Në shkurt të këtij viti, artisti i famshëm dhe enigmatik Banksy nga Britania e Madhe, hyri në Rripin e Gazës në mënyrë të fshehtë përmes një tuneli nën kufirin me Egjiptin, tunel që zakonisht përdoret për kontrabandë mallrash. Rrugëtimi i Banksy në Rripin e Gazës la pas katër grafitë të mrekullueshëm.
Një grua palestineze po punon bashkë me fëmijët e saj pranë një muraleje që paraqet një kotele të gjallë, e cila prezumohet se është pikturuar nga artisti britanik i rrugës Banksy. Piktura gjendet në një mur të një shtëpie të shkatërruar në luftën mes Izraelit dhe Hamasit verën e kaluar në Beit Hanoun në veri të Rripit të Gazës më 27 shkurt 2015. (AP Photo/Adel Hana)
Foto e marrë nga gazetarja e Travel Channel Mariana Van Zeller, majtas, dhe prezantuesi Michael Voltaggio, i emisionit “Breaking Borders,” ku të dy kanë pozuar para një vepre arti që paraqet një pëllumb të pajisur me jelek antiplumb. Vepra është krijuar nga artisti i grafiteve Bansky në Betlehem, Palestinë. (AP Photo/Travel Channel)
Fëmijë palestinezë po ecin pranë një muraleje ku paraqiten fëmijë duke përdorur një kullë vrojtimi të ushtrisë së Izraelit si një karusel. Grafiti besohet se është pikturuar nga artisti britanik i rrugës Bansky në rrugën kryesore në Beit Lahija në veri të Rripit të Gazës. Një film i shkurtër i publikuar në faqen e tij të internetit, artisti duket se ka hyrë në Gaza përmes një tuneli nëntokësor nga Egjipti. (AP Photo/Adel Hana)
Një derë metali me një grafit që paraqet një perëndeshë greke dhe që presupozohet se qe pikturuar nga artisti britanik i rrugës Banksy.
Një derë metali me një grafit që paraqet një perëndeshë greke dhe që presupozohet se qe pikturuar nga artisti britanik i rrugës Banksy, gjendej si objekti i vetëm i mbetur në këmbë nga një ndërtesë e rrëzuar nga lufta e verës së kaluar mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza. Piktura gjendej pranë murit të shtëpisë në Khan Junis në jug të Rripit të Gazës më 21 mars 2015. Veprat e artit të artistit britanik zakonisht shiten për qindramijëra dollarë, por një piktor i Gazës arriti ta blejë këtë vepër për më pak se 200 dollarë. Artisti Bansky besohet se ka hyrë fshehurazi në Gaza në shkurt dhe ka lënë pas katër murale, përfshirë edhe derën. Piktura e Perëndeshës Niobe, e titulluar “Dëmtim Bombe” qe pikturar në derën e shtëpisë së famljes Dardouna. (AP Photo/Adel Hana)