AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Djegia e flamurit nga Shesheli rrit tensionet Kroaci-Serbi

Sven MilekicngaSven Milekic
11 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shesheli djeg flamurin kroat në Beograd. Foto: Beta.

Pasi dogji publikisht flamurin kroat, i pandehuri serb për krime lufte Vojisllav Sheshel e provokoi edhe më tej Zagrebin duke thënë se ai dëshironte të kthehej në Kroaci “ i armatosur, mbi një tank”.

Shesheli djeg flamurin kroat në Beograd. Foto: Beta.
Shesheli djeg flamurin kroat në Beograd. Foto: Beta.

Lideri i Partisë Radikale Serbe Sheshel ditën e enjte vazhdoi retgorikën e tij nacionaliste, e cila ai tha se synonte të provokonte Kroacinë, një ditë pasi Zagrebi tërhoqi ambasadorin e tij nga Beogradi në shenjë proteste ndaj incidentit të djegies së flamurit.

“Një ditë do të shkoj në Kroaci, i armatosur, mbi një tank, për të çliruar Republikën e Krajinës Serbe ( një shtet i vogël serb që ekzistoi për një kohë të shkurtër gjatë luftës së viteve 1990),” tha Shesheli në një intervistë me gazetën boshnjake “Dani”.

Ministria e jashtme e Kroacisë tha të mërkurën se “gjuha e urrejtjes, retorika e luftës dhe simbolet” e Sheshelit po dëmtonin marrëdhëniet në rajon, tërhoqi ambasadorin e saj për konsultime dhe atë që atë që ajo e quajti “një protestë të fortë” ndaj të ngarkuarit serb me punë në Zagreb.

Shesheli organizoi në Beograd një protestë ku dogji flamurin kroat, pasi gjykata e krimeve të luftës në Hagë revokoi lirimin e tij të përkohshëm për t’u kuruar nga kanceri dhe e urdhëroi atë të rikthehet në paraburgim në Hollandë para marrjes së vendimit për gjyqin e tij.

Lideri i Partisë Radikale Serbe ka deklaruar vazhdimisht megjithatë se ai nuk do të kthehet vullnetarisht dhe ka sfiduar autoritetet e Beogradit ta kthejnë atë atje me forcë.

Ministri i brendshëm kroat Ranko Ostojic tha në një seancë qeveritare ditën e enjte se administrata serbe “duhet të respektojnë vendimet e Gjykatës së Hagës, njësoj siç ka bërë Kroacia”.

Zyra e prokurorit në Beograd ka nisur procedime penale kundër Sheshelit për djegien e flamurit – një lëvizje kjo që u mirëprit nga Zagrebi.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, një ish-anëtar i lartë i partisë së Sheshelit, është përpjekur ta shfaqë incidentin si një akt ekstremist pa përfaqësim parlamentar.

“Fotografitë e flamurit duke u djegur janë imazhe të këqija nga Beogradi dhe ne mundet të themi vetëm se kjo gjë s’ka lidhje me shtetin,” tha Vuçiç ditën e enjte.

Megjithatë edhe komentet e ministrit serb për mirëqenie sociale, Aleksandër Vulin, kanë zemëruar edhe Kroacinë.

Vulin ditën e mërkurë i bëri thirrje kryeministrit kroat Zoran Milanoviç të vijë në Serbi dhe të takojë “250,000 njerëzit e dëbuar gjatë Operacionit Stuhia” – një ofensive ushtarake nga forcat e Zagrebit në gusht të vitit 1995, e cila mori mbrapsht territorinserb në Kroaci, por shkaktoi eksod masiv të serbëve të Kroacisë.

“Ejani dhe shpjegojini serbëve që u dëbuan dhe vizitoni disa nga varret tanë,” tha Vulin.

Vulin po reagonte ndaj deklaratës Milanoviçit se Shesheli “ishte një nga njerëzit më përgjegjës për luftën në ish-Jugosllavi dhe për agresionin kundër Kroacisë”.

Ministri i veteranëve të luftës në Kroaci Kroacisë Predrag Matic iu përgjigj me zemërim komentit të Vulinit, duke sugjeruar se ai duhet të kërkojë trajtim mjekësor, duke lënë të kuptohet se ai është i sëmurë mendërisht.

Vulin u përgjigj se “ndoshta ekziston ndonjë ilaç për mua, por ministri i veteranëve të luftës Matic nuk do ta kurojë dot kurrë ustashën që është brenda tij”, duke e identifikuar Maticin me regjimin nazist Luftës së Dytë Botërore aleat të Kroacisë.

Që prej lirimit të përkohshëm të Sheshelit për arsye shëndetësore në nëntor të vitit të kaluar, politikanë kroatë kanë bërë thirrje në mënyrë të vazhdueshme që ai të rikthehet në paraburgim.

Dhoma e apelit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë vendosi ditën e hënë se ai duhet të kthehet në paraburgim për shkak se ai kishte shkelur kushtet e lirimit të tij.

Që prej kthimit të tij në Beograd, ai ka udhëhequr protesta nacionaliste dhe ka bërë një sërë deklaratash të ashpra që kanë zemëruar viktimat e luftës.

Shesheli ka qenë në paraburgim që prej vitit 2003, kur u dorëzua në mënyrë vullnetare. Ai po gjykohet për krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Serbi.

Vendimi për çështjen e tij ishte programuar të merrej në tetor të vitit 20013, por u shty pasi një nga gjykatësit në gjyqin e tij u hoq nga çështja se dyshohej për njëanshmëri.

Gjykatësi i ri pritet të marrë kohë të paktën deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me detajet e çështjes, duke shkaktuar kështu edhe një tjetër vonesë në gjyqin maratonë.

Etiketa: AdministrataBeogradBosnjeGjuha e urrejtjesGjykataGjykatëGjykatësish-JugosllaviJugosllaviKrimekrime lufteKroaciKroaciaLufteMjekmjekënazistpaktParaparaburgimProcedimeProtestaprotesterajonSerbiSHShesheliVendimetVendimiZagreb
Tjetri
Gjykatësit maqedonas shqyrtojnë kërkesën për heqjen e ‘damkës’ me bojë për votuesit

Opozita maqedonase akuzon qeverinë se mashtroi me zgjedhjet në Kumanovë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.