AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Faqja e pare

FMN miraton dy këste të kredisë për Shqipërinë

BIRNngaBIRN
11 years më parë
në Faqja e pare, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Ilahi, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, gjatë një konference të përbashkët shtypi, nëntorin e kaluar. Foto: LSA

Ministria e Financave njoftoi se bordi i drejtorëve dha miratimin për 53 milionë euro më 20 shkurt. Kredia pati mbetur pezull shtatorin e kaluar.

Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Ilahi, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, gjatë një konference të përbashkët shtypi, nëntorin e kaluar. Foto: LSA
Shefi i misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Ilahi, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, guvernatorja në detyrë e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, gjatë një konference të përbashkët shtypi, nëntorin e kaluar. Foto: LSA

Ministria e Financave e Shqipërisë njoftoi të dielën se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë miratimin final për Rishikimin e Dytë dhe të Tretë të marrëveshjes me Shqipërinë duke i hapur rrugën disbursimit të dy kësteve të kredisë me vlerë të përgjithshme prej 53 milionë eurosh.

“Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi në datën 20 Shkurt 2015 rishikimin e dytë dhe të tretë të marrëveshjes të nënshkruar me FMN vitin e kaluar,” njoftoi Ministria e Financave.

Shqipëria nënshkroi një marrëveshje ndihme me FMN-në në dhjetor 2013, në bazë të së cilës, premtoi se do të ndërmarrë reforma për reduktimin e borxhit publik në këmbim të mbështetjes me kredi nga FMN dhe Banka Botërore. Marrëveshja me FMN parashikon një kredi të përgjithshme prej afro 330 milionë eurosh të ndarë në nëntë këste për tre vjet.

Pas lëvrimit të këstit të dytë të kredisë në qershor 2014, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe FMN-së u tensionuan si pasojë e ngurrimit të qeverisë shqiptare për të ndërmarrë politika të mëtejshme shtrënguese. Një mision i fondit në shtator 2014 u largua pa marrëveshje. Për rrjedhojë, qeveria shqiptare u detyrua të ndryshojë buxhetin dhe të zëvendësojë kredinë e pritshme nga FMN me borxh të brendshëm.

Në nëntor, misioni i FMN njoftoi se kishte rënë dakord me Shqipërinë në nivel stafi ndërsa bordi i FMN-së pritej të jepte miratimin final në fund të janarit.

Para arritjes së marrëveshjes, qeveria shqiptare miratoi një paketë fiskale që përfshinte rritjen e barrës fiskale mbi ekonominë shqiptare me rreth 112 milionë euro për vitin 2015 në krahasim me vitin 2014. Rritja e barrës fiskale u realizua përmes rritjes së taksës së qarkullimit mbi karburantet nga 17, në 27 lekë për litër, rritjen e akcizës së cigareve nga 90 në 110 lekë për paketë dhe rritjen e tatimit mbi të ardhurat personale nga 10 në 15 për qind.

Ndërkohë, qeveria miratoi ndryshime në ligjin për pensionet duke i hapur rrugën rritjes graduale të moshës së daljes në pension ndërkohë që Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmime më të larta për energjinë elektrike të disa kategorive.

Qeveria ka parashikuar rritjen e të ardhurave buxhetore për vitin 2015 në 414 miliardë lekë (2.96 miliardë euro), me rritje prej 47.7 miliardë lekësh në krahasim me vitin 2014. Sipas marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar, borxhi publik i Shqipërisë pritet të arrijë kulmin këtë vit dhe të shënojë rënie të shpejtë në tri vitet në vazhdim.

Etiketa: AhmetajArben AhmetajBorxhiBorxhi publikEuroFinalFMNKarburantetkonferencekredikrediaMarrëveshjamarrëveshjeMinistria e FinancaveParapensionetQeveriaQeveria shqiptareReformaSHshqipShqipëriashqiptareshtator
Tjetri
Kriza politike në Kosovë lë pa rroga ambasadat

A është afër liria për Kosovën?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.