AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Investigime

Gardianë dhe shkelës të ligjit: gjyqtarët i shpëtojnë drejtësisë në KLD

Flamur VezajngaFlamur Vezaj
11 years më parë
në Artikull kryesor Investigime, Faqja e pare, Investigime, Në Fokus
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti Bujar Nishani, gjatë një aktiviteti | Foto nga : LSA/Gent Shkullaku

Gjyqtarët e kapur në shkelje të ligjit amnistohen nga kolegët e tyre në KLD apo gjykata, duke e mbajtur sistemin brenda rrethit vicioz të pandëshkueshmërisë dhe besimit të ulët të publikut.

Presidenti Bujar Nihsani, njëkohësisht kryetar i KLD-së | Foto nga : LSA/Gent Shkullaku
Presidenti Bujar Nihsani, njëkohësisht kryetar i KLD-së | Foto nga : LSA/Gent Shkullaku

Një gjyqtar i Gjykatës së Shkodrës, i diagnostikuar me sklerozë u vendos në një pozicion të vështirë përballë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi tre qytetarë u ankuan se ai kishte dhënë vendime të paligjshme.

Inspektimi i nisur kundër gjyqtarit Albano Çepele zbuloi se ai kishte shkelur dy nene të Kushtetutës, Kodin e Procedurës Penale dhe atë të Procedurës Civile në 34 çështje gjyqësore të zvarritura apo të zbardhura tej afateve ligjore prej tij.

“Kam pasur humbje të rëndë të ekuilibrit dhe shikimit në atë periudhë. Kam qenë duke u trajtuar në spitalin Neurologjik,” u mbrojt gjyqtari Çepele në KLD.

Më 15 prill 2014, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë masën e shkarkimit nga detyra të gjyqtarit Albano Çepele, me argumentin se “kishte diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit”.

Gjyqtari Çepele vuante prej vitesh nga sëmundja e pashërueshme, e megjithatë ai shqyrtonte deri në 590 çështje gjyqësore në vit. Në procesverbalin e mbledhjes së KLD-së së 15 prillit 2014, gjyqtari u quajt “një minë me sahat për sistemin”.

Anëtarët e Këshillit vendosën si rrallëherë të miratonin kërkesën e ministrit për të shkarkuar kolegun e tyre të Shkodrës.

Megjithatë, të tjerë kolegë të Çepeles në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë e quajtën të paligjshëm vendimin e KLD-së dhe rrëzuan shkarkimin e tij.

Vendimi i Gjykatës së Lartë zhbën të vetmin shkarkim të një gjyqtari, që Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte realizuar me iniciativën e vet përgjatë viteve 2014-2015. Në të njëjtën periudhë, ministri Naço i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të ndëshkojë me shkarkim ose me masa më të buta 26 gjyqtarë të vendit.

Megjithatë, kërkesat e tij janë rrëzuar masivisht nga gjyqtarët në KLD.

Ministri i Drejtësisë është njëri prej 15 anëtarëve të KLD-së, ku nëntë zgjidhen nga komuniteti i gjyqtarëve, tre nga Parlamenti dhe tre të tjerë e marrin këtë rol ex-officio për shkak të pozicionit të tyre.

Megjithatë, ligji shqiptar i jep vetëm atij të drejtën që të vërë në lëvizje Këshillin për të proceduar gjyqtarët e kapur me shkelje. Në një intervistë për BIRN-in, ministri Naço pranoi se ka pak fuqi për ndryshimin e vendimarrjes në KLD.

“KLD ka vepruar si një koorporatë në mbrojtje të gjyqtarëve,” tha Naço një vit e gjysmë pas marrjes së detyrës.

“Ata janë të gatshëm të bëjnë çdo propozim tjetër përveç shkarkimit nga detyra, duke menduar se nëse e marrin sot këtë vendim, ndoshta do t’u vijë atyre radha nesër,” shtoi ai.

Politika “tolerante” ndaj gjyqtarëve e ka bërë bilancin e KLD-së të vakët dhe të pamjaftueshëm për të përmirësuar sistemin gjyqësor në Shqipëri, që perceptohet gjerësisht si ndër më të korruptuarit në vend.

BIRN ka siguruar procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilat zbulojnë mënyrat se si amnistohen gjyqtarët e kapur me shkelje nga qeveria e gjyqësorit. Të njëjtat dokumente tregojnë gjithashtu pozicionin e lëkundshëm të ministrit të Drejtësisë, për thuajse gjysmën e procedimeve të dorëzuara në KLD.

Sipas informacionit të siguruar nga KLD, ministri i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e shtatë gjyqtarëve përgjatë një viti. Anëtarët e Këshillit kanë votuar pro vetëm për shkarkimin e Çepeles dhe Shtjefën Lleshit, një gjyqtar i arrestuar në fund të vitit 2013 për korrupsion.

Për 13 gjyqtarë të inspektuar, KLD ka dhënë masat e vërejtjes apo transferimit në një gjykatë më të ulët. 15 gjyqtarë të tjerë kanë dalë të larë nga procedimet disiplinore, edhe pse inspektimet u kishin gjetur shkelje gjatë ushtrimit të detyrës.

Dokumentet tregojnë se 10 nga këta gjyqtarë kanë shpëtuar falë votave kundër propozimit të ministrit dhe heshtjes së tij për të kërkuar masa më të buta. Ndërsa pesë inspektime të tjera kanë “humbur” pa e gjetur rrugën drejt KLD-së, duke djegur kështu afatin 1 vjeçar të përcaktuar për procedimin e një gjyqtari.

Gjyqtarë dhe shkelës të ligjit

Procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të analizuara nga BIRN tregojnë se shkeljet më të shpeshta mes gjyqtarëve janë dorëzimi me vonesë i vendimeve të zbardhura, zvarritja e proceseve deri tre vjet apo shkelje të vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë.

Nën inspektim kanë qenë gjithashtu gjyqtarë që kanë shmangur përdorimin e sistemit audio gjatë seancave gjyqësore apo ata që nuk kanë mundur të justifikojnë pasurinë përballë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit të Pasurive.

Njëri prej gjyqtarëve të proceduar mbante rekordin për arsyetimin telegrafik të vendimit. “Rrezikshmëria e të pandehurit është e konsiderueshme. Faji është i madh,” argumentonte gjyqtari, në një faqe e gjysmë vendim.

Shkeljet e mësipërme konsiderohen nga ligji si akte të rënda dhe shumë të rënda, por anëtarët e KLD-së i kanë justifikuar ato me ngarkesën e madhe të gjyqtarëve apo padijeninë “e pafajshme” të tyre.

Ish-nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa bie përgjysmë dakord me ministrin e Drejtësisë, lidhur me një marrëveshje të heshtur mes gjyqtarëve për të mbrojtur njëri-tjetrin. Megjithatë, ai ia faturon përgjegjësinë cilësisë së inspektimeve apo kontrolleve që ushtrohen ndaj gjyqtarëve.

“Praktika ime personale më ka mësuar se përballë një kontrolli apo procedimi të mirëstrukturuar apo mirëargumentuar juridikisht, asnjë gjyqtar shkeles i ligjit nuk mund të mbrohet, sado “miq” të ketë në KLD,” i tha ai BIRN-it.

Mbledhjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë kthehen në arenë debati, në rastet kur ministri popozon shkarkimin e një gjyqtari dhe rrëzohet nga gjyqtarët në shumicë. Megjithatë, në mbledhjen e 4 shkurtit 2015, ishte ministri ai që duhej të jepte llogari për “zhdukjen” e pesë procedimeve.

Procesverbali i mbledhjes tregon se ka qenë Presidenti Nishani ai që ka shprehur shqetësimin për djegien e afatit të procedimit për 5 gjyqtarë. “Zoti ministër, kam edhe unë një shqetësim. Janë depozituar praktikat disiplinore për disa gjyqtarë dhe ka kaluar afati 1 vjeçar,” pyeste Nishani.

Vetë ministri ka shpjeguar se inspektimet nuk i janë dorëzuar zyrtarisht kur kishte marrë detyrën, dhe se ai mbante mend vetëm një gjyqtare.

“Nuk më kujtohen të gjitha. Shqetësimi juaj është më vend dhe do ta respektoj atë duke informuar zyrtarisht KLD-në,” përgjigjej Naço.

Ministri kujton në intervistën për BIRN se shtatë inspektimet për 5 gjyqtarëve nuk i janë dorëzuar zyrtarisht nga paraardhësi, në shtator 2013 kur ai mori detyrën. Naço shton se pas një hetimi administrativ, ka bërë edhe një kallëzim penal në Prokurori për këtë çështje.

“Për të pesta rastet është bërë kallzim në prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, për gjetjen e autorëve të humbjes së këtyre materialeve, gjë që ndikoi dhe në nxjerrjen e tyre jashtë afatit,” përgjigjet Naço.

Gjyqtarët konsiderohen të paprekshëm në Shqipëri, ndërsa sistemi i drejtësisë noton prej vitesh në stanjacionin e besimit të ulët dhe imazhit të keq tek publiku. Për këtë gjendje, gjyqtarët dhe politika tregtojnë fajin tek njëri-tjetri.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i tha BIRN-it se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka fytyrën e gjyqësorit dhe jo të vullnetit të qeverisë.

“Në çdo rast, shumicën e kanë gjyqtarët,” thotë ai. “Ata dhe të tjerë që u janë bashkuar këtyre gjyqtarëve nuk duan që gjendja të ndryshojë, duke mbetur të vetëkënaqur në ishullin e tyre,” shton ai.

Të të kundërt, ish-nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa e sheh ministrin si pjesë të problemit.

“Përqendrimi ekskluziv vetëm në dorën e ministrit i kompetencës për masë disiplinore nuk ndihmon,” thotë Çefa për BIRN.

“Nga praktika personale mund të them që në shumë raste, procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve janë dështuar nga vetë ministri i Drejtësisë, duke shfrytëzuar pushtetin ekskluziv që i jep ligji,” shton ai.

Përplasjet mes ministrit të Drejtësisë dhe korpusit të gjyqtarëve në KLD nuk përbëjnë lajm të ri në historinë prej dy dekadash të tranzicionit shqiptar. Kjo situatë ndihmon në mostrazimin e ujërave dhe lënien e sistemit në të njëjtën situatë pandëshkueshmërie.

Gjyqtarët nën hetim

Gjatë vitit 2014, tetë gjyqtarë janë bërë objekt i procedimeve penale nga Prokuroria, proces ky që ka ecur paralelisht me 26 procedimet disiplinore në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Por edhe në këtë drejtim, rezultatet janë të zbehta. Dy gjyqtarë u dënuan nga gjykata për veprën penale të korrupsionit, ndërsa proceset e tyre vazhdojnë në shkallët e tjera të gjyqësorit.

Gjyqtari i Pukës, Shtjefën Lleshi u dënua me 3 vjet burg, ndërsa kolegu i tij i Pogradecit, Dhimitër Pojanaku me 3.5 vjet. Ndërsa hetimet e nisura për fshehje pasurie ndaj gjashtë gjyqtarëve të tjerë nuk janë mbyllur ende.

Prokuroria e Përgjithshme i tha BIRN-it se ka nën hetim gjyqtarin e Apelit, njëherazi anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni, dy bashkëshortët Ken Dhima dhe Herieta Çela, gjyqtarin e Kavajës, Osman Alia, Ardian Kalinë dhe Qani Hasën.

Ministri i Drejtësisë ka kërkuar që KLD të shkarkojë një pjesë të mirë të tyre, por është rrëzuar vazhdimisht me shumicë votash.

Përgjatë vitit 2014, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive i ka kallëzuar gjashtë gjyqtarët në prokurori për fshehje pasurie që variojnë nga mijëra në dy milionë euro.

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço pohon se gjyqtarët me miliona lekë pasuri po analizohen me kujdes nga ana e ministrisë. Por edhe në këto raste, KLD ka rrëzuar kërkesat e tij për ndëshkim.

“Të ardhurat që gjyqtarët pretendojnë se i kanë siguruar nga botimi i librave apo mësimdhënia do t’i kishin zili edhe personalitetet më të larta të letrave shqipe si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli,” thotë Naço.

Korrupsioni në sistemin e drejtësisë është një fakt i hidhur, i pranuar edhe nga vetë gjyqtarët shqiptarë. Sipas një sondazhi të vitit 2012, i mbështetur nga Ambasada Britanike, një në tre gjyqtarë pranoi se kishte marrë rryshfet të paktën 1 herë gjatë karrierës së tij.

Qeveria e majtë e Edi Ramës i ka varur shpresat tek hetimi pasuror i gjyqtarëve, për të pastruar sistemin dhe përmirësuar imazhin e tij. Reformimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është një tjetër premtim, që po vonon të bëhet realitet.

Mazhoranca ka propozuar disa formula për KLD-në, por ende nuk ka një konsensus mbi variantin më efikas të funksionimit të Këshillit.

Ish-nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa i tha BIRN-it se ka tanimë disa propozime të ndërkombëtarëve për të ndryshuar situatën në KLD.

“Ekzistenca e dy inspektoriateve paralele që kontrollojnë gjyqtarët nuk ndihmojnë në procesin e procedimeve,” tha Çefa.

“Është sugjeruar gjithashtu që kompetenca për të kërkuar fillimin e procedimit të liberalizohet; përveç ministrit, këtë të drejtë duhet ta kenë edhe nënkryetari i KLD-së apo kryetarët e gjykatave,” përfundoi ai.

Ky artikull u prodhua si pjesë e iniciativës “Fuqizimi i Bashkëpunimit mes Shoqërisë Civile dhe Gazetarëve Investigativë,” me mbështetjen e National Endowment for Democracy.

Etiketa: Albano ÇepeleBIRNBurgElvis ÇefaEurogazetarGjin GjoniGjykataGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtarehasHetimHetimethetimi pasurorKen DhimaKompetencaKontrolliKorrupsionKorrupsionikryetarmarrëveshjeMASMasambrojtjeProcedimiProkuroriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePukëQeveriarryshfetShkarkimshqipShqipërishtatorVendimVendimi
Tjetri
Djegia e flamurit nga Shesheli rrit tensionet Kroaci-Serbi

Djegia e flamurit nga Shesheli rrit tensionet Kroaci-Serbi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.