhe kuptimi më të madh të kushteve njerëzore është i pështirë”.
“Indinjimet tuaja radikale janë si talebanët me këndvështrimet e tyre ekstremiste”.
Cfarë ka feja që i lajthit disa njerëz? Duhet që feja (veçanërisht versioni konservativ) t’i shprehë këto lloj reagimesh ose ka çaste kur mund t’i ofrojë përfitime të thella individëve dhe shoqërisë?
Përgjigjja e të tilla pyetjeve varet, së pari, në përcaktimin e ‘përfitimeve’. E përqendrova kërkimin tim të doktoraturës mbi eksplorimin e pikëpamjeve e kundërta të përfitimeve nga anti-depresantët. Në debatin që lidhet me faktin nëse të tilla barna bëjnë apo jo efekt, i kushtohej shumë pak vëmendje të asaj që kuptohet me ‘sukses’ apo ‘efektivitet’ të trajtimit.
Ngjashmërisht, në të gjithë debatin rreth fesë dhe ndikimit të saj në botë, ka pak kërkim mbi llojet e përfitimeve ose progresit social që biem dakord (ose jo) se janë të vlefshme në radhë të parë: çfarë lloj ndryshimesh duam të shohim? Çfarë lloj komuniteti duhet të ndërtojnë së bashku?
Mbi këto pyetje, ndryshimet nuk mund të jenë më të thella – as të përbashkëtat më intriguese. Në një studim që Nathan Todd dhe unë publikuam në Revistën e Diskutimit Publik, ne gjetën diferenca tronditëse mes shtetasve amerikanë nëse ruajtja e traditës jude-kristiane shihej si pozitive apo negative në kuptimin e progresit social. Ndërsa shtetasit që anonin nga konservativët e shihnin zakonisht ruajtjen e institucioneve të traditës fetare si kyçe, shtetasit liberalë shpesh e shihnin prishjen e këtyre traditave si thelbësore për ndryshim.
Çfarë diference! I njëjti mesazh që miliona të krishterë e shpallin në botë si ‘shpëtim’ përjetohet prej të tjerëve si një pengesë e vetme e progresit të shoqërisë. Siç i tha një i intervistuar liberal kontrapunktit të tij konservativ në dokumentarin Gjendja Vjollcë e Mendjes, ‘krishtërimi ishte çlirim për ty. Për mua ishte skllavëri”.
S’është çudi që njerëzit laikë dhe fetarë i marrin çështje të caktuara social-politike me një kontrast në theks dhe intensitet. Për shembull, ndërsa unë jam i shqetësuar për racizmin dhe mendoj se duhet të punojmë për t’i dhënë fund, gjithnjë jam habitur nga fakti se miqtë e mi liberalë e shohin racizmin si një nga kërcënimet më të mëdha që ka përballë shoqëria sot.
Pse është ndryshimi? A po strehoj fanatizëm të fshehur në zemër, apo mundet që ne thjesht të kemi përparësi të tjera për rreziqet me të cilat përballen komunitetet tona?
Unë gjithashtu e vlerësoj kujdesin për planetin, por jo me të njëjtin pasion si ata që e shohin ndryshimin e klimës si një katastrofë të padiskutueshme. Kur ky subjekt lakohej në bisedat e shkuara, unë pranoj se jam ndjerë disi mbrojtës – duke ushtruar presion jo vetëm për të ndihmuar kujdesin ndaj planetit, por për të miratuar një ‘fund të ri të kohërave’.
Për aq sa bie dakord me vlerën e reduktimit të çlirimit të dyoksidit të karbonit, kjo çështje nuk do të eklipsojë kurrë për mua 9ose shumicën e konservativëve të tjerë fetarë) atë që ne e shohim si një kërcënim më të madh për njerëzimin – veçanërisht një lloj të ndryshimit klimaterik social, që ne e shohim si inkubimin e një atmosfere toksike në rritje të marrëdhënieve të qëndrueshme njerëzore.
Një shembull është përhapja e pornografisë dhe shumë mënyrat që ne po zbulojmë se kjo lloj media ‘vret dashurinë’, siç e quan një organizatë. Por ky helm kulturor shkon përtej çdo sjelljeje në veçanti te një dinamikë më e thellë në lojë: që do të thotë, ku ne po bindemi ‘të vëmë zemrat tona’
Më lini të shpjegohem. ‘Adhurimi’ shpesh përqeshet si diçka që të çmendurit pas fesë bëjnë. Në një farë niveli, megjithatë, do të argumentoja se secili prej nesh çmon diçka, i beson diçkaje dhe adhuron diçka.
Për njerëzit fetarë ajo ka rastisur të jetë Zoti. Në mos hyjnia, zgjidhni: Pushteti? Paratë? Shkenca? Arsyeja? Ushqimi? Sportet? Vetë seksi?
Secila prej këtyre gjërave do të çojë në një mënyrë të veçantë ekzistence dhe një lloj jete. Pavarësisht detajeve, krahasuar me llojin e jetës bujare dhe të bollshme që të gjitha komunitetet fetare dhe shpirtërore aspirojnë, masat e njerëzimit po nxiten në një lloj jete të ngushtë, narcistike, vetjake mes rrugëve të tjera të socializmit.
Për konservativët fetarë, kjo është katastrofa më e madhe – ngulitja kolektive në zemrat dhe jetët njerëzore nga shfaqja e një ‘mbretërie’ të re në konkurrencë të drejtpërdrejtë me atë që parashikohet në traditën jude-kristiane. Këto ‘mbretëri’ konkurruese i ftojnë njerëzit të punojnë drejt botëve komplet ndryshe në aspektin social, politik dhe fetar – botë që në disa nivele janë të dyja të papajtueshme. Sipas një miku të krishterë progresiv, këto botë janë përfshirë në ‘një luftim deri në vdekje’.
Në fund të fundit, mendoj se ai ka të drejtë: ‘një mbretëri do fitojë në fund, shumë vite në të ardhmen. Por ndërkohë, luftimi nuk është e vetmja alternativë. Unë jam i bindur që ne kemi shumë për të mësuar dhe kuptuar së bashku dhe jam optimist rreth mundësive në këtë aspekt.
Për shembull, pas kalimit të kohës duke dëgjuar miqtë progresivë, unë ndjeva më shumë solidaritet dhe interes për ndryshimin klimatik. Nuk e kam ndryshuar rëndësinë time madhore për botën, por duke parë shqetësimin e tyre të thellë, kalova në veprim. Mbi të gjitha, nëse i kam miq a nuk duhet të shqetësohem për frikën e tyre?
Mundet ky lloj motivimi të bëjë që më shumë konservativë të mbështesin përpjekjet shtesë për t’u kujdesur për planetin, pa i kërkuar atyre të kontrollojnë botëkuptimin e tyre në fillim?
Ky lloj solidariteti duket të jetë me pakicë këto ditë. Siç shkroi edhe një komentues online në vendimin e Gjykatës Supreme:
“Nëse konservatorët do të ishin vërtetë të interesuar për ndikimin që kanë gjërat në jetët e burrave dhe grave, ata mund të ishin më të gatshëm të punonin drjet kujdesit shëndetësor universal, pakësimin e pabarazisë së të ardhurave, bërjen të përballueshme të arsimit dhe të siguroheshin që vendet e punës me paga të përballueshme të krijoheshin në këtë vend dhe jo jashtë… Sigurisht [këta konservativë] nuk janë të shqetësuar për lumturinë tonë”.
Çfarë ndodh nëse unë ndaloj së vëni në pyetje zemrat dhe motivet e kundërshtarëve tanë politikë thjesht ngaqë veprimet e tyre nuk janë konform përparësive tona? Çfarë ndodh nëse unë ndaloj përpjekjen për të ngulitur një botëkuptim tjetër te secili dhe në vend të kësaj të gjej vende ku pasionet dhe frika jonë përputhen?
Pavarësisht disa ndryshimeve, ka disa gjëra të fuqishme mbi të cilat ne mund të biem dakord. Dhe disa nga këto kuptime të përputhura mund të bëjnë vend për një pranim më bujar të pozicionit të fesë në progresin social.
Për shembull, a nuk duan shumica e njerëzve që marrëdhëniet familjare të zgjasin? A nuk ka shumë njerëz të të gjitha prejardhjeve që luftojnë për të krijuar dhe ruajtur këto marrëdhënie?
Ndërsa shpjegimet e krisjeve të familjeve janë të shumta, grupe të ndryshme mund të bien dakord se nuk është e lehtë të jesh një partner ose prind besnik në këtë botë. Ka gjithashtu një pranim të përgjithshëm që fëmijët janë shpesh viktimat primare.
Në fakt, në mungesë të pranisë prindërore, spektakli multimedial i përhershëm 24 orë në ditë ka kënaqësinë të ndërhyjë, duke i ofruar fëmijëve llojet e veta të mësimit, që terapistja Mary Pipher një herë e quajti një lloj ‘kolonializmi të korporatave’
Në këtë kuptim, veçanërisht për familjet që po përpiqen të kundërbalancojnë këtë socializim media të pamëshirshëm, një komunitet fetar që ofron strukturë, mbështetje dhe pasuri mësimi mund të jetë një dhuratë nga Zoti. Kjo, të paktën, ka qenë eksperienca ime.
Gjatësia dhe cilësia e jetës mund të ofrojë të tjera pika të konvergjencës. Në 2008, një studim 25-vjeçar epidemiologjik i UCLA zbuloi se anëtarë aktivë të besimit tim fetar kishin shkallën më të vogël të vdekjes dhe gjatësinë më të madhe të jetës ‘të dokumentuar ndonjëherë në një njësi legjioni amerikane’ – 86 vjeçe për gratë dhe 84 për burrat (6-10 vjet më shumë sesa mesatarja amerikane). Një tjetër studim ka zbuluar një lidhje të ngjashme midis shëndetit, jetëgjatësisë dhe pjesëmarrjes në shërbimet kishtare.
Përpara hedhjes poshtë të këtyre lidhjeve si lojëra statistike apo histori të trilluara të pushtetit dhe klasës, vëreni se analiza e UCLA përqendrohej në katër forma të stilit të jetesës te Mormonizmi: adhurimi i përjavshëm, martesa, shmangia e duhanit dhe zgjatja e edukimit. Autorët gjithashtu theksuan se ‘sa më strikt dhe konstant t’i ishin Mormonët elementëve të stilit të tyre të jetesës, aq më gjatë jetonin”.
Nëse zbulohej një drogë që rriste jetëgjatësinë nga 6-1- vjet, sa njerëz do ta merrnin?
Mos u shqetësoni. Ne nuk e kemi këtë si një tjetër justifikim për t’ju trokitur në derë. Shumica e konservativëve fetarë që unë njoh nuk janë të interesuar në dominimin e qeverisë apo
E dini se çfarë duam vërtetë? Të jemi të mirëpritur si pjesë e një bisede në vazhdim të natyrës së ‘shoqërisë së mirë’ dhe – mënyrës si të mbërrijmë atje.
Mos na përjashtoni, apo mos prezumoni se ne do të ‘ndriçohemi’ me kalimin e kohës prej bindjeve tona.
Në vend të kësaj, le të flasim. Është e vërtetë që ndryshimet tona më të thella mund të mos zhduken me më shumë dialog. Por ndoshta gjëra të tjera do të zhduken: frika, përçmimi, zemërimi?
Në vend të tyre, ne mund të fillojmë të shijojmë bisedimin me kundërshtarët tanë politikë dhe të vazhdojmë zbulimin e zonave të përbashkëta mes ‘mbretërive’ respektove që ne i quajmë shtëpi.
Marrë me autorizim nga opendemocracy.net